LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“As më rruhet fare!”/ Plas keq në emision mes Çanit dhe analistit

16 Janar 2021, 07:48, Politikë CNA
“As më rruhet fare!”/ Plas keq në emision mes Çanit

Debate të forta pati në studion e ?Zonë e Lirë?mbrëmjen e djeshme mes Arian Çanit dhe analistit Arjan Çuri,

Pyetja se kush janë gjobëvënësit e pronave në jug të vendit solli edhe reagime të ashpra nga Çuri i cili kërkoi të përmend emra, por Çani tha se në studion e tij mund të përmenden emra viktimash, por jo gjobëvënësish.

?Po pse ku jeton këtu? Mos të mbron njeri ty këtu, në këtë vend. Këtu ligjin e bëjnë ata. Këtu është mbushur me ujqër dhe me gjobëvënës, ti do përmendësh gjobëvënës. A je në terezi apo jo? Gjobëvënësit i përmendin disa të tjerë, në disa studio që shumë shpejt do ikin për lesh. Kujdes?, i tha Çani analistit Arjan Çuri.

Pjesë nga debati:

Artan Lame: Jo, jo, jo? Më thuaj emrat e gjobëvënësve?

Adriatik Lapaj: Po ti them more, ik e hetoi këto që them unë.

Arjan Curi: Drejtorin e Sarandës më e ka?

Arian Çani: Emra gjobëvënësish? Jo, jo?

Arjan Curi: Po hajde ikim, nëse nuk i do me emra pra.

Arian Çani: Je në terezi, pse ti mendon se do të ndryshoj unë Shqipërinë? As më rruhet fare?

Arjan Curi: Po hajde ikim pra.

Arian Çani: Unë të përmend gjobëvënës këtu?

Arjan Curi: Po pse jo?

Arian Çani: Ou? Përmendi ti diku tjetër, këtu jo njëherë, në këtë studio jo.

Arjan Curi: Po më i përmend unë..

Arian Çani: Jo nuk dua. Emra viktimash po, po emra gjobëvënësish jo. Më vjen keq Curi, ti je dhe djalë i zgjuar.

Arjan Curi: Po i ka vartës ky mo.

Arian Çani: Po pse ku jeton këtu? Mos të mbron njeri ty këtu, në këtë vend. Këtu ligjin e bëjnë ata. Këtu është mbushur me ujqër dhe me gjobëvënës, ti do përmendësh gjobëvënës. A je në terezi apo jo? Gjobëvënësit i përmendin disa të tjerë, në disa studio që shumë shpejt do ikin për lesh. Kujdes!/CNA.al

Lajmet e fundit nga