Connect with Us

Bilanci në Kosovë/ Gjashtë viktima dhe mbi 300 raste të reja me Covid-19

Kosova & Rajoni

Bilanci në Kosovë/ Gjashtë viktima dhe mbi 300 raste të reja me Covid-19

Publikuar

-

Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar gjashtë viktima si pasojë e COVID-19 në Kosovë, duke e çuar në 1.405 numrin e tyre nga fillimi i pandemisë.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 6 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (85, 81, 75 vjeç), Lipjan 1 rast (83 vjeç), Malishevë 1 rast (71 vjeç), Suharekë 1 rast (71 vjeç)”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë që janë shënuar edhe 363 raste të reja me COVID-19.

LEXO EDHE:  Mbeten të larta shifrat e të infektuarve/ Shtatë persona humbën jetën në 24 orë

Që prej marsit të vitit 2020, e deri më 16 janar, Kosova ka regjistruar 55.498 raste me koronavirus, 48.990 prej të cilëve janë shëruar dhe 5.103 janë aktive./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Kosova regjistron 461 raste me koronavirus/ Ja sa kanë humbur jetën sot

Publikuar

-

Nga

Kosova regjistron 461 raste me koronavirus/ Ja sa kanë humbur jetën sot

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar të mërkurën 461 persona të infektuar me koronavirus, pas testimit të 3,138 mostrave.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar tri viktima me këtë virus.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Fushë-Kosovë 1 rast (80 vjeç), Gjakovë 1 rast (85 vjeç), Pejë 1 rast (83 vjeç”, është thënë në njoftim.

Sipas IKSHPK-së, nga sëmundja COVID-19, që shkakton koronavirusi, të mërkurën janë shëruar 319 persona, derisa raste aktive janë 6,968.

LEXO EDHE:  “Na preu në besë”/ Dhimitri: Dy socialistë do jenë “viktimat” e radhës të Ramës

LEXO EDHE:  Mbeten të larta shifrat e të infektuarve/ Shtatë persona humbën jetën në 24 orë

Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore në këtë shtet kanë regjistruar 67,469 persona të infektuar me këtë virus.

Prej tyre, 1,582 pacientë kanë vdekur./REL

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

E rëndë/ Shpërthen zjarri në kampin e refugjateve në Greqi, humb jetën 6-vjeçari

Publikuar

-

Nga

E rëndë/ Shpërthen zjarri në kampin e refugjateve në Greqi, humb jetën 6-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në kampin e refugjatëve Thiva në Greqi.

Një ndërtesë e një fabrike të vjetër është përfshirë nga flakët dhe për pasojë ka ndërruar jetë një djalë 6-vjeçar.

Sipas mediave greke, vogëlushi ishte me origjinë iraniane dhe anëtar i një familjeje me 7 persona.

Fëmijën e kanë nxjerrë pa ndjenja refugjatet para se të paktën 6 zjarrfikës dhe policia të mbërrinte në vendngjarje.

LEXO EDHE:  Shifra alarmante të koronavirusit në Elbasan/ 37 të infektuar mes të cilëve zyrtarë e mësues

LEXO EDHE:  Pfizeri aplikon për të marrë autorizimin për përdorimin urgjent të vaksinës COVID-19

Ngjarja tragjike po hetohet nga policia.

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Aksion në Ministri/ Arrestohet kreu i Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë

Publikuar

-

Nga

Policia e Kosovës është duke zhvilluar një aksion në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Sipas mediave kosovare, në këtë aksion është arrestuar kreu i Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, Agim Nuha. Nuha është emëruar në këtë pozicion në shkurt të vitit 2020.

Lajmin për bastisjen në MBPZHR e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani. Kelani ka thënë se informacione shtesë rreth këtij aksioni do të jepen pas përfundimit të operacionit./CNA.al

LEXO TE PLOTE