Sport
Superlajm për Skënderbeun, i zhbllokohet merkatoja një ditë para ndeshjes me Partizanin

Skënderbeut i zhbllokohet merkatoja në momentin e fundit. “Panorama Sport” mëson nga burime pranë FSHF-së se klubi korçar ka tashmë të hapur “dritaren” e merkatos së janarit, duke mbyllur njëherë e mirë çështjen e detyrimit financiar ndaj ish-lojtarit të tij, Arnaud Guezh.
Ky lajm qetëson plotësisht Skënderbeun, i cili tashmë ka mundësinë të federojë futbollistët e afruar gjatë këtyre ditëve: Abei Agbodzien, Vangjell Zguron, Lead Sadriun dhe Melos Bajramin, si dhe të tjerë që pritet të bashkohen në ditët e ardhshme.
Pritet që të katërt lojtarët sipërpërmendur të aktivizohen nesër në kampionat ndaj Partizanit.
Lajme të Rekomanduara:

Firmosi në Poloni, zbulohet rroga e majme e Ernest Muçit
Ernest Muçi është zyrtarisht futbollisti më i ri që i bashkohet Legia Varshavës. Ish-sulmuesi i Tiranës firmosi dje për 4 vite e gjysmë me kampionët e...

Shorti i Kupës së Shqipërisë/ Goglat dhurojnë përplasje të forta mes pretendentëve, me fat Vllaznia
Është hedhur paraditen e sotme, shorti për fazën çerekfinale të Kupës së Shqipërisë 2020-2021. Ky short u zhvillua në ambientet e stadiumit “Air Albania”, në...