LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ambasada franceze i përgjigjet Ramës/ S’mund të akuzosh një vend mik

16 Janar 2021, 12:07, Politikë CNA
Ambasada franceze i përgjigjet Ramës/ S’mund të akuzosh

Ambasada Franceze në Shqipëri ka reaguar në lidhje me akuzat e kryeministrit Edi Rama ndaj Bashkimit Evropian në lidhje me çështjen e vaksinave.

Përmes një letre dërguar Ministrisë sonë të Jashtme, ambasada i është përgjigjur Ramës për pyetjen pse Franca duhet të mbajë vaksina stok, e nuk do i përdorë, në vend se ato t?i ndajë me vendet e tjera. Ambasada thotë se ky informacion nuk është i vërtetë, teksa i quan të papërshtatshme sulmet ndaj një vendi ?mik dhe aleat?.

Ndër të tjera ambasada i kujton Ramës se BE, është donatori më i madh në vend me 100 milion euro./CNA.al

Lajmet e fundit nga