LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Projekti Orikum-Vlorë/ Meta i përgjigjet Denajt

15 Janar 2021, 15:45, Politikë CNA
Projekti Orikum-Vlorë/ Meta i përgjigjet Denajt

Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur me ministres së Financave Anila Denaj në lidhje me marrëveshjen e huasë për projektin Vlorë-Orikum duke përsëritur thirrjen për përmbushjen e detyrimeve kushtetuese dhe ligjore.

Meta thotë se vetë ministrja ka kërkuar disa takime me të, por nuk ka pasur reflektim dhe veprim në drejtim të ndjekjes së një procedure të mbështetur në Kushtetutë dhe Ligj.

?Shpreh keqardhjen se si Ministria e Financave dhe Ekonomisë, si institucioni kryesor që përgjigjet ligjërisht për financat e vendit, përfshirë dhe menaxhimin e borxhit, dhe që duhet të ndjekë me rigorozitet procedurat e kërkuara nga ligji, arrin në këto konkluzione. Legjislacioni në fuqi kërkon respektimin rigoroz të procedurave, me qëllim ruajtjen e interesit shtetëror dhe bërjen transparente tëçdo procedure të ndjekur?, shkruhet në letrën e Metës./CNA.al

Lajmet e fundit nga