Connect with Us

Policia e Shtetit me “dorë të hekurt”/ Ndëshkohen mbi 300 qytetarë për mosmbajtjen e maskës

Aktualitet

Policia e Shtetit me “dorë të hekurt”/ Ndëshkohen mbi 300 qytetarë për mosmbajtjen e maskës

Publikuar

-

Nuk zbatuan masat anti-covid/ Gjobiten 1270 persona gjatë fundjavës

361 u ndëshkuan nga Policia e Shtetit pasi u konstatuan pa maskat mbrojtëse.  Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 6 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.

Deklarata e plotë:

Ndëshkohen me masë administrative 361 shtetas që u konstatuan pa maskat mbrojtëse.

Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrollet në terren në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masës për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse, e cila është detyrim për të gjithë qytetarët, që në momentin që dalin nga shtëpia.

Si rezultat i këtyre kontrolleve, gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili, 361 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse.

 

LEXO EDHE:  Hiqni qelizat e vdekura përmes kosit e vezës

 

Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 6 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.

Policia e Shtetit, krahas punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, sigurimin e rendit dhe qetësisë publike, do të vijojnë punën për monitorimin e zbatimit të masave anticovid në të gjithë vendin. Në këtë kuadër, Policia apelon për të gjithë qytetarët që të zbatojnë me rigorozitet masat anticovid./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Politikë

Ekskluzive/ Murrizi tregon katër zonat elektorale ku do kandidojë

Publikuar

-

Nga

Ekskluzive/ Murrizi tregon katër zonat elektorale ku do kandidojë

Zgjedhjet e 25 prillit po afrojnë dhe partitë polike kanë ndezur motorrët për fushatë elektorale.

Me ndryshimet e rej në Kodin Zgjedhor, kryetarit të partisë i jepet e drejta për të kandiduar në katër zona elektorale.

Myslim Murrizi i cili drejton partinë Lëvizja Demokratike Shqiptare, ka zbuluar ekskluzivisht për CNA.al katër zonat elektorale ku do të kërkojë votën e qytetarëve.

Murrizi tha se do të kandidojë në qarkun e Fierit, Tiranë, Korçë dhe Elbasan.

Kreu i partisë Lëvizja Demokratike Shqiptare theksoi më tej se se nga takimet e ndryshme që ka zhvilluar me qytetarët ka parë tek ata një zemërim dhe zhgënjim nga kjo politikë 30 vjeçare.

“Unë kam zhvilluar takime të ndryshme dhe ajo që kemi vënë re tek qytetarët është një mërzitje, zhgënjim dhe një revoltë të madhe shpirtërore ndaj hipokrizisë së partive.

Partitë copa letre janë se nuk shoqërohen me individ konkret të cilët kanë qeverisur në këtë vend.

Partia Lëvizja Demokratike Shqiptare do të marr votë në çdo qark të Shqipërisë, do të luaj fort për mandat në qarkun e Fierit, Tiranë, Korçë, Durrës, Lezhë, Elbasan.

Kuptohet që çfarë mandate ngelen se 74 i ka marrë Rama, 82 Luli, 84 Monika, megjithëse Kuvendi ka 140 deputetë. Këta i kanë shpërndarë rreth 250 mandate. Sipas sondazheve të Piperos a kush i bën. Unë kam kandidatët e mi, sepse e para në çdo qark do ketë njerëz që do të përfaqësojnë siglën e Lëvizjes Demokratike Shqiptare dhe e dyta e kemi detyrim në Kodin Zgjedhor që të kemi kandidat në të gjitha qarqet e Shqipërisë.

LEXO EDHE:  Deklarata e fortë e Lleshit/ Policët me krimin, aty do jem unë

LEXO EDHE:  Task Forca ndërpret 74 lidhje të paligjshme të ujit të pijshëm/Vendosen 16 gjoba

Unë do të kandiodoj në Fier, Tiranë, Elbasan dhe Korçë”, tha Murrizi për CNA.al.

Kreu i Lëvizjes Demokratike Shqiptare komentoi më tej edhe marrëveshjen pas zgjedhore mes PD-LSI për të cilën kishte rezervat e tij dhe shtoi se përveç se një shoë i rradhës ishte edhe një hall për pushtet që kanë të dyja partitë.

Marrëveshja pas zgjedhore PD-LSI është një shoë i rradhës  që me të drejtë në atë kohë u quajt Aleanca e qelbësirave a e Gjirit të Lalzit. Është interes ose hall karrigesh për pushtet. Nuk është aleancë mes programeshe, idesh apo njerëzve që përfaqësojnë vlera të përafërta për qytetarët. Shoh një bashkim kartonash për të marrë pushtet nëse do të jetë e mundur se nuk e di si mund të ketë bashkim të një partie të qendrës së djthtë me një parti të një qendre të majtë, siç kam pasur edhe jo pak rezerva për koalicionin 2013, megjithëse nuk kam qenë në asnjë cep të administratës”, tha Murrizi për CNA.al.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Demostrohet identifikimi elektronik i zgjedhësve ne Kukës/Celibashi:”Siguri për procesin zgjedhor”

Publikuar

-

Nga

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka njoftuar se ka nisur demostrimi i Identifikimit Elektronik të zgjedhësve në Kukës.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, Celibashi theksoi se ky sistem është siguri për një proces zgjedhor të rregullt dhe të ndershëm dhe se është i thjeshtë në përdorim.

“ 𝐏𝐚𝐣𝐢𝐬𝐣𝐚 𝐞 𝐈𝐝𝐞𝐧𝐭𝐢𝐟𝐢k𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐄𝐥𝐞𝐤𝐭𝐫𝐨𝐧𝐢𝐤, 𝐝𝐞𝐦𝐨𝐧𝐬𝐭𝐫𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐧ë #𝐊𝐮𝐤ë𝐬. Për të prezantuar funksionalitetin e Pajisjes Elektronike të Identifikimit të zgjedhësve, u simulua procesi i votimit. Sistemi i Identifikimit Elektronik të zgjedhësve që do të përdoret në ditën e votimit është i thjeshtë në përdorim për votuesit dhe i sigurtë. Sistemi i Identifikimit Elektronik, siguri për një proces zgjedhor të rregullt dhe të ndershëm”, shkruan Celibashi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Nis vaksinimi në Lezhë/ Manastirliu lajmëron ardhjen e 8000 dozave të tjera nga Pfizer

Publikuar

-

Nga

Ditën e sotme ka nisur vaksinimi për të moshuarit mbi 90 vjeç në Lezhë. Të pranishëm ishin dhe Kryeministri Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë Ogerta

Manastirliu, e cila ka lajmëruar se në 15 mars priten të vijnë dhe 8000 diza të tjera nga vaksina Pfizer.

“Kemi arritur 15 mijë vaksinime, 12 mijë janë personel shëndetësor. Bëjmë çdo ditë të paktën 1000 vaksinime dhe besoj se do të bëjmë akoma më shumë me ardhjen e vaksinave nga Pfizer. Me datë 15 Mars vijnë rreth 8000 vaksina nga Pfizer”- tha Manastirliu./CNA.al

LEXO TE PLOTE