LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Patozi i prerë/ Ska koalicion me Bashën, do dalim në një listë me Topallin

15 Janar 2021, 17:13, Politikë CNA
Patozi i prerë/ Ska koalicion me Bashën, do dalim në një

Zbutja e toneve të Lulzim Bashës, ndaj partive të reja të krijuara nga të larguarit e Partisë Demokratike, dhe ftesa jo e drejtpërdrejtë  për t?iu bashkuar kampit opozitar, nuk do ta lëkundë koordinatorin e Bindjes Demokratike Astrit Patozin.

Ky i fundit u shpreh i prerë se sheh zero mundësi për bashkëpunim me Lulzim Bashën, pasi sipas tij ata të dy i ndan vizioni dhe qëllimi.

?Ne gjykojmë që me zotin Basha na ndan së pari vizioni që kemi për politikën dhe e dyta qëllimi?, tha Patozi.

Tentativat për arritjen e paktit për listë unike mes Bashës dhe aleatëve të tij tradicionalë, koordinatori i Bindjes Demokratike i sheh thjesht si pazar për vende të sigurta në listë.

?Po vazhdojnë pazarin e tyre për të gjetur hapësira të sigurta në listë, që është një shëmti, në rrafshin estetik, jo më në rrafshin moral e politik, sepse tregon që për ata nuk ka ndryshuar asgjë?, tha Patozi për ?Report Tv?.

Për këtë arsye, thotë se i vetmi koalicion që mund të ndërtojë është ai me partitë e reja që kanë të njëjtën kauzë, sjelljen e ndryshimit dhe jo rotacionin.

?Me Topallin, është nevoja dhe kauza e përbashkët që ne kemi për të dalë në një listë dhe besoj do e arrijmë qëllimin. Ne e duam Shqipërinë më demokratike, më të drejtë dhe më të pakorruptuar?, tha Patozi

Patozi nuk kundërshton vetëm shpërndarjen e mandateve nga Kodi  i Ri zgjedhor, për të cilin I është drejtuar Gjykatës  Kushtetuese. Ai thotë se nuk do ta shfrytëzojë as mundësinë që I jep ligji I ri elektoral kryetarëve të partive për të garuar në katër zona zgjedhore. Sipas Patozit kjo bie në kundërshtim me kauzën për lista të hapura, ku çdo kandidat duhet të shkojë i barabartë përballë votuesve./CNA.al

Lajmet e fundit nga