Vetingu
Vettingu i “preu kokat” e kolegëve/ Pasuria e të fundmit, të Gjykatës së Apelit, Korçë

Ka mbetur i fundit në Gjykatën e Apelit të Korçës.
Ai është gjyqtari Olsi Xhavella, i cili prej Marsit 2019 po hetohet nga Vettingu, por ende nuk ka një seancë dëgjimore për të.
Ishte pikërisht procesi i Vettingut që e la atë të vetëm në Gjykatën e Apelit, duke i shkarkuar të gjithë kolegët e tij. Kjo situatë e detyroi Këshillin e Lartë Gjyqësor që të zëvendësonte kolegët e shkarkuar të Xhavellës.
Kujtojmë se Sotiraq Lubonja, Entela Prifti, Brunilda Orhani dhe Etleva Temo u shkarkuan nga vetingu për probleme me justifikimin e pasurisë. Stavri Kallço dha dorëheqjen dhe e komanduara Mimoza Margjeka është pezulluar nga detyra dhe gjendet në arrest shtëpie pas akuzave për korrupsion.
Gjyqtari Xhavella i cili të gjithë karrierën e ka të përqëndruar në Korçë, fillimisht në Gjykatën e Shkallës së Parë dhe në vitin 2014 e këtej në Gjykatën e Apelit, nuk është i lakuar për apsketin profesionale.
Edhe në lidhje me pasurinë, emri i gjyqtarit Olsi Xhavella ka qenë i heshtur. Sipas të dhënave të deklarimit të pasurisë, së gjyqtarit Olsi Xhavella, nuk ka indicie që të cojnë në dyshime.
Burimet e të ardhurave i ka nga paga e tij dhe e bashkëshortes. Në vitin 2014 ai ka blerë një apartament në Korçë me sipërfaqe 11,51 m2, me vlerë 51 600 euro.
Ndërkohë që deklaron edhe disa kredi dhe overdraft.
Për më tepër po sjellim të detajuar pasurinë e deklaruar nga gjyqtari Olsi Xhavella.
Viti 2003
Makinë, BMV, me vlerë, 0.25 milionë lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Korçë, 75 000 lekë.
Viti 2004
Ap 2+1 me vlerë 2 900 000 lekë.
1 500 euro janë paguar nëpërmjet kredisë, ndërsa pjesa tjetër nëpërmjet kontributit të pjesëtarëve te familjes me të ardhura nga emigracioni.
Kredi 15 000 euro.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Korçë, 75 000 lekë.
Të ardhura nga pjesëtarët e familjes nga emigracioni, 1,5 milion lekë.
Viti 2005
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Korçë, 765 552 lekë.
Kredi 15 000 euro. Pa shlyer 17 400 euro.
Viti 2006
Blerë automjet B.M.V, 400 000 lekë.
Shitur automjeti I mëparshëm B.M.V me vlerë 250 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Korçë, 799 992 lekë.
Kredi 15 000 euro. Pa shlyer 15 000 euro.
Kredi 370 000 lekë. Pa shlyer 340 200 lekë.
Viti 2007
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Korçë, 791 124 lekë.
Kredi 15 000 euro. Pa shlyer 12 600 euro.
Kredi 370 000 lekë. Pa shlyer 189 000 lekë.
Viti 2008
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Korçë, 836 439 lekë.
Kredi 15 000 euro. Pa shlyer 10 200 euro.
Kredi 370 000 lekë. Pa shlyer 37 800 lekë.
Viti 2009
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Korçë, 822 345 lekë.
Të ardhura të subjektit nga mësimdhënia në një universitet privat në Korçë, 60 000 lekë.
Kredi 15 000 euro. Pa shlyer 8 000 euro.
Kredi 370 000 lekë. Shlyer.
Viti 2010
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Korçë, 815 673 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes, 24 200 lekë.
Kredi 15 000 euro. Pa shlyer 6 000 euro.
Viti 2011
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Korçë, 894 497 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes, 26 222 lekë.
Kredi 15 000 euro. Pa shlyer 4 000 euro.
Kredi 400 000 lekë. Pa u shlyer 339 838 lekë.
Viti 2012
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Korçë, 957 169 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes, 28 000 lekë.
Kredi 15 000 euro. Pa shlyer 3 209 euro.
Kredi 400 000 lekë. Pa u shlyer 139 298 lekë.
Viti 2013
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Korçë, 961 292 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes, 350 487 lekë.
Kredi 15 000 euro. Pa shlyer 1 566 euro.
Kredi 400 000 lekë. Shlyer.
Hua marrë nga bashkëshortja 500 000 lekë. Pa shlyer 490 000 lekë.
Viti 2014
Shitur ap 84 m2 me vlerë 2 900 000 lekë.
Kontratë sipërmarrje për një ap në Korçë me sip 11,51 m2, me vlerë 51 600 euro.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar i Apelit, në Korçë, 1 217 129 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes, 324 717 lekë.
Kredi 15 000 euro. Shlyer.
Hua marrë nga bashkëshortja 500 000 lek
Kredi 5 770 000 lekë.
Hua 8 800 euro.
Viti 2015
Ap në Korçë me sip 11,51 m2, me vlerë 51 600 euro.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar i Apelit, në Korçë, 1 254 283 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes dhe leja e lindjes, 335 223 lekë.
Hua marrë nga bashkëshortja 500 000 lekë. Pa shlyer 203 000 lekë.
Kredi 5 770 000 lekë. Pa shlyer 9 197 080 lekë.
Hua 8 800 euro. Paguar 4 800 euro.
Mobilim i ap, 300 000 lekë.
Viti 2016
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar i Apelit, në Korçë, 1 245 878 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes nga Drejtoria e Sigurimeve, Korçë, 396 573 lekë.
Hua marrë nga bashkëshortja 500 000 lekë. Pa shlyer 124 700 lekë.
Kredi 5 770 000 lekë. Pa shlyer 5 353 917 51 lekë.
Overdraft nga subjektit deklarues, 300 000 lekë.
Overdraft nga bashkëshortja e subjektit deklarues, 90 000 lekë.
Viti 2017
Blerë automnjet Daimler Chrysler, 270 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar i Apelit, në Korçë, 1 251 022 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes nga Drejtoria e Sigurimeve, Korçë, 424 032 lekë.
Hua marrë nga bashkëshortja 500 000 lekë. Shlyer.
Kredi 5 770 000 lekë. Pa shlyer 5 173 371 81 lekë.
Kredi 700 000 lekë, me të cilën ka shlyer një pjesë të overdraftit.
Overdraft nga subjektit deklarues, 297 000 lekë.
Overdraft nga bashkëshortja e subjektit deklarues, 80 702 51 lekë.
Viti 2018
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar i Apelit, në Korçë, 1 243 618 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes nga Drejtoria e Sigurimeve, Korçë, 398 428 lekë.
Kredi 5 770 000 lekë. Pa shlyer 4 985 643 01 lekë.
Kredi 700 000 lekë. Pa shlyer 387 261 39 lekë.
Overdraft nga subjektit deklarues, 297 000 lekë.
Overdraft nga bashkëshortja e subjektit deklarues, 110 059 52 lekë./CNA.al