LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Peleshi bën bilancin/ Këtë vit kemi pasur më pak dëme krahasuar me vitin 2010

15 Janar 2021, 11:31, Aktualitet CNA
Peleshi bën bilancin/ Këtë vit kemi pasur më pak dëme

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, bëri një krahasim shifrash me përmbytjet e këtij janari dhe atyre që kanë ndodhur në vitin 2010.

Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, Peleshi tha se këtë vit janë marrë më shumë masa dhe dëmet kanë qenë shumë më pak, gati të papërfillshme.

?Ne kemi pasur më shumë se dyfish reshje në janar 2021 sesa në vitin 2010 sipas të gjitha shifrave zyrtare. Edhe në prurjet në basene kanë qenë më shumë se të dyfishuara krahasuar me vitin 2010. Edhe në Kaskada është bërë një punë shumë e mirë. Në vitin kemi pasur mbi 14 mijë hektarë të përmbytur, krahasuar me 2010. 4000 banese kanë qenë me ujë në oborrë ndërkohë që këtë herë vetëm 145.

Diferencë akoma më e madhe është vënë re edhe për shtëpitë me dëme në elektroshtëpiake apo edhe dëmet në bagëti”, tha ai. Banesa me dëme elektrike në vitin 2010 kanë qenë 2649, ndërsa sot ka pasur shumë më pak.

12 banesa me prezencë uji dhe që kanë pasur nevojë për evakuim.

Në vitin 2010 ma pasur mbi 30 mijë dëme në bagëti dhe shpendë, tani kanë qenë dëme të papërfillshme. Në qarkun e shkodrës dhe më gjerë nuk ka pasur dëme në bagët. Në fshatin Obot kemi çuar ushqim për bagëtit deri në 10 ditë.

Nëse do bëjmë një mbledhje të faktorëve në mirëmenaxhimin janë investimet në kanalin e kullimit dhe vaditjes. Këto janë rritur disa fish. Fondet dhe kapacitetet janë rritur në bashkitë e vendit për të pasur sot një pamje e të pakrahasueshme me të tjerët. Duke alokuar më shumë fonde ne do ta kemi më të lehtë të menaxhojmë këto situata?, tha Peleshi./CNA.al

Lajmet e fundit nga