Connect with Us

Lulëzim Basha ose “Tigri prej letre”

Opinione

Lulëzim Basha ose “Tigri prej letre”

Publikuar

-

Lulëzim Basha ose “Tigri prej letre”

Nga: Ilir Yzeiri

Pasi e ndoqa pjesë –pjesë shfaqjen e Lulëzim Bashës në TV Klan te emisioni i Fevziut “Opinion”, me qenë se po merrem këto kohë me një studim për shprehjet frazeologjike të shqipes, më ngjau se Lulëzim Bashës, me atë që tregoi mbrëmë, i shkon shprehja si «Gjeli në majë të plehut».

Ndoshta tingëllon pak ofensive, por, në këtë rast, e kam fjalën për figurën dhe rolin që luan qytetari Lulëzim Basha kur vesh kostumin e udhëheqësit të PD-së dhe kur u paraqitet shqiptarëve si kryeministri i ardhshëm i tyre. Mua personalisht më ngjan se deri tani ai po ligjëron dhe po performon si « Gjeli majë plehut ».

Mirëpo sot në mëngjes lexova te «Peizazhet e fjalës» një studim brilant të Ardian Vehbiut mbi një klishe historike të ligjërimit në vitet ’60 ku ai analizon shprehjet e përdorura nga Enver Hoxha në luftë verbale me Hrushovin që u kthyen në klishe, si : « edhe bar do hamë e nuk nënshtrohemi » apo « u shitët për 30 aspra » , në studimin me titull : « Zanafilla komplekse e një klisheje », botuar sot te Peizazhet, siç e përmenda. Në këtë studim të Vehbiut ndesha dhe një shprehje që e ka përdorur Maoja për të karakterizuar imperializmin amerikan si «tigër prej letre », një shprehje që vjen nga kultura kineze e epokës Ming. Ndaj m’u duke se edhe Basha mbrëmë, disa herë shfaqej si « Gjeli në majë plehut » dhe në disa të tjera si « Tigër prej letre ».

Po le t’i marrim sendet me radhë.

Ligjërimi i Lulëzim Bashës është më i vrafri dhe më i dobti ndër ligjërimet që artikulojnë politikanët te ne. Ai është i rrafshtë, pa ngjyrë dhe mbështetet vetëm në një regjistër : tonaliteti i ngritur dhe vetëm në një stil apo model që është stili akuzues.

Basha është një prokuror shëtitës, pa pagesë që e nis paraqitjen e tij dhe shfaqjen në publik duke lexuar pretenca. Si prokuror ai ka përballë një kriminel apo një të pandehur imagjinar dhe i numëron atij krimet që ka kryer, por jo ato që kanë ndodhur dhe ato që ka bërë realisht viktima që Luli vë në shënjestër, por ato që ka bërë personazhi i së keqes që ai ka ndërtuar në përrallën që tregon.

Sipas Lulëzim Bashës Shqipëria është në gjendjen më të keqe, populli shqiptar, sipas tij, është zhytyr në errësirë, në varfëri e në mjerim dhe krimi e korrupsioni po vrasin me mijëra vetë. Vendi është mbulura nga zija e mjerimit dhe nga papunësia. Një grup njerëzish po i hanë shqiptarët të gjallë dhe po i pjekin trupat e tyre nëpër zgafella. Për t’i shpëtuar ata po vjen Lulëzim Basha.

Ai ka një program që e ka ndërtuar me njerëzitr më të zotë dhe më të ndritur ndër shqiptarë. Sapo ai të bëhet kryeministër, do të zhduket papunësia, do të zhduket mjerimi, do të vejë në djall korrupsioni, do të kthehen me miliona shqiptarë dhe atdheu ynë i dashur soacialist do të kthehet në një kantier ndërtimi e do të nisin të ndërtohen hekurudha, kombinate, ura e autostrada.

LEXO EDHE:  Vjen dorëheqja e parë në PD/Basha braktiset nga drejtori i lartë (Emri)

Siç shihet ky lloj ligjërimi është një imitim i pavetëdijshëm i modelit revolucionar komunist dhe natyrisht më i lehti për t’u përdorur nga liderë mediokër dhe të paaftë. Ky lloj ligjërimi, zakonisht, përdorej në format e edukimit në kohën e Partisë së Punës dhe atë e recitonin komunistë të devotshëm sa herë që atyre u kërkohej të merrnin një anagzhim para nënës parti.

Lulëzim Basha thotë që unë jam i vetmi politikan që nuk jam rritur e formuar në komunizëm, por ai nuk na tregon dot se ku është formuar. Pikërisht këtë mungesë e ka mbushur modeli komunist i ligjërimit i bartur në PD nga idhulli i tij shpirtëror Sali Berisha. Ky është i vetmi shtrat mbi të cilin ai mund të vendosë artikulimin e tij politik sa herë që shfaqet në publik.

Ligjërimi populist dhe ai totalitar ngrihet i gjithi mbi një realitet virtual. Thelbi i atij ligjërimi është jo trasnparenca, por fshehja, jo rrëfimi i realitetit, por denoncimi dhe vizatimi i një areali të mbushur me të gjitha plagët që kapitalizmi i ka shfaqur në vite. Karakteristikë e ligjërimit të mbështetur mbi modelin enverist të paraqitjes së sendeve është fshehja e së vërtetës nga brenda dhe mbulimi i saj.

Tabuja për të përmendur dobësitë dhe gabimet e bën Lulëzim Bashën që kur shfaqet në publik as emrin të mos ia përmendë Jozefina Topallit. Imitimi i pavetëdijshëm që Basha i bën ligjërimit enverist të rrënjosur nga Berisha në trashëgiminë e kulturës së PD-së, e ka bërë atë që të paraqitet jo si një njeri normal, me gabime e me vese, por si një hero që vlon nga afshi i betejës, që kërcënon, që premton, që sheh në fushën e betejës vetëm kundërshtarë, por jo njerëz që mendojnë ndryshe.

Realiteti që ai vizaton është një e dhënë ideologjike që duhet marrë pa vërtetim . Ata që guxojnë t’i kujtojnë atij se në atë realitet që ai vizaton gjërat nuk janë ashtu si i paraqet ai, janë tradhtarë dhe të shitur. Kush nuk e beson atë çon ujë në mullirin e armikut. Pikërisht siç patën bërë edhe komunistët pas çlirimit të vendit. Paraqitja bardhë e zi e realitetit nuk është realiteti vetë, por është njolla e zezë në mendje e atij që frymëzohet nga teoritë e luftës për ta shkatërruar kundërshtarin me mjetet e ligjërimit.

Dhe pikërisht për të gjitha këto Lulëzim Basha herë më ngjan sikur këndon si ai gjeli majë plehut, sidomos atëhere kur këndon për botën e re që do të ndërtojë dhe herë si tigër prej letre kur kërcënon me luftë, me përmbysje me konfiskime dhe përleshje./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Nga Erion Dasho/ Programi i Rilindjes për shëndetësinë; nga ndërzimi artificial tek amerikanët në Vietnam

Publikuar

-

Nga

cna lajme shendet

Programi i Shëndetësisë së rilindjes për mandatin e radhës ka në bazë termin dhe konceptin sugjestionues “One Health”, ose e përkthyer në shqip “një shëndet”. Është një term që në zhvillimin ndërkombëtar po e përdorim gjithmonë e më shumë për të treguar lidhjen midis shëndetit të njerëzve, të kafshëve dhe mjedisit.

Aktualisht OBSH-ja e rekomandon si një strategji veçanërisht të përshtatshme për të adresuar problemet e sigurisë ushqimore, zoonozave (sëmundjet me origjinë nga kafshët) dhe problemin e rezistencës ndaj antiobiotikëve.

Të njëjtën gjë bën edhe CDC ku si projekte lidhur me “One Health” rendit mbështjet për edukimin ndaj zoonozave, bashkëpunimin me shoqatën e veterinerëve dhe edukimin e bujqve të rinj.

Nuk e di se si ja kanë paraqitur “kompetentët” konceptin “One Health” kryeministrit Rama dhe ministres Manastirliu, por programi që ata paraqitën për miratim (dhe që miratuan dje) e sheh “One Health” [sic]:

“…si një politikë e re, inovative, e cila do të integrohet brenda një kuadri të gjerë e koherent politikash, përfshirë ato ekonomike, financiare, teknologjike, sociale por edhe politikën e jashtme.”!!!

Veçanërisht fjala e fundit për lidhjen e “One Health” me politikën e jashtme, të kujton batutën e famshme të filmit Kapedani:



“Nga mu hodhe kështu more pizeveng! Nga ndërzimi artificial tek amerikanët në Vietnam!”

Gafa me “One Health” është shkarja më e madhe por jo e vetme e programit të shëndetësisë. Kapitulli i shëndetësisë në program mbyllet me njësitë mobile të kujdesit shëndetësor. Në nivelin ku është katandisur sistemi shëndetësor shqiptar, me spitalet e zbrazura jo vetëm nga mjekët specialistë, por së shpejti edhe nga mjekët e përgjithshëm dhe të familjes, termi “mjeksi e specializuar e lëvizshme”, është në fakt skenari afrikan me furgonë mjeksorë që shëtitin nga fshati në fshat për të zëvendësuar spitalet dhe qendrat shëndetësore.

LEXO EDHE:  Rama flet si Yuri Kim/ “Topi është në fushën e Bashës, nëse e fut poshtë kanatjeres s’do e presim pafund”

LEXO EDHE:  Raporti i çiftit Meta me Ramën, Berishën e Bashën/Kryemadhi: I respektoj, por ...!

“One Health” jo si një program shëndetësor në një fushë të caktuar të shëndetit publik, por si një i ashtuquajtur “strategji” dhe afrikanizimi i kujdesit shëndetësor nëpërmjet mjekut që ofron kujdes shëndetësor në furgon tregon edhe njëherë se shëndetësia e Boratit dhe e kimistëve dhe klarinetistëve të vet është një shëndetësi pa vizion, pa strategji, pa program dhe pa të ardhme.

Por këtë Borati dhe boratët nuk e kanë problem. Kodi i etikës parashikon që ministrat nuk lejohen të shkojnë për dreka dhe darka jashtë shtetit. Kodi nuk ndalon trajtimin e tyre dhe të familjarëve të tyre në klinikat më të mira dhe më të shtrenjta, kudo qofshin ato…

Sa për pacientët shqiptarë…

Në dorë të veterinerëve të “One Health” apo të spitaleve-furgon…

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Refik Hasani/ Kryeministri Edi Rama, duhet të vizitojë krahinën shqiptare

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Nga Refik Hasani

Kryeministrit i Shqipërisë Edi Rama, në mandatin e tretë do të duhet të vizitojë krahinën shqiptare që përfshin Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën.

Por edhe të krijojë një fond të përhershëm për mjete dhe të hap-përurojë Konzulatën e përmendur për disa vite dhe në prag të jubileut nga tri dekada të Referendimit që kur më datën 1 e 2 Mars 1992, u mbajt, shprehja e vullnetit.

Referendumi ishte përcaktimi politik e Juridik i së ardhmes duke marrë përgjegjësinë për ta shtruar-ngritur për zgjidhje çështjen e kësaj Krahine, duke respektuar aspiratën e shprehur në formë plebishitare të Referendumit.



Po kalojnë tri dekada të Referendumit, statusi politik i shqiptarëve të kësaj Krahine nuk është zgjidhur, dhe vazhdohet të dominohet nga diskriminimi në të gjitha fushat e jetës.

LEXO EDHE:  Vrasje shtetërore!/ Hodhën armë e fishekë për të fajësuar viktimën

LEXO EDHE:  Vrasje shtetërore!/ Hodhën armë e fishekë për të fajësuar viktimën

Tirana dhe Prishtina zyrtare do të duhet të ndërtojnë një qëndrim të përbashkët për Referendumin dhe kryengritjen e armatosur ku përmesë Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, është sakrificë e kësaj krahine për realizim të drejtës së këtij Referendumi.

Përpjekjet e rëndësishme të popullit, shumica për liri e barazi qytetare të kësaj krahine është edhe gurthemeli tjetër siç është Marrëveshja e Konçulit.

Deri sa Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, gjen kohë të takohet me Presidentin e Serbisë Aleksandër Vuqiç, besoj se do të gjejë kohë të vizitojë këtë krahinë shqiptare./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Opinione

Sali Berisha ka shansin të ribëjë amanetin e tij politik

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Nga Ermal Mulosmani

Sali Berisha, i nxitur në dukje nga shtysa thellësisht personale, ka  filluar një luftë ndaj udhëheqjes së Partisë Demokratike dhe Lulzim Bashës. Është e paqartë mënyra sesi mundet të ketë sukses një lëvizje e tillë nga pikëpamja e rregullave të Partisë. Por një lëvizje me bazë të gjerë mundet të ribëjë nga e para edhe rregullat. Ndoshta ky është edhe qëllimi i saj.

Berishizmi është akoma i fortë në anëtarësinë e Partisë dhe në një ballafaqim Basha-Berisha, fituesi ka shanse reale të anojë nga Berisha. Zhgënjimet e njëpasnjëshme në betejën me Edi Ramën e kanë zbehur shpresën demokrate për pushtet dhe besimin se Basha është udhëheqësi i duhur.  Nga kjo premisë, shanset për një mbështetje nga baza janë të mëdha.

Sali Berisha është personi i duhur për të nxitur ringritjen e Partisë Demokratike (nga pikëpamja e ndikimit në bazë) por kurrsesi për ta riudhëhequr atë. Konflikti i hapur me administratën amerikane e zhvesh çdo lëvizje të Berishës nga idealizmi nëse synon kreun e Partisë. Opininoni  publik do ta lexojë përpjekjen e Berishës për të rimarrë PD-në si interes i ngushtë personal për të lidhur fatin e tij me atë të Partisë që krijoi. Kjo do ishte në dëm të Berishës dhe një premisë e fortë për dështim. Prandaj duhet ta përjashtojë kategorikisht veten nga mundësia për të drejtuar Partinë ose për të ndikuar në zgjedhjen e Kryetarit.

Sali Berisha duhet të ribëjë amanetin e tij politik me këtë lëvizje, duhet të bëjë atë që nuk e bëri gjatë kohëve të arta të tij.

Një lëvizje për ringritjen e një Partie Demokratike duke rrëzuar Kryetarin aktual dhe shpalljen e një fushate zgjedhore një vjeçare për Kryetarin e ri do të ishte ndoshta veprimi më i mbështetur nga baza e etur për të gjetur një lider të ri të cilit mund ti besojë në fitore. Nëse Berisha krijon shtratin demokratik për zgjedhjen e Kryetarit të ri të PD-së, përmes ndryshimeve statuore, kufizimit të mandatit të Kryetarit, shkarkimin automatik në rast të humbjes së zgjedhjeve parlamentare, ky do të ishte veprimi më i mirëserdhur për të gjithë demokratët dhe me gjasë puna më e mirë e Sali Berishës.

Meqë jemi këtu, ky do ishte edhe korrigjimi i gabimit që bëri në 2013-ën duke emëruar Lulzim Bashën si pasardhës.



Lulzim Basha i pati gjithë mundësitë për tu dëshmuar si lider. Sot atë e besojnë veç organet e reja drejtuese që i zgjodhi vetë. Ato që i ruajnë vulën.

Partia ka hyrë në një rreth vicioz. Një herë në katër vite, pas çdo dështimi elektoral, konfirmon Kryetarin dështues i cili, menjëherë, rrethon veten me eunukë yes-menë që më shumë bëjnë gjeste sesa flasin. Pushteti i karriges së Kryetarit që, me një të rënë të lapsit të bën apo zhbën karrierën ka sterilizuar debatin e brendshëm, ka eleminuar individin me mendim të pavarur dhe i ka dhënë Kryetarit të Partisë hijen e Zotit në Parti. Partia nuk është më një organizim vullnetar apo shoqëri aksionere por kompani me pronar të vetëm.

LEXO EDHE:  Vjen dorëheqja e parë në PD/Basha braktiset nga drejtori i lartë (Emri)

LEXO EDHE:  Largimi nga PD-ja/ Bregu: Unë nuk kam dalë, na hoqën

Lulzim Basha, e kuptoi shpejt peshën e vulës së Partisë. Në vitin 2017,  me një vendim diabolik në limitin e fundit të afatit të dorëzimit të listave zgjedhore për deputetë këputi karrierat politike të Jozefina Topallit, Astrit Patozit, Arben Imamit, Genc Rulit, Majlinda Bregut e shumë të tjerëve që i bënin hije në oborrin demokrat. Tha që kjo listë është basti i tij dhe e pagëzoi me emërtimin pompoz “Republika e re”.

Basti shënoi humbjen më të thellë elektorale por kjo nuk do të thotë asgjë. Rruga e telasheve ishte spastruar paçka se Partisë i firuan 200 mijë vota. Biznesi i Bashës nuk është fitorja, është PD-ja pa telashe. Ai gjithmonë është marrë me mbarëvajtjen e biznesit të tij brenda PD-së,  jo me, ruajna zot, fitoren e zgjedhjeve! Për Bashën e rëndësishme është vetëm alibia e humbjes dhe rimëkëmbja e karriges së Kryetarit menjëherë pas saj. Shpejt e shpejt, për 20-30 ditë. Punë e madhe se PD-ja rudhet. Mund të bjerë 300 mijë vota, e pastaj? Mjaftojnë edhe aq, boll të jemi të dytët e të vazhdojmë biznesin.

Kjo praktikë duhet të marrë fund për të mirën e demokracisë. Sali Berisha, njeriu që ndërtoi mitin e Kryetarit të Partisë së bashku me Edi Ramën me ndryshimet kushtetuese të 2008-ës, ka shansin të korrigjojë gabimin e tij. Një Kryetar i fortë vërtet mundet të të çojë drejt pushtetit dhe të  kthehet në autokrat siç ka bërë Edi Rama me bekimin e Berishës (ndryshimet e 2008-ës). Por një Kryetar Partie hileqar që di të shfrytëzojë epërsitë e vulës për të rudhur Partinë e njëkohësisht për të menaxhuar çdo humbje është një fatkeqësi kombëtare. Largimi i tij nga udhëheqja e Partisë dhe moslejimi në të ardhmen i një precedent të tillë, përmes demokratizimit të statutit dhe sanksionimit të shkarkimit të humbësit, do t’i jepte lëvizjes së Sali Berishës legjimitet moral dhe ndoshta do të ishte kontributi më i madh i tij qysh nga themelimi i asaj Partie.

Nuk ka rëndësi shtysa, rëndësi ka rezultati.

LEXO TE PLOTE