LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ku “humbi” vota e emigrantëve?/ Ende nuk dihet si do të funksionojë, procesi drejt dështimit

15 Janar 2021, 18:38, Aktualitet CNA
Ku “humbi” vota e emigrantëve?/ Ende nuk dihet si do të

Kur kanë mbetur rreth 100 ditë nga zgjedhje e 25 prillit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve akoma nuk ka finalizuar procesin e votimit të emigrantëve në vendet ku ata punojnë e jetojnë.

Por, ku ka ngecur ky proces? Kryetari i KQZ, Ilirjan Celibashi, në ditët e fundit të vitit 2020 besimplotë se këtë vit do të realizohej premtimi i vjetër politik për t?u mundësuar emigrantëve të ushtrojnë të drejtën e votës nga vendet ku jetojnë.

Sipas tij ky ishte një proces kompleks që ka rezultuar më i vështirë nga sa dukej.

?Ne sot që flasim jemi duke punuar për ta realizuar dhe kemi besim që kjo mund të bëhet. Po përpiqemi që ta finalizojnë të paktën teknikisht. Procesi është delikat dhe kërkon një konsensus sa më të gjerë?, tha kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi.

Vullneti politik nuk ka munguar asnjëherë nga asnjë palë. Por për socialistët duhet të mendojmë për zgjedhjet e ardhësme, pasi në 25 prill, kush dëshiron të votojë, duhet të bëjë këtë vetëm në vendlindje.

?Ne 25 prill do të votohet siç është votuar në zgjedhjet e deritanishme. Kush dëshiron të votojë duhet të vijë të votojë në territorin e republikës së Shqipërisë. Ky diskutim është bërë për në zgjedhjet e vitit 2025?, tha Arben Pëllumbi, sekretar organizativ i PS-së.

Në fakt një deklaratë prapaktheu kjo e mazhorancës pasi në programin e qeverisjes të mandatit të dytë, votën e emigrantëve e kishte mes pikave kryesore.

?Brenda gjysmës së parë të mandatit qeverisës do të përfundojmë procesin e regjistrimit të shtetasve tanë jashtë vendit për t?i dhënë mundësinë shqiptarëve me banim jashtë vendit të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021?, thuhet në program.

Përtej premtimeve dhe vullnetit politik, çështjet tekniket që kërkojnë zgjidhje pasojnë njëra-tjetrën. Disa ditë më parë komisioni qendror i zgjedhjeve përjashtoi mundësinë që vota e emigranteve të aplikohet nëpërmjet portalit e-albania dhe për të bërë të mundur këtë proces, do ngrihej një sistem nga vetë KQZ që kërkonte dhënat e zgjedhjeve së bashku me FACE ID.

Por me sa duket koha nuk premton për të organizuar dhe vënë në funksion një proces kaq kompleks pasi akoma nuk është përcaktuar as mënyra dhe as zonat ku emigrantët do të votojnë./ Euronews Albania

Lajmet e fundit nga