Politikë
Zhupa nxjerr bllof propagandën e Veliajt/ Rinia e lënë në harresë, po përdoret nga Rilindja

Në 29-vjetorin e krijimit të FRESSH, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, deklaroi se Tirana është shpallur “Kryeqyteti Europian i Rinisë” për vitin 2022 dhe pret që vitin tjetër i gjithë vendi të mbushet me të rinj nga e gjithë bota.
Duke marrë shkas nga kjo deklaratë, ka ardhur një reagim i ashpër nga zëdhënësja e PD-së Ina Zhupa, e cila nxjerr bllof propagandën e Veliajt.
Zhupa thotë se Veliaj i ka dedikuar rinisë vetëm 0.07% të buxhetit të bashkisë së Tiranës dhe e ka lënë të fundit për nga prioritetet.
Sipas saj, nga viti 2014 e deri sot pa llogaritur ata që kanë ikur ilegalisht, të rinj nën 34 vjeç që kanë kërkuar azil ekonomik janë plot 139.995 persona. Ajo ka publikuar disa tabela dhe thekson se rinia është e zhgënjyer nga qeveria, pasi sipas saj po përdoret për propagandë.
“Si mund të flasë Veliaj për rininë kur i ka dedikuar vetëm 0.07% të buxhetit të bashkisë Tiranës?
Rinia është e fundit në rradhë për prioritet e bashkisë por prap kjo nuk e bën të ndalet propaganda boshe me kaseta të gatshme. Rinia e lënë në harresë, pa asnjë plan dhe projekt për ta fuqizuar, për ta punësuar, për ta dëgjuar, Veliaj i do vetëm si background për të thënë fjalimet boshe. Modeli që ju ofrua nga rilindja në qeveri dhe bashki ku: trafikanti, përdhunuesi ishin në krye të vendit, me poste drejtuese dhe qeverisëse; ku i padiplomuari me tesere partie drejton institucionet, ku varfëria u ul këmbëkryc në shtëpitë e tyre, ku një vend pune nuk gjendet, ku tarifat e shkollimit u rritën, ku kartat e studentit ofron bluze dhe tallava, i bëri që ata të ishin të zhgënjyerit e parë që braktisnin vendin dhe kërkonin azil ekonomik.
Nga 2014 e deri sot pa llogaritur ata që kanë ikur ilegalisht, të rinj nën 34 vjeç që kanë kërkuar azil ekonomik janë plot 139.995 persona. Rinia është e zhgënjyer nga qeverisja e dështuar dhe ju ka parë se çfarë keni ofroni në këto 8 vjet në qeveri dhe 6 në bashki. Rinia do jetë në krye të ndryshimit në 25 prill, për të larguar ata që mendojnë vetëm për tu pasuruar vetë!”, shkruan demokrartja në rrjetet sociale./ CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Ngjela paralajmëron fundin ‘tragjik’ për Ilir Metën/ Zbulon kush e merr postin e Presidentit
Avokati i njohur Spartak Ngjela ka dalë me një parashikim, ku ka nënkuptuar se Ardian Dvorani do shkojë drejt presidencës pas shkarkimit të Ilir Metës....

“Nëse Basha del forcë e parë ia japim mandatet”/ Topollaj: Marrëveshje me PD vetëm me një kusht
Anëtari i bordit drejtues në Bindjen Demokratike Fabjan Topollaj u shpreh se nëse kreu i PD Lulzim Basha merr mbështetje masive dhe mund të fitojë...