Aktualitet
Reshjet e borës dhe ngricat/ Si paraqitet gjendja në akset rrugore në Dibër

Dibra është përfshirë nga reshje të dendura bore mbrëmjen e djeshme.
Për shkak të reshjeve të dëborës janë krijuar ngrica në rrugë, ku si pasojë qarkullohet me zinxhirë në akset rrugore Peshkopi-Kukës ; Lurë- Peshkopi ; Selishtë-Peshkopi ; Luzni-Peshkopi, Bashkia Dibër.
Ndërkohë bëhetme dije se aksi rural Trebisht-Ostren, Bashkia Bulqizë, është i bllokuar dhe po punohet për hapjen e saj.
Aksi rrugor kryesor Peshkopi-Bulqizë-Mat- është i hapur, aktualisht pa probleme.
Policia Rrugore apelon drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes të shtuar për shkak të vështirësive që mund të ndeshin dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe në raste emergjence të mos hezitojnë të kërkojnë ndihmën e policisë 112./CNA.al