Connect with Us

A shkakton vaksina mutacione gjenetike? Çfarë marrëzie!

Blog

A shkakton vaksina mutacione gjenetike? Çfarë marrëzie!

Publikuar

-

Asnjë ngjarje tjetër në historinë e kohëve të fundit, nuk e ka shtyrë përpara kërkimin shkencor dhe shfaqjen e teknologjive të reja, sa pandemia e Covid-19. Shpejtësia që e karakterizoi hulumtimin bazë që na lejoi të njohim tiparet strukturore, evolucionare dhe epidemiologjike të SARS-CoV-2, është e njëjta edhe për zhvillimin e strategjive parandaluese, para së gjithash për vaksinat, mbështetur gjithashtu nga vullneti i qeverisë për të ndihmuar me çdo mjet, gjë që reduktoi kohët e eksperimenteve.

Zhvillimi i vaksinave me bazë acidin nukleik (ARN), buron pikërisht nga kjo periudhë: një mënyrë inovative, më e shpejtë dhe më e qëndrueshme për të krijuar vaksina. Por, siç na mëson historia, lindja e një teknologjie të re shoqërohet shpesh me frikë.

Dhe sërish, duke shfrytëzuar një moment natyror të pasigurisë, mohuesit dhe teoricienët e konspiracioneve, të armatosur me asgjë tjetër përveç injorancës së tyre të madhe në fushën e shkencës, sfidojnë inteligjencën dhe njohuritë shkencore,duke deklaruar se strategjia e vaksinimit që synon zhdukjen e SARS-CoV-2 bazuar në “përdorimin e molekulave të vogla të ARN-së”, është i rrezikshëm pasi ato mund të modifikojnë gjenomin njerëzor.

Asgjë më të gabuar sesa kaq!

Pasi u ishte identifikuar rajoni i virusit që është i aftë të aktivizojë përgjigjen imune përmes formimit të antitrupave neutralizues, kërkimi për një vaksinë vazhdoi duke përdorur strategji të ndryshme. Deri më janë 166 vaksina kandidate në zhvillim paraklinik, dhe 57 në teste klinike, të zhvilluara duke ndjekur qasje të ndryshme.

Ato janë vaksina tradicionale me bazëvirale (virus i inaktivuar, virus i dobësuar, ose vaksinë e bazuar në grimca të ngjashme virale); vaksina që përdorin proteina të caktuara të shprehura nga virusi (ose proteina rekombinante); dhe për herë të parë, vaksina bazuar në përdorimin e acideve nukleike (ADN dhe mARN).

Edhe pse nuk është përdorur kurrë më parë, qasja e fundit nuk është e re në shkencë, pasi është diskutuar prej rreth 10 vitesh. Koncepti themelor është shumë i thjeshtë. Një molekulë

e vogël ARN (e quajtur ARN mesazhere, mRNA ), që përmban të dhënat për prodhimin e proteinës virale, përgjegjëse për ngjitjen e SARS-cov-2 në qelizën pritëse, futet tek një individ i vendosur në një “zarf” lipoproteinash (mikropjesëzat lipidike, LNP ), që veprojnë si transportues.

LEXO EDHE:  Basti i Putinit me vaksinën anti-Covid

Sapo të futet brenda qelizës, mARNlirohet dhe informacioni i saj, i përkthyer në aminoacide, do të formojë proteinën në formën gozhde që vesh nga jashtë koronavirusin. Proteina e prodhuar në këtë mënyrë do të dalë jashtë qelizës dhe do të njihet si e huaj nga qelizat e sistemit imunitar, që do të aktivizojnë prodhimin e antitrupave për t`a neutralizuar atë.

Këto antitrupa do të mbesin në kujtesën e sistemit imunitar, dhe do të mbrojnë njeriun nga çdo infeksion i ardhshëm.

Vaksinat e këtij lloji përfaqësojnë një hap të madh përpara në kërkimin farmaceutik: ato janë efektive, pasi janë të afta të nxisin një përgjigje të fortë dhe të sigurt imunitare. Sikundër karakterizohet nga mungesa e potencialit infektiv; është e lehtë dhe e shpejtë për tu prodhuar, përmes sintezës laboratorike, si dhe është e qëndrueshme.

Por, meqë molekula e ARN-së është e brishtë dhe e paqëndrueshme nga natyra e saj (dhe për të kryer sa më mirë funksionin e tyre qelizor), ato duhet të mbahen në temperatura shumë të ulëta (-20 deri -70 °gradë Celcius). Por ne jemi të sigurt që modifikimi i trashëgimisë gjenetike është një ngjarje e pamundur, madje absurde?

Ideja që vaksinat mund të krijojnë mutacione, ose të futen në gjenomin e njerëzve që do t’i nënshtrohen vaksinimit është plotësisht e pabazuar, pasi molekula e ARNi përpunohet në citoplazmë, dhe jo në bërthamën e qelizës (ku është e pranishme ADN-ja), dhe më pas degradohet, ndaj nuk ka asnjë rrezik të bashkëveprimit ose integrimit me gjenomën e qelizës pritëse. / Focus – Bota.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

A është e çuditshme mënyra perëndimore e rritjes së fëmijëve?

Publikuar

-

Nga

Nga Kelly Oakes “BBC”

“A është ai ende në dhomën e tij?”- është një pyetje që e bëjnë shpesh prindërit e rinj. Por të fjeturit jo me foshnjet tona është një zhvillim relativisht i kohëve të fundit, dhe jo një praktikë që shtrihet në të gjithë globin. Në kulturat e tjera është një normë që të ndash të njëjtën dhomë, dhe nganjëherë edhe të njëjtin shtrat me foshnjën tënde.

Por ky nuk është aspekti i vetëm i prindërimit të ri që perëndimorët e bëjnë ndryshe. Nga gjumi me orar deri tek transportimi i fëmijëve tanë në karroca, ato që ne mund të mendojmë si praktika standarde të prindërimit janë shpesh gjithçka por jo të tilla. Prindërit në SHBA dhe Britani këshillohen që foshnjat e tyre të flenë në të njëjtën dhomë me ta të paktën 6 muajt e parë. Por shumë e shohin këtë praktikë si një ndalesë të shkurtër në rrugën e tyre drejt një prindërimi të përkushtuar. Në shumicën e shoqërive të tjera në botë, foshnjat rrinë më gjatë me prindërit e tyre.

Një përmbledhje e vitit 2016 që shqyrtoi studimet mbi fëmijët që ndanin jo vetëm një dhomë, por një shtrat me një ose të dy prindërit e tyre, gjeti një përhapje të lartë në shumë vende aziatike. Për shembull mbi 70 për qind në Indi dhe Indonezi, dhe mbi 80 për qind në Sri Lanka dhe Vietnam.
Kërkimet mbi këtë aspekt në vendet afrikane janë të pakta, por aty ku ekziston,kjo praktikë është gati-universale. Debmita Duta, mjeke dhe konsultore për prindërit në Bangalore, Indi, thotë se pavarësisht ndikimeve perëndimore, ndarja e shtratit mbetet një traditë e fortë në Indi, madje edhe në familjet ku fëmijët kanë dhomat e tyre.

“Një familje me 4 veta ka 3 dhoma gjumi, një për secilin fëmijë dhe një për prindërit. Por pastaj do t’i gjesh të dy fëmijët në shtratin e prindërve. Është diçka kaq e zakonshme”- thotë ajo. Ndarja e shtratit me fëmijët është një mënyrë për të zvogëluar barrën e foshnjave që zgjohen natën, thotë Duta.
Vajza e saj kishte një shtrat pranë prindërve të saj, në të cilin mund të flinte deri në moshën7vjeçare. “Edhe pse nuk ushqehej më me gji, asaj i pëlqente ende të flinte me ne në të njëjtën dhomë”- thotë ajo.

Shumë prindër në shoqëritë perëndimore, kanë zgjedhur versionin më ekstrem, që përfshin lënien e një fëmije vetëm “deri kur të qajë”, në një përpjekje për t`i inkurajuar foshnjat e tyre që të flenë më gjatë,në mënyrë që prindërit e tyre të mund të pushojnë më shumë. Në Australi ekzistojnë edhe shkolla të “rezidencave të gjumit” të financuara nga shteti, ku prindërit mund të regjistrohen, për t’i trajnuar fëmijët e tyre. Inkurajimi i pavarësisë së hershme, përputhet me një fokus tipik kulturor perëndimor në individualizëm.

Për këtë arsye, për disa ndarja e shtratit mund të duket si dorëzim ndaj fëmijës suaj dhe inkurajim që ai të qëndrojnë i varur nga prindërit e tij. Por prindërit me një mendim më kolektivist, si Duta, nuk e shohin kështu këtë çështje.

LEXO EDHE:  E trishtë/ Lind foshnja e parë me koronavirus

LEXO EDHE:  Situatë alarmante/ Shifra shqetësuese të rasteve të reja në 24 orë

“Ju u jepni atyre vetëbesim dhe pak pavarësi, ata do të ndahen nga ju vetë. Ata nuk do të qëndrojnë me ju përgjithmonë”- thotë ajo. Një studim nga Jun Kohjama, drejtuese në Qendrën Mjekësore Tokyo Bay Urayasu Ichikawa dhe kolegët e tij, ka zbuluar se foshnjat në Japoni kanë tendencë të flenë më pak se ato në vendet e tjera aziatike pasi arrijnë moshën 3-muajshe, ndoshta sepse “gjumi konsiderohet si një sjellje dembele në Japoni”.

Kohjama thotë se fëmijët në vendet aziatike, kanë tendencën të flenë më vonë se sa ata në Perëndim. Ai mendon se fajin për këtë e kanë prindërit që dëshirojnë të kalojnë më shumë kohë me fëmijët e tyre në mbrëmje. Ndarja e krevateve – një normë kulturore në Japoni – mund të jetë gjithashtu një faktor.

“Prindërit mendojnë se fëmija i tyre është pjesë e trupit të tij apo të saj”-thotë ajo. Edhe pse, ashtu si në Britani, Akademia Amerikane e Pediatrisë Amerikane, këshillon prindërit që të flenë në një dhomë me foshnjen e tyre për të zvogëluar rrezikun e sindromës së vdekjes së papritur të foshnjave (SIDS), ajo është kundër ndarjes së një shtrati, pasi kjo praktikë është e lidhur me një rrezik në rritje të SIDS.

Por Rashmi Das, profesor i pediatrisë në Institutin e Shkencave Mjekësore All India, Bubanesvar, thotë se rreziku i SIDS është më i madh në Perëndim, ndërsa në vendet me të ardhura të ulëta, ku ndarja e shtratit është tradicionale, vërehen normat më të ulëta të SIDS në botë.
Ndërsa ka padyshim dallime midis kulturave kur bëhet fjalë për mënyrën se si ne kujdesemi për foshnjat, ka shumë ndryshime edhe brenda tyre. Jo të gjithë në Perëndim mendojnë se është ideale që një foshnjë të flejë në dhomën e vet. Për shembull në një studim, prindërit italianë e cilësuan këtë një gjë “jo të mirë”./Përshtatur nga CNA.al

|Burimi:  https://www.bbc.com/future/article/20210222-the-unusual-ways-western-parents-raise-children

LEXO TE PLOTE

Blog

Në disa rroba koronavirusi, mund të mbijetojë më gjatë se sa tek disa të tjera

Publikuar

-

Nga

Ne kemi jetuar me COVID-19 për më shumë se një vit dhe përgjatë kësaj kohe kemi mësuar shumë rreth mënyrave efektive për të parandaluar përhapjen e virusit – nga mbajtja e një maske në fytyrë, tek ndikimi që mund të ketë larja e gojës, deri tek marrja e një vaksine. Tani, studimet kanë treguar se virusi mund të mbijetojë në disa lloje rrobash deri në 72 orë, dhe gjithashtu mund të transferohet në sipërfaqe të tjera përmes rrobave.

Studimi u krye nga De Montfort University (DMU) në Leicester,pasi u vendos që të bëhej një kërkim për të parë se si materiali nga i cili prodhohen uniformat e punonjësve të kujdesit shëndetësor përgjigjet ndaj virusiti. Hulumtimi zbuloi se poliestra është materiali në të cilin virusi qëndron për një kohë shumë të gjatë (duke qenë në gjendje të mbijetojë deri në tre ditë).

Në të kundërt, u vërejt se virusi mbijetonte deri në 6 orë në polikoton, dhe 24 orë në rrobat e bëra nga 100 për qind pambuk. Studiuesit pohuan se virusi ishte në gjendje të përhapej në sipërfaqe të tjera përmes këtyre tre materialeve, që do të thotë se është veçanërisht e rëndësishme që të gjithë punonjësit e vijës së parë t`i kenë të pastra rrobat e tyre sipas standardeve të spitalit.

Dr.Katie Laird, kreu i Grupit të Kërkimit të Sëmundjeve Infektive në DMU, tha rreth këtij zbulimi se “Kur nisi pandemia për herë të parë dihej shumë pak rreth asaj se sa kohë koronavirusi mund të mbijetonte tek rrobat. Gjetjet tona tregojnë se tre prej tekstileve më të përdorura në uniformat e punonjësve të kujdesit shëndetësor paraqesin rrezik për transmetimin e virusit.”

LEXO EDHE:  “Përgjigjja ndaj pandemisë s’ka qenë e bazuar në strategji”/ Dasho: Duhet angazhim serioz i mjekut të familjes

LEXO EDHE:  Pandemia e koronavirusit, një mashtrim global i Kinës, i nxitur nga të fuqishmit

“Nëse infermierët dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor marrin uniformat e tyre në shtëpi, ata mund të lënë gjurmë të virusit në sipërfaqe të tjera. Pasi e kishim përcaktuar shkallën e mbijetesës së koronavirusit në secilin prej tekstileve, ne e kthyem vëmendjen tonë për të përcaktuar se cilat ishin mënyrat më efektive të larjes për pastrimin e virusit.”- tha Laird.

Cilat është këshillat e ekipit studimor? Sipas tyre larja e uniformave në temperatura të larta në një lavatriçe shtëpiake nuk e zhduk virusin.

“Kjo mënyrë nuk e eleminon rrezikun e veshjeve të ndotura, pasi ato lënë gjurmë të koronavirusit në sipërfaqe të tjera në shtëpi apo lavatriçe përpara se ato të lahen. Ky hulumtim ka përforcuar rekomandimin tim që të gjitha uniformat e kujdesit shëndetësor duhet të lahen në ambientet e spitaleve ose në një lavanderi industriale.”

Laird gjithashtu vuri në dukje se, “Këto metoda të larjes janë të sigurta dhe infermierët dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor nuk duhet të shqetësohen për marrjen e mundshme të virusit në shtëpi.”/Përshtatur nga CNA.al

Burimi:  https://www.cosmopolitan.com/uk/body/health/a35609664/coronavirus-clothes-spread-survive-how-long

LEXO TE PLOTE

Blog

Hipokrizi, skandale dhe paaftësi/ Fillimi katastrofik i dyshes Bajden-Herris në krye të SHBA-së

Publikuar

-

Nga

Nga Jason Chaffetz “Fox News”

Muaji i parë i plotë i administratës Bajden-Herris nuk mund të kishte shkuar më keq se sa kaq. Pa ndonjë arritje për t’u mburrur, por duke thelluar më tej përçarjen e vendit, dhe me një mori skandalesh të turpshme dhe sjelljesh hipokrite, paaftësia e kësaj administrate ka qenë në shfaqje të plotë.

Le të hedhim një vështrim të shpejtë. Administrata nuk ka asgjë për të treguar në aspektin legjislativ. Impeachment i la demokratët me një humbje 0-2 përballë Trump dhe republikanëve. Pasi mbajtën të zënë Senatin për një javë me nismën e tyre të dështuar, demokratët morën një pushim njëjavor.
Duke humbur kaq shumë kohë me fajësimin e Trump, Senati është shumë prapa me konfirmimin e të emëruarve të administratës Bajden. Dhe si për ta mbyllur atë, lideri i shumicës demokrate në Senat, Çak Shumer, iku me pushime pa miratuar paketën e ndihmës financiare për shkak të krizës së shkaktuar nga Covid.

Pra,si duket ata janë më të interesuar në zhdukjen e vendeve të punës sesa në krijimin e tyre. Ndër gabimet më të rënda ishte anulimi i ndërtimit të gazsjellësit “Keystone”. Kjo lëvizje do të nxjerrë nga puna gati 11.000 njerëz, përfshirë 8.000 punëtorë anëtarë të sindikatave, që e mbështeten me aq entuziazëm Bajdenin në zgjedhje.

Nga ana tjetër, ata po dëmtojnë të ardhmen e fëmijëve tanë. Para se të merrte zyrtarisht detyrën, Bajden premtoi se do t’i rihapte shkollat brenda 100 ditëve të tij të para. Por pas marrjes së detyrës, Shtëpia e Bardhë premtoi të rihapte vetëm 50 për qind të shkollave. Ku shkoi respekti ndaj shkencës? Administrata Bajden-Herris nuk ka mbështetur rekomandimet e CDC-së, që rekomandon hapjen e shkollave në mënyrë të sigurt, përmes një strategjie të zbutjes së masave kufizuese. Ndërkohë, disa orë pasi presidenti Bajden bëri thirrje për unitet, ai nënshkroi një urdhër ekzekutiv, që lejon pjesëmarrjen e transgjinorëve në të gjitha sportet, duke i detyruar vajzat dhe gratë në të gjithë vendin që të garojnë me meshkujt biologjikë, nëse duan që të jenë të suksesshme në sportet e tyre.

Ndërkohë, ka shumë premtime të tjera të bëra që nuk janë mbajtur. Para zgjedhjeve, Xho Bajden tallej me përdorimin e tepërt të urdhrave ekzekutivë nga Donald Trump. Tani, ai po vendos rekorde të reja për numrin e këtyre urdhrave. Deri tani kemi më shumë se 50 urdhra ekzekutivë në më pak se një muaj.
Përkundër një premtimi tjetër të Bajden, se do të pushonte nga puna personelin, nëse ata nuk i respektonin të tjerët, ai e shkeli premtimin vetëm disa ditë më vonë. Premtimeve për të qenë administrata më etike në histori,iu deshën vetëm disa ditë për t`u shkelur.

Zëvendës sekretari i shtypit i Shtëpisë së Bardhë, T.J.Duklo dyshohet se e kritikoi Tara Palmerin e Politico duke i thënë asaj, “Unë do të të shkatërroj!” Për shkak të një historie personale të botuar nga gazetarja në bazë të së cilës Duklo mund të ketë qenë në një marrëdhënie personale me një gazetare tjetër që raporton nga Shtëpia e Bardhë.

LEXO EDHE:  Manastirliu jep lajmin e mirë/ Shërohen edhe 2 mjekë të tjerë nga koronavirusi

LEXO EDHE:  Humbja e orëve të punës në botë, e barabartë 195 milion vende pune me kohë të plotë

Dënimi ndaj Duklo ishte 1 javë pa pagë dhe kërkimi i faljes publike. Më pas Duklo dha dorëheqjen, por nuk u shkarkua. Ndërkohë mbesa e zëvendëspresidentet Herris, Mina Herris, është përpjekur që të përfitojë nga pushteti i tezes së saj. Herris ka botuar një libër dhe një linjë veshjesh që mbajnë emrin e tezes së saj. Pavarësisht paralajmërimeve nga avokatët e qeverisë, Mina Harris shkoi në inaugurim me një avion privat dhe e promovoi atë në mediat sociale. Luksi dhe fama është një tendencë e fortë në familjen Herris.

Gjithsesi, kjo nuk është asgjë në krahasim me marrëdhëniet e biznesit të familjes së presidentit Bajden. Djali i presidentit, Hanter Bajden, është nën hetim federal. Ndërkohë edhe mbi Frenk Bajden, vëllain e Xho Bajden, bien gjithashtu shumë dyshime. Frenk Bajden, që nuk është avokat në profesion, iu bashkua së fundmi studios ligjore Berman, e cila e ka reklamuar në media afërsinë e Frenk Biden me zyrtarët e administratës dhe ligjvënësit federalë. Pra, unë jam vëllai i presidentit, na punësoni ne, dhe unë mund të ndihmoj që gjërat të jenë gjithmonë në favorin tuaj.

Pastaj është dështimi me pandeminë. Lufta kundër Ciovid-19 është ndoshta çështja më e ngutshme që ka sot SHBA. Por ndërsa po përgatitej për të ringjallur ekonominë, Bajden zgjodhi që të merrej me problemin e papunësisë. Ndërkohë, Bajden ka vendosur kufizime të udhëtimit për amerikanët, teksa po e shndërron SHBA-në në një magnet për emigracionin e paligjshëm. Raportet tregojnë se dhjetëra mijëra emigrantë të pa vaksinuar po vijnë nga Meksika dhe Amerika Qendrore pavarësisht se pandemiavijon, dhe pavarësisht faktit që ne të tjerët duhet të testohemi kur rikthehemi në vendin tonë.

E fundit, por jo nga rëndësia, janë sulmet ballore ndaj Kushtetutës. Amendamenti i Dytë tashmë është nën sulm, teksa Bajden vazhdon të premtojë disa ligje të çuditshme dhe po nënshkruan shumë urdhra ekzekutivë. Mbështetja e administratës për kufizimet në të folurit, censurimin e teknologjisë dhe mbikëqyrja e fortë, nuk parashikojnë ndonjë gjë të mirë për të ardhmen e lirisë. Dhe të mendosh që këto vetëm në muajin e parë të administratës Bajden-Herris. Skandalet, paaftësia dhe mashtrimet janë mbresëlënëse./Përshtatur nga CNA.al

Burimi: https://www.foxnews.com/opinion/biden-harris-disastrous-start-scandal-incompetence-jason-chaffetz

LEXO TE PLOTE