LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama nxjerr hartat/ Sqaron çështjen e detit me Greqinë

15 Janar 2021, 09:52, Politikë CNA
Rama nxjerr hartat/ Sqaron çështjen e detit me Greqinë

Kryeminisri Edi Rama foli mbrëmjen e djeshme për çështjen e ?nxehtë? të detit.

Duke folur për negociatat me Greqinë për të përcaktuar kufirin detar, Rama tha se nuk ka marrëveshje. Ai akuzoi ish kryeministrin, Sali Berisha, se në 2008 shfuqizoi ligjin që përcaktonte vijën e drejtë bazë, para marrëveshjes së detit me Greqinë, duke i dhuruar shtetit fqinj 1200 kilometra katrorë det.

“Unë dua t?ju tregoj një hartë se çfarë ka ndodhur me detin tonë, sepse më akuzojnë mua se kam shitur detin. Në vitin 2008 me një marrëveshje të Sali Berishës dhe toger, kapiten, President Bujar Nishanit, në bazë të ligjit 9861, ka humbur 1200 km katrorë territor. Kjo sepse Berisha ndryshoi vijën për ujërat e brendshme. Kjo është një fatkeqësi që këta na shiten si patriotë. Unë kam ardhur këtu të demaskoj këta që kanë ngritur një tymnajë të madhe. Është turp që për të luftuar Edi Ramën fyeni duke quajtur tradhtar, Esat, dreq, shejtan. Marrëveshjen s?e kam rrëzuar unë, por Gjykata Kushtetuese. Rezultat 9 me 0?, tha Rama në Open./CNA.al

Lajmet e fundit nga