Connect with Us

Këlliçi nxjerr dokumentin/ Si anëtarët e DSIK po rekrutohen në PS në kundërshtim me ligjin

Politikë

Këlliçi nxjerr dokumentin/ Si anëtarët e DSIK po rekrutohen në PS në kundërshtim me ligjin

Publikuar

-

Këlliçi nxjerr dokumentin/ Si anëtarët e DSIK po rekrutohen në PS ën kundërshtim me ligjin

Kryetari i FRPD-së, Belind Këlliçi ka denoncuar ditën e sotme një tjetër skandal që lidhet me Autoritetin për Informim mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit, ku anëtari i saj Mariglen Kasmi do të konkurojë për deputet për Partinë Socialiste.

Por sipas legjislacionit, anëtarët e DSIK nuk duhet të jenë të përfshirë me asnjë parti politike si dhe nuk i lejohen angazhime në aktivitete politike.

“Shkelje me të dyja këmbët!

Marenglen Kasmi, anëtar i Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH), njohur ndryshe si “Autoriteti i Dosjeve”, ka njoftuar pjesëmarrjen e tij në garën e hapur nga Partia Socialiste për zgjedhjet e 25 prillit, në qytetin e Gramshit. Kasmi ka aplikuar në platformën “Deputeti që duam” dhe është një nga 57 kandidatët që u klasifikuan për në fazën e dytë të konkurrimit në shkallë vendi.

Duke qenë se anëtari i këtij autoriteti disponon informacione e të dhëna të klasifikuara, merr vendime për subjektet që zgjidhen ose janë objekt i shqyrtimit të autoritetit, ku duhet zbatimi i ligjit dhe asnjanësia politike, nuk i lejohet angazhimi në aktivitete të larta politike, si në këtë rast përfshirja në listën e kandidatëve të PS.

LEXO EDHE:  PS kërkesë KQZ-së/ Rama i pret “kokën” Dakos?

Përfshirja e Marenglen Kasmit në garën politike për zgjedhjet e ardhshme është e jashtëligjshme!

Konkretisht,

LIGJ Nr. 45/2015 “PËR TË DREJTËN E INFORMIMIT PËR DOKUMENTET E ISH-SIGURIMIT TË SHTETIT TË REPUBLIKËS POPULLORE SOCIALISTE TË SHQIPËRISË”

KREU II

AUTORITETI PËR INFORMIMIN MBI DOKUMENTET

E ISH-SIGURIMIT TË SHTETIT

Neni 9

Kushtet për t’u zgjedhur anëtar:

Pika 1

  1. e) nuk është anëtar në parti politike;

 

  1. f) nuk ka konflikt interesi me detyrën;

Pika 3

Qenia anëtar i Autoritetit është e papajtueshme me çdo detyrë tjetër shtetërore apo private”, shkruan Këlliçi./CNA.al

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Politikë

Biznesmen i suksesshëm në Gjermani/ Patozi prezanton kandidatin e Bindjes për Vlorën

Publikuar

-

Nga

Biznesmen i suksesshëm në Gjermani/ Patozi prezanton kandidatin e Bindjes për Vlorën

Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka prezantuar kandidatin për qarkun e Vlorës, për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Bëhet fjalë për Arjan Devollaj, biznesmen i suksesshëm në Gjermani dhe në Shqipëri.

“Mirë se vjen Arjan Devollaj!

Ndjehem i nderuar që arjan devollaj do të jetë pjesë e skuadrës sonë të kandidatëve për qarkun e vlorës.

Një djalë i ri dhe i realizuar vlonjat, biznesmen i suksesshëm në gjermani dhe në shqipëri, ai synon të japë kontributin e vet për projektin tonë politik, që synon ndryshimin dhe jo thjesht rotacionin.

Arjan Devollaj, vlerë e shtuar e bindjes demokratike për Vlorën dhe Shqipërinë.”, shkruan Patozi./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Votimi dhe numërimi elektronik/ KQZ ndryshon zonat e aplikimit

Publikuar

-

Nga

Votimi dhe numërimi elektronik/ KQZ ndryshon zonat e aplikimit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar projektihn pilot për numërimin dhe votimin elektronik në zgjedhjet e 25 prillit.

Në mbledhjen e sotme, KQZ ka vendosur të ndryshojë zonat se ku do të aplikohet projekti pilot.

Sipas KQZ votimi dhe numërimi elektronik do të aplikohet në zonën e administrimit numër 40, në Njësinë Bashkiake nr.10 në Tiranë.

Kujtojmë që pak kohë më parë PD dhe PS patën përplasje sa i takon aplikimit të projektit pilot.

LEXO EDHE:  Ndryshimi i Sistemit Zgjedhor/ PD dhe PS vijojnë “ping-pongun”

LEXO EDHE:  “Padrino i baronit të drogës, të ikë nga delegacioni”/ PS-PD përplasen edhe në PE

PD propozoi Korçën dhe Fierin, ndërsa PS bie deri diku dakord me PD për Korçën, por e propozon si Bashki dhe jo si qarku, teksa në anën tjetër propozon edhe Bashkinë e Tiranës, vetëm në disa Njësi Administrative të saj.

Po ashtu, në mbledhjen e sotme, KQZ ka regjistruar edhe koalicionin opozitar, “Partia Demokratike-Aleanca për Ndryshim”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Iu kërkoj votën sepse…”/ Kush është kandidati i pavarur i qarkut të Beratit

Publikuar

-

Nga

"Iu kërkoj votën sepse..."/ Kush është kandidati i pavarur i qarkut të Beratit

Plarent Aleksi është kandidati i pavarur për qarkun e Beratit në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Përmes një postimi, Aleksi u ka kërkuar qytetarëve të  këtij qarku t’i besojnë votën, kundër aleancës së krimit, ashtu siç ai cilëson PD,PS dhe LSI.

Kandidati i pavarur Plarent Aleksi beson se ai është njeriu i duhur për të përfaqësuar vendin e tij me argumentin se ka studiuar në Perëndim dhe ka një jetë të pastër dhe pa rekorde kriminale.

Un jam Plarent Aleksi, Doktor në Shkenca Sociale dhe Filozofi: Kandidat për Deputet në Qarkun BERAT ( Kuçovë + Urë Vajgurore + Berat + Çorovodë) ju flas drejt dhe sinqerisht, ju kërkoj votën sepse vetëm kështu mund të përfundoj betejën që kam filluar kundër aleancës së krimit (PD+PS+LSI).

Un jam kandidati juaj më i mirë në Qarkun e Beratit nëse kërkoni një kandidat të shkolluar në Perëndim, pa CV kriminale, Atdhetar dhe me vullnet të fortë për të luftuar hajdutërinë në politikë. Un jam i sinqertë, mos u besoni më atyre që shkojnë pas politikës së Korruptuar në Shqipëri”, shkruan Plarent Aleksi./CNA.al

LEXO TE PLOTE