LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sot në serialin “Lule të vetmuara”/ Meral i befason të gjithë dhe kthehet në shtëpi

15 Janar 2021, 09:14, Lifestyle CNA
Sot në serialin “Lule të vetmuara”/ Meral i befason

Ejlyl dhe Ali bashkëpunojnë për të pajtuar Songylin me Gynejin.  Më në fund Songyl dhe Gynej rregullojnë marrëdhënien e tyre. Gynej i propozon Songylit të jetojnë në një shtëpi tjetër dhe ai do të punojë gjithashtu për të paguar qiranë.

Komisar Ali merr në pyetje Maxhiden kur gjen ilaçin e gjumit. Kjo e fundit shtiret sikur është i saj por Aliut nuk ia hedh dot kollaj. Songyl mëson se Zehra i ka thënë Meralit të heqë qafe Kaderin. Songyl zihet ashpër me Zehrën. Meral dërgohet në burgun e grave dhe e përjeton shumë keq këtë.

Meral lirohet me kusht. Ajo shkon në shtëpi dhe gjen Maxhiden dhe Harikën duke rrëmuar në sendet e saj. Meral bën sherr me to dhe Ezhderin. Ajo përballet edhe me shikimet e studentëve në shkollë të cilët i bëjnë foto e video. Ezhder është i sigurt tek plani i tij ndërsa Maxhide shqetësohet se ata mund të zbulohen./ CNA.al

Lajmet e fundit nga