Aktualitet
Kreu i ARSH-së: Asnjë aks i bllokuar, kemi 5 mijë tonë kripë për sezonin dimëror

Ergys Verdho, drejtor i Autoritetit Rrugor Shqiptar thotë se në të gjithë territorin e vendit, gjatë 24 orëve të fundit nuk ka pasur asnjë rrugë të bllokuar nga dëbora apo ngrica.
Z.Verdho në një intervistë për Euronews Albania thotë se, në zonat ku ka pasur reshje dëbore gjatë ditëve të fundit është hedhur kripë për të mundësuar qarkullimin e automjeteve pa përdorur zinxhirë.
Ai sugjeroi për drejtuesit e automjeteve që do të udhëtojnë në rrugët e zonës veriore dhe juglindore të vendit që të përdorin goma dimërore.
“Do t’u bëjë një apel drejtuese që të pajisen me goma dimërore dhe në akset e zonave të thella malore duhet të pajisen me zinxhirë”, tha kreu i ARSH-së.
Z.Verdho theksoi gjatë intervistës se janë marrë masa që në nëntor për të përballuar situatën gjatë dimrin dhe bëri me dije se, në dispozicion nga kompanitë që ARSH ka kontrata janë në total 1200 punëtorë, 500 mjete në operim dhe 5 mijë tonë kripë në dispozicion të mirëmbajtjes së rrugëve./CNA.al