Connect with Us

Pamje fantastike/ Pogradeci i mbuluar nga bora

Aktualitet

Pamje fantastike/ Pogradeci i mbuluar nga bora

Publikuar

-

Reshjet e borës gjatë mbrëmjes së djeshme nuk kanë munguar as në Pogradec.

Mëngjesin e sotëm, qyteti është zgjuar i veshur nga “manteli” i bardhë. Akulli dhe ngricat kanë pushtuar edhe rrugët e Pogradecit.

Në fotot e mëposhtme duket shëtitorja në Pogradec e cila dhuron një pamje fantastike në këtë ditë të ftohtë janari.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Duhet të ikë sa më parë”/ Ahmetaj paralajmëron Bashën: Do nisim tur takimesh në bazë

Publikuar

-

Nga

Ish anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Bislim Ahmetaj, ka shpërthyer në akuza ndaj Lulzim Bashës, pasi përjashtoi ish-kryeministrin Sali Berishës nga grupi parlamentar.

Në një intervistë për Syri.tv, Ahmetaj u shpreh se Berisha e ka vendosur në krye të PD-së Lulzim Bashën dhe më pas e ka mbrojtur duke i dhënë mbështetjen e tij të fuqishme.

‘Shpallja non grata e Sali Berishës është një ngjarje shumë e rëndë e demokracisë shqiptare, pasi qytetarët kanë jetuar 30 vite me të.

Është ky Sali Berishë që ka bërë një revolucion në vend, ka sjellë demokracinë, ka krijuar piramidën më të madhe të marrëdhënies me SHBA.

Kemi 8 vite që e mbajmë kryetar Lulzim Bashën, pasi ka pasur mbështetjen e fuqishme të Sali Berishës. E ka mbajtur Bashën në krye të PD-së, pa asnjë meritë dhe pa asnjë mundësi për ta sjellë partinë në pushtet.



Këtë e ka bërë deri para 3 ditësh dhe me një pafytyrësi, një mi ambasadash. Duhej të shtronte propozimin në Këshillin Kombëtar të PD-së dhe të bëhej votim i fshehtë. Nëse do ta hiqte Këshilli Kombëtar, Berisha nuk do e kundërshtonte. Por ai e bëri këtë me një vendim personal.

Ne ja kemi kërkuar dorëheqjen Bashës që kur ka humbur herën e parë, të dytë dhe të tretë. Ai nuk e njeh institucionin e dorëheqjes. Anëtarësia e PD-së, për gjestin e ulët që ka treguar Basha ndaj njeriut që e ka vendosur në atë post, do të ndërgjegjësohet.

Besoj se këtë vjeshtë ai do të largohet. Nëse do të respektohet institucioni i votës në PD, ne vijmë shumë shpejt në pushtet.

Do të nisim takimet në bazë. Nëse nuk do të bindet kupola, atëherë ne do të bëjmë një referendum brenda partisë’, tha Ahmetaj.

LEXO EDHE:  Fotot- Antonela provokuese/ “Imagjino të ekzistonin dy si unë”

LEXO EDHE:  “Kemi hall se na le mes katër rrugëve”/ Hoxha ironizon Ramën për foton me Ardian Çapjan

 

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Rritja e rasteve me Covid/ Qeveria e Kosovës ashpërson masat, shtyhet nisja e mësimit

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Qeveria e Kosovës ka miratuar masat e reja kundër pandemisë së koronavirusit, ku mësimi në nivelin parauniversitar, përfshirë edhe nivelin parashkollor dhe puna e qëndrimeve ditore do të pezullohet deri më 26 shtator. Ndërkaq në institucionet publike dhe private të arsimit universitar mësimi nuk do të mbahet me prezencë fizike të studentëve. Ndërkaq, për një sërë ngjarjesh, qytetarët duhet të paraqesin dëshmi për vaksinim apo teste, në mënyrë që të marrin pjesë në to.

Sa i përket familjeve që kanë fëmijë të regjistruar në institucione parashkollore, ku dy prindërit janë të punësuar, njëri nga ta do të lirohet që të paraqitet fizikisht në punë në periudhën 13-26 shtator.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në një konferencë për media më 12 shtator tha masat do të jenë në fuqi nga 13 deri më 26 shtator, por nëse ndryshon situata epidemiologjike, atëherë do të ndryshojnë edhe masat.

“Ditëve të fundit kemi qenë dëshmitarë të përmirësimit të lehtë të situatës epidemiologjike”, tha Vitia, por shtoi se përkundër kësaj, situata vazhdon të jetë e ndjeshme.

A duhet të bëhet vaksinimi i detyrueshëm?

Vitia po ashtu bëri të ditur se biblotekat do të lejohen që të punojnë me 30 për qind të kapaciteteve dhe se të gjithë personat që duan të shkojnë në to, duhet të paraqesin dëshminë për vaksinim apo të prezantojnë rezultatet e testeve për COVID-19.

Ndërkaq, zëvendësministrja e Arsimit, Edona Maloku-Bërdyna bëri të ditur se rreth 80 për qind e punonjëve të arsimit, në nivelin parauniversitar tashmë janë vaksinuar kundër koronavirusit dhe presin që në ditët në vijim kjo përqindje të rritet.

Sipas vendimit, dëshmi për vaksinimin e plotë ose për marrjen e një doze, testi negativ PCR jo më i vjetër se 72 orë, testi antigen jo më të vjetër se 48 orë apo testi i antitrupave jo më i vjetër se 30 ditë do të kërkohen për:

Për çdo person që hyn në territorin e Kosovës

Punëtorët e institucioneve publike

Studentët që duan të regjistrohen në konvikte

Studentët e institucioneve publike dhe private që duan të hyjnë në objektin e institucionit ku studiojnë

Stafi i institucioneve publike dhe private në të gjitha nivelet e arsimit

Punonjësit e kinemave, teatrove dhe qendrave të tjera të kulturës

Shfrytëzuesit e bibliotekave dhe muzeve

Shfrytëzuesit e fitueseve dhe palestrave

Klientët dhe stafi i banjave termale

Shikuesit e garave sportive që organizohen në hapësira të jashtme



Kjo masë pas 27 shtatorit do të vlejë edhe për stafin e qendrave tregtare dhe i qendrave të thirrjeve (call center).

Sipas vendimit, një person nga institucionet e lartcekura do të angazhohet që të verifikojë që personat që hyjnë në këto objekte posedojnë dëshmitë e kërkuara.

LEXO EDHE:  FOTOT-Nuk ndalet së provokuari/ Beatrix Ramosaj publikon pozën “e rrezikshme”

LEXO EDHE:  Temperatura nën zero/ Juglindja zbardhet nga bora

Në arsyetimin e vendimit thuhet se kërkimi që qytetarët të ofrojnë këto dëshmi “ në asnjë rast” nuk përcaktojnë se “vaksinimi është i detyrueshëm”.

Ofrimi i dëshmisë së vaksinimit dhe dëshmia përmes testit të shpejtë antigen nuk vlen për personat që hyjnë në Kosovë dhe largohen nga aeroporti brenda tri orësh, për transportuesit profesionistë, shtetasit e Kosovës që kanë dalë jashtë Kosovës në 12 orët e fundit, për shtetasit që kalojnë transit përmes Kosovës, me kushtin që të largohen nga shteti brenda pesë orësh, për diplomatët e akredituar në Kosovë dhe për personat nën moshën 16-vjeçare.

Në fuqi do të vazhdojë të mbetet kufizimi i lëvizjes nga ora 22:00 deri në ora 05:00.

Lokalet e gastronomisë do të vazhdojnë të punojnë deri në ora 21:30, por vetëm në ambiente të jashtme dhe duke respektuar distancën ndërmjet tavolina prej 1 metër. Po ashtu qendrat tregtare do të lejohen të punojnë, ndërkaq për lokalet e gastronomisë brenda tyre, vlen parimi i njëjtë – pra puna vetëm në hapësira të hapura.

Ndërkaq, vazhdon të ndalohet veprimtaria e klubeve të natës, organizimi i festivaleve, koncerteve, ekskursioneve, pelegrinazheve, dasmave, fejesave, ahengjeve familjare dhe shoqërore.

Po ashtu, në funerale lejohen të marrin pjesë vetëm anëtarët e ngushtë të familjes dhe nuk lejohet mbajtja e të pameve.

Mbajtja e maskës do të vazhdojë të jetë në fuqi, ndërkaq institucionet publike do të punojnë vetëm me staf esencial nga zyrat, ndërkaq gratë shtatzëna janë të liruara nga puna.

Grumbullimet

Sipas vendimit, në ambiente të mbyllura lejohet grumbullimi deri në 20 persona, por duke respektuar distancën prej 1.5 metrash.

Për ngjarjet kulturore dhe grumbullime të tjera lejohen deri në 50 persona.

Po ashtu, kinematë, qendrat rinore, qendrat e kulturës dhe institucione të ngjashme duhet ta pezullojnë aktivitetin e tyre deri më 26 shtator. Teatrot, orkestrat, baleti dhe asambletë mund të mbajnë vetëm shfaqje online. Ndërkaq, pas 27 shtatorit, këto institucione mund të shfrytëzojnë vetëm 30 për qind të hapësirës së objekteve.

Ndërkaq, muzetë dhe bibliotekat lejohen të shfrytëzojnë vetëm me 30 për qind të kapaciteteve të hapësirave.

Cilët janë shkaktarët e vdekjeve në Kosovë nga COVID-19?

Sa i përket ngjarjeve sportive, ato në ambiente të mbyllura mund të zhvillohen vetëm me numër të kufizuar, ndërkaq nuk lejohet prania e shikuese.

Ngjarjet garuese në ambiente të hapura lejohet të mbahen dhe vetëm 5 për qind e kapacitetit të hapësirave do të lejohet për shikuesit.

Që prej gushtit, Kosova ka regjistruar numra të lartë të infektimeve ditore, por edhe të viktimave. Vetëm gjatë dhjetë ditëve të fundit, në Kosovë janë regjistruar 237 viktima./rel

LEXO TE PLOTE

Bota

Talebanët vendosin kufizime për shkollimin e grave

Publikuar

-

Nga

cna lajme bote

Gratë në Afganistan do të lejohen të studiojnë vetëm në universitete, ku klasat do të jenë të ndara në bazë të gjinisë dhe veshja islamike do të jetë e detyrueshme. Këtë e ka thënë më 12 shtator një anëtar i qeverisë së re të talibanëve.

Abdul Baqi Haqqani prezantoi këto politika të reja gjatë një konference në Kabul, disa ditë pasi talibanët formuan një qeveri, të përbërë krejtësisht nga burrat.

Bota po shikon nga afër se si do të veprojnë talibanët ndryshe nga hera e parë kur e kishim pushtetin më 1996-2001. Atë kësaj periudhe, gratë dhe vajzat nuk kishin të drejtë të shkolloheshin dhe të merrnin pjesë në jetën publike.

Talebanët kanë sugjeruar se kanë ndryshuar, përfshirë edhe qasjen e tyre ndaj grave.

Haqqani, që është përgjegjës për edukimin, tha se talibanët nuk duan ta kthejnë kohën 20 vjet pas.

“Ne do të ndërtojmë mbi gjërat që tashmë ekzistojnë”, tha ai.

Megjithatë, studentet femra do të përballen me kufizime nën sundimin taliban, përfshirë edhe kodin e veshjes që do të jetë i detyrueshëm. Haqqani tha se hixhabët do të jenë të detyrueshëm.

LEXO EDHE:  Shoqëria civile protestë gjatë gjithë natës kundër betonizimit të Liqenit

LEXO EDHE:  Fotot duke u puthur me sekretaren/ Jep dorëheqjen ministri britanik i Shëndetësisë



Ndarjet gjinore do të hyjnë në fuqi tha ai.

“Ne nuk do të lejojmë që djemtë dhe vajzat të studiojnë së bashku”, tha Haqqani.

Sipas tij, nëse nuk ka mësuese gra, atëherë do të aplikohen masa të posaçme që do të sigurojnë ndarjen.

“Nëse do të jetë e nevojshme një burrë mund të mësojë gratë, por në bazë të Ligjit të sheriatit”, tha ai.

Tashmë veç janë publikuar fotografi të klasave të ndara me perde.

Gratë në Kabul dhe në vende të tjera në Afganistan kanë protestuar kundër sundimit taliban dhe duke kërkuar të drejta. Në disa raste, talibanët janë përgjigjur me forcë, duke i rrahur me kamxhikë, me shkopinj, por në disa raste ata edhe kanë shtënë në ajër dhe ua kanë drejtuar armët grave protestuese./ REL

LEXO TE PLOTE