Connect with Us

E denoncuar nga emisionet investigative/ Pasuria e të emëruarës së KLP, në krye të Apelit Korçë

Vetingu

E denoncuar nga emisionet investigative/ Pasuria e të emëruarës së KLP, në krye të Apelit Korçë

Publikuar

-

E denoncuar nga emisionet investigative/ Pasuria e të emëruarës së KLP, në krye të Apelit

Me 23 Nëntor 2020 Këshilli i Lartë i Prokurorisë emëroi për një afat tre mujor në krye të Prokurorisë Apelit, Korçë, prokuroren Ollga Visi.

Sipas afateve të KLP, Visi do të jetë në krye të Apelit, deri me 23.02.2021. Rreth një muaj pas këtij emërimi, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, njoftoi se ka nisur hetimet-Vetting për prokuroren Ollga Visi.

Kjo e fundit ka qenë disa herë objekt i emisioneve investigative, Fiks Fare dhe Stop. Në muajin Janar 2020, emisioni Stop, denoncoi veprimet e mjegullta të prokurores Ollga Visi, në lidhje me dosjen e vrasjet së një te riu në Gusht të viti 2016.

Sipas Stop-it, prokurorja nuk kishte marrë pamjet e kamerave të sigurisë për të zbardhur ngjarjen, veprime këto që i kanë bërë gazetarët e emisionit. Para se të kalojë tek KPK, prokurorja Visi , do të kalojë në “duart” e KLP, të cilët vështirë se do ti marrin për bazë gjetjet e emisionit investigativ, pasi kanë kundër gjetjeve të mediave me vendim.

Sa i përket pasurisë, prokurorja Ollga Visi, të ardhurat i ka nga paga dhe patundshmëritë nga trashëgimia. Të ardhura të përfituar nga trashëgimia ajo deklaron 736 265 65 lekë, ku i takon 50%., ½, arë, truall 520 m2, nga kjo 200 m2 truall dhe 110 m2, ndërtesa, ½, arë, 2000 m2, ½, arë, truall 2003 m2, nga këto 1935 m2 truall dhe 221 m2 ndërtesë dhe ½, arë, 1 530 m2.

Ndër vite ajo deklaron tre depozita bankare dhe investime ne bono thesari.

Për më tepër po sjellim pasurinë e deklaruar nga prokurorja Ollga Visi, sipas të dhënave të ILDKPKI-së.
Viti 2003
4 000 000 lekë.
3 000 dollarë
4 000 euro.

Viti 2004
Depozitë bankare të subjektit deklarues në shumat, 428 000 lekë, 4 146 000 lekë, 200 000 lekë, 8.19 dollarë dhe 20 000 euro.
Të ardhura të subjektit deklarues, si prokurore në Korçë, 1 032 893 lekë.
Dhuratë nga prindërit gjatë viteve dhe pagë, 4 146 000 lekë.

Viti 2005
Depozitë bankare të subjektit deklarues në shumat, 4 004 euro, 3 000 dollarë dhe 1 830 700 lekë.
Tërheqje nga depozita bankare, 3 000 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues, si prokurore në Korçë, 1 302 537 lekë.

Viti 2006
Depozitë bankare dhe interesa të subjektit deklarues në shumat, 49 378 lekë, 180 617 lekë dhe 998 dollarë.
Të ardhura të subjektit deklarues, si prokurore në Korçë, 1 299 884 lekë.

Viti 2007
Depozitë bankare dhe interesa të subjektit deklarues në shumat, 3 349 000 lekë, 200 000 lekë, 166 dollarë dhe 1 185 euro.
Të ardhura të subjektit deklarues, si prokurore në Korçë, 1 321 356 lekë.
Blerë autoveturë 3 000 euro.

Viti 2008
Depozitë bankare, derdhje dhe interesa të subjektit deklarues në shumat, 3 915 338 lekë, 220 000 lekë, 159 dollarë dhe 1 155 euro.
Të ardhura të subjektit deklarues, si prokurore në Korçë, 1 230 257 lekë.

Viti 2009
Depozitë bankare, derdhje dhe interesa të subjektit deklarues në shumat, 4 436 330 lekë, 39 dollarë dhe 12 91 euro.
Të ardhura të subjektit deklarues, si prokurore në Korçë, 1 506 221 lekë.

Viti 2010
Depozitë bankare, derdhje dhe interesa të subjektit deklarues në shumat, 2 190 000 lekë, 314 500 lekë, 45 dollarë dhe 822 euro.
Të ardhura të subjektit deklarues, si prokurore në Korçë, 1 322 373 lekë.

LEXO EDHE:  Karantinë dy javore për emigrantët/ Kryemadhi zbulon “qëllimin” e Ramës

Viti 2011
Depozitë bankare, derdhje dhe interesa të subjektit deklarues në shumat, 1 050 000 lekë, 35 565 lekë, 46 dollarë dhe 818 euro.
Të ardhura të subjektit deklarues, si prokurore në Korçë, 1 363 239 lekë.

Viti 2012
Bono thesari me vlerë, 1 839 000 lekë.
Llogaria rrjedhëse e subjektit deklarues pakësuar me 2 050 000 lekë.
Depozitë bankare e subjektit deklarues me interesa, 6 771 lekë, 1 180 euro dhe 105 dollarë.
Gjendja për ankand e bonove të thesarit, 976 441 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues, si prokurore në Korçë, 1 437 928 lekë.
Qira për 5 muaj, 100 000 lekë.

Viti 2013
Bono thesari shtesë, me vlerë, 1 690 000 lekë.
Llogaria rrjedhëse e subjektit deklarues pakësuar me 250 000 lekë.
Depozitë bankare e subjektit deklarues me interesa, 29 927 lekë, 859 euro dhe 67 dollarë.
Gjendja për ankand e bonove të thesarit, 241 433 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues, si prokurore në Korçë, 1 456 458 lekë.
Qira për 12 muaj, 240 000 lekë.

Viti 2014
Bono thesari shtesë, me vlerë, 840 000 lekë.
Llogaria rrjedhëse e subjektit deklarues pakësuar me 550 000 lekë.
Depozitë bankare e subjektit deklarues me interesa, 1 903 12 lekë, 79 65 euro dhe 6,33 dollarë.
Gjendja për ankand e bonove të thesarit, 148 371 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues, si prokurore në Korçë, 1 630 827 lekë.
Qira për 7 muaj, 70 000 lekë.
Dieta, 2 500 lekë.

Viti 2015
Bono thesari me vlerë 15 210 000 lekë.
Llogaria rrjedhëse e subjektit deklarues pakësuar me 550 000 lekë.
Shtesë nga interesat e bonove të thesarit, 421 592 84 lekë.
Depozitë bankare e subjektit deklarues me interesa, 483 85 lekë, 113 05 lekë dhe 9.97 dollarë.
Gjendje në llogarinë e bonos së thesarit, 502 736 27 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues, si prokurore në Korçë, 1 668 716 lekë.
Dieta, 6 640 lekë.

Viti 2016
Bono thesari me vlerë 500 000 lekë.
Llogaria rrjedhëse e subjektit deklarues 193 895 87 lekë.
Depozitë bankare e subjektit deklarues me interesa, 72 52 lekë, 3.79 euro dhe 0.37 dollarë.
Të ardhura të subjektit deklarues, si prokurore në Korçë, 1 470 959 lekë.
Dieta, 5 000 lekë.

Viti 2017
Llogaria rrjedhëse e subjektit deklarues 359 978 17 lekë.
Depozitë bankare e subjektit deklarues me interesa, 118 83 lekë.
Gjendje llogarie e subjektit deklarues 8 000 0001 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues, si prokurore në Korçë, 1 539 145 lekë.
Dieta, 47 240 lekë.
Shpërblim për fatkeqësi, 30 000 lekë.

Viti 2018
Llogaria rrjedhëse e bonos së thesarit, 245 816 4 lekë.
Gjendje në llogarinë e depozitave bankare, 8 000 0001 lekë me shtesë 272 000 lekë dhe shtesa 2 500 000 lekë.
Të ardhura të përfituar nga trashëguar 736 265 65 lekë, ku i takon 50%.
Përfituar nga trashëgimia ½, arë, truall 520 m2, nga kjo 200 m2 truall dhe 110 m2, ndërtesa.
Përfituar nga trashëgimia ½, arë, 2000 m2.
Përfituar nga trashëgimia ½, arë, truall 2003 m2, nga këto 1935 m2 truall dhe 221 m2 ndërtesë.
Përfituar nga trashëgimia ½, arë, 1 530 m2.
Të ardhura të subjektit deklarues, si prokurore në Korçë, 1 566 321 lekë.
Dieta, 50 580 lekë.
Të ardhura nga biznesi i Pandi Visit, 1 330 717 lekë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vetingu

Kryegjyqtari me apartamente, garazhe dhe troje të pajustifikuara/ Mblidhen dëshmi të reja për Kastriot Selitën

Publikuar

-

Nga

Kreu i Gjykatës Administrative të Apelit, Kastriot Selita po përballet me shkallën e dytë të Vettingut.

Selita po përballet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit me ankimin e Komisionerit Publik, Florian Ballhysa si dhe me 12 denoncime të mbërritura pas përfundimit të procesit në shkallën e parë të Vetingut.

Kujtojmë se Selita, u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimitme 18 Qershor 2019.

Ishte ONM që rekomandoi tek Komisionieri Publik, kërkesën për shkarkimin e tij.

KPA mbledh dëshmi në institucione

Kolegji i Posaçëm i Apelimit i përbërë nga Albana Shtylla, kryesuese, Ina Rama relatore dhe Natasha Mulaj, Sokol Çomo, anëtarë,  në seancën e datës 28.04.2021, ka njoftuar palët se kanë mbledhur prova nga aktet e mbërritura nga Gjykata e Lartë, Gjykata Administrative e Apelit, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Durrës, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Vlorë, Agjencia Shtetërore e Kadastrës Zyra Tiranë si dhe nga banka Intesa San Paolo.

Gjatë paraqitjes së tij, gjyqtari Selita ka deklaruar se pretendimet e Komisionerit Publik sa i përket kriterit të pasurisë janë të pabazuara, po ashtu, sipas tij, edhe pretendimet lidhur me qënien në konflikt interesi gjatë ushtrimit të detyrës, në aspektin praktik nuk janë të vërteta dhe nuk paraqesin aspekt ligjor.

Gjithashtu, Selita ka paraqitur edhe një akt të ri, një vërtetim të lëshuar nga Gjykata Administrative e Apelit që kërkoi të pranohet si provë nga trupi gjykues.

Pasi u tërhoq për konsultim, bazuar në nenin 49, pika 1, germa c, e ligjit 84/2016, trupi gjykues vendosi të administrojë vërtetimin e Gjykatës Administrative të Apelit, i cili do t’i vihet në dispozicion edhe Komisionerit Publik.

KPA do t’i kërkojë dokumentacion shtesë Drejtorisë së Apelimit Tatimor dhe në pritje të mbërritjes së këtij dokumentacioni.

LEXO EDHE:  Intervista e plotë-Nga lista e zezë e SHBA, te zgjedhjet, reformat dhe media/ Mesazhet e forta të Yuri Kim

LEXO EDHE:  201 institucione publike regjistrohen si “Veprimtari të ndaluara”/ Kallëzohen 20 aktivitete në KQZ

Me kërkesë të trupit gjykues, gjatë  séancës së radhës që do të mbahet me datë 19 Maj 2021 , Selita do të mbajë qëndrimin e tij lidhur me shpenzimet e jetesës për vitet 1997-1999, ndërkohë që palët duhet të jenë të përgatitura edhe për të paraqitur konkluzionet përfundimtare.

Gjetjet e Komisionerit Publik

                                       Florian Ballhysa

Komisioneri Publik, Florjan Ballhysa ka kërkuar riçelje të hetimit për burimin e krijimit të disa pronave të zotëruara nga Selita dhe bashkëshortja e tij.

Bëhet fjalë për një apartament me sipërfaqe 124.9 m2 në rezidencën Ambasador 3, një apartament dhe garazh në të njëjtën adresë, një apartament 205 m2 dhe një sipërfaqe trualli në Lalëz të Durrësit si dhe për blerjen e një automjeti.

Ndërsa për shtëpinë e familjes së bashkëshortes, e shitur në vlerën e 220 mijë eurove, Ballhysa  ka kërkuar që të hetohen kostot e ndërtimit, ligjshmëria e burimeve si dhe metodologjia e përdorur nga KPK në analizën financiare.

Sa i përket aftësive profesionale, Ballhysa pretendon për konflikt interesi.

Kjo lidhet me një çështje të gjykuar nga Selita në cilësinë e relatorit, ndaj një kompanie, administratori i së cilës kishte blerë apartamentin e bashkëshortes së tij në vitin 2015 për 110 mijë euro.

Po, në një tjetër çështje, Selita kishte gjykuar një çështje me palë të tretë një kompani ndërtimi, ku një vit më pas kishte blerë një apartament dhe një garazh./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Pasuria “i pret kokën”/ Gjyqtari i Elbasanit jashtë sistemit të drejtësisë

Publikuar

-

Nga

Ditën e sotme Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pas seancave dëgjimore vendosi shkarkimin e gjyqtarit të Elbasanit, Ramazan Avdiu.

KPK ka gjetur probleme për katër huadhënie me interes nga ana e Avdiut si dhe mungesë burimesh financiare për krijimin e pasurisë.

Avdiu e ka konsideruar të pavërtetë raportin e KPK-së dhe e ka quajtur hetimin administrativ të KPK të përciptë dhe të nxituar. Fillimisht u ndal në përllogaritjen e shpenzimeve të Komisionit për periudhën 1994-2002. Avdiu ka këmbëngulur  se ishte e padrejtë që shpenzimet janë konsideruar në vlerën 66% të të ardhurave.

Gjatë seancës së shpalljes së vendimit të enjten, kryesuesi i trupës gjykuese, Olsi Komici deklaroi se, me shumicë votash, ishte rrëzuar kerkesa e gjyqtarit Avdiu për riçeljen e hetimit për të tri kriteret e rivlerësimit dhe se ishte vendosur shkarkimi i tij nga detyra.

Dy anëtarët e tjerë të trupit gjykues që kreu procesin e vetingut për gjyqtarin e Gjykatës së Elbasanit, Ramazan Avdiu janë Xhensila Pine dhe Valbona Sanxhaktari, kjo e fundit në cilësinë e relatores së çështjes.

LEXO EDHE:  Plas “sherri” mes Luana Vjollcës dhe Ermal Mamaqit

LEXO EDHE:  Prokurorët e lidhur me bandën e vjedhjes së votave aplikojnë për KLP

Ramazan Avdiu e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1995 dhe ka punuar fillimisht si gjyqtar dhe më pas kryetar në Gjykatën e Gramshit. Prej vitit 2008, Avdiu e ushtron funksionin në Gjykatën e shkallës së parë në Elbasan./CNA.al

Biznesi i drejtësisë/ Hije dyshimi mbi pasurinë e gjyqtarit të Elbasanit

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Vettingu/ KPK merr vendimin për prokurorin e Tiranës

Publikuar

-

Nga

Komisioni i Pavarur i Kulaifikimit, ka konfirmuar në detyrë prokurorin e Rrethit Gjyqësor Tiranë, Albert Murçaj.

Gjatë seancës dëgjimore të mërkurën, nuk u evidentuan probleme domethënëse në asnjë prej kritereve të rivlerësimit.

Relatorja Çiftja sqaroi se nuk janë gjetur pobleme në deklarimin e dy depozitave me vlerë 600 mijë lekë dhe 300 mijë lekë, për krijimin të cilave ka deklaruar si burime të ardhurat nga pagat, dietat dhe shpërblimet nga puna si prokuror. Komisioni konstaton se prokurori Murçaj kishte pasur burime edhe për krijimin e gjendjes cash. Por është konstatuar mospërputhje midis vlerës së pasqyruar në deklaratën veting në shumën 750 mijë lekë dhe cash-it në fund të vitit 2016 në vlerën 1 milion e 230 mijë lekë.

Prokurori Murçaj deklaroi se mospërputhja e gjendjes cash kishte ardhur si pasojë e një lapsusi nga ana e tij. Ai shtoi se është evidentuar shtesa, por nuk është shënuar tek gjendja cash. Komisioni nuk ka gjetur probleme edhe për shtëpinë e prindërve në Shkodër që përdoret nga subjekti i rivlerësimit.

LEXO EDHE:  LSI kundër anëtarëve të KLGJ dhe KLP/ “Nëse Prokuroria është aftë të hetojë Genc Gjonçaj”

LEXO EDHE:  Plas “sherri” mes Luana Vjollcës dhe Ermal Mamaqit

Nga analiza financiare ka rezultuar se prokurori Murcaj rezultonte me balancë pozitive në të gjithë vitet.
Prokurori Murçaj mori vlerësim pozitiv për pastërtinë e figurës. Për profesionalizmin u konstatua se hetimi i një çështje e vitit 2012 kishte zgjatur tej afatit të përcaktuar; në një hetim tjetër kishte rezultuar se nuk ishin pyetur personat e kërcënuar dhe në një rast mungonte vendimi për zgjatje të hetimit. Komisioni nuk ka gjetur pobleme në katër denoncimet e depozituara nga publiku./CNA.al

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: