Connect with Us

Identifikimi biometrik / KQZ ka kualifikuar kompaninë që u akuzua nga Trump për manipulim votash. Oferta vetëm në gjuhën angleze?

Aktualitet

Identifikimi biometrik / KQZ ka kualifikuar kompaninë që u akuzua nga Trump për manipulim votash. Oferta vetëm në gjuhën angleze?

Publikuar

-

Identifikimi biometrik / KQZ ka kualifikuar kompaninë që u akuzua nga Trump për manipulim votash. Oferta vetëm në gjuhën angleze?

Sipas njoftimit të KQZ: “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në datën 14 janar 2021, përfundoi fazën e vlerësimit të ofertës dhe zgjidhjes teknike, të paraqitur nga operatori ekonomik “Smartmatic International Hlding B.V” pjesëmarrës në procedurën prokuruese me objekt “Sisteme/pajisje të teknologjisë së informacionit për identifikimin elektronik të votuesve dhe verifikimin e tyre pas zgjedhor”. Kompania Smartmatic International Holding B. V, brenda afateve ligjore paraqiti dokumentacionin, zgjidhjen teknike dhe ofertën ekonomike me vlerë: 19.975.774,23 USD pa T.V.SH dhe e konvertuar në lekë referuar kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë për datën 23.12.2020 me vlerë: 2,016,354,627.56 lekë pa TVSH.

Komisioni i Vlerësimit të Ofertave pas shqyrtimit të dokumentacionit, ofertës ekonomike dhe zgjidhjes teknike vendosi kualifikimin ofertës së paraqitur nga kompania Smartmatic International Holding B. V.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të vijojë me fazën e negocimit të termave të kontratës me kompaninë fituese. Nëse negociatat rezultojnë të suksesshme dhe arrihet nënshkrimi i kontratës, do të fillojë procesi përgatitor për implementimin e sistemit për identifikimin elektronik të zgjedhësve”.

Njoftimi i KQZ nuk sqaron në publikimin e vet nëse dokumentacioni është dorëzuar në përputhje me rregullat shqiptare të ligjit të prokurimit publik. Ato rregulla detyrojnë dorëzimin e dokumentacionit në gjyhën zyrtare, pra në shqip.

Report Tv, në ditët që i paraprinë njoftimit nga KQZ  ka parashtruar një historik akuzash dhe kundërakuzash mes Trump dhe përfaqësuesve të “Smartmatic”.

Sipas investigimit të bërë nga Report TV, Smartmatic, u themelua në idenë se teknologjia mund të ndihmojë në sigurimin e integritetit të zgjedhjeve, në vitin 2000.  Që nga viti 2003 Smartmatic ka dizajnuar dhe zbatuar me sukses teknologjitë e sigurta të votimit për komisionët zgjedhorë në pesë kontinente në 25 vende, duke regjistruar sipas tyre më shumë se 5 miliardë vota me zero shkelje të sigurisë.

Duke përdorur teknologjitë më të fundit, Smartmatic po bën votimin në internet dhe dorëzimin e votave në internet një realitet për të mundësuar votimin e sigurt në shtëpi dhe gjithashtu ofron mundësinë për të votuar edhe për personelin ushtarak, diplomatët dhe të tjerët që janë larg shtëpisë.

LEXO EDHE:  Përballje titanësh në SHBA/ Ja kush kryeson

Kompania u akuzua në 2017, nga presidenti i Venezuelës se i ishte nënshtruar presionit të Amerikës dhe se kishte deklaruar 1 milionë më pak votues në zgjedhjet e atij viti.

Nicolás Maduro në atë kohë do të deklaronte: “Ai budalla, presidenti i Smartmatic, ka rënë pre e presionit amerikan dhe britanik dhe deklaroi se kishte vetëm 7.5 milion [votues]. Unë mendoj se ishin 10 milionë votues venuzelian.”

Në zgjedhjet presidenciale të 2020 Sidney Poëell (avokat i Donald Trump) lëshoi akuza për manipulim  votash dhe ndryshimin e rezultatit përfundimtar nga kompania Smartmatic.

“Një nga tiparet më karakteristike (të softuerit) është aftësia e tij për të ndryshuar votat. Mund të vendosë dhe drejtojë një algoritëm që ka të ngjarë të përshkojë të gjithë vendin për të marrë një përqindje të caktuar të votave nga Presidenti Trump dhe për t’i kthyer ato te Presidenti Biden. ”

Në çdo rast, me gjithë akuzuesit e ndryshëm në kohë të ndryshme, ato kanë patur një emërues të përbashkët: E kanë akuzuar se ka mbrojtur interesat e SHBA!!! Ky mund të jetë lajmi i mirë për Shqipërinë. Shpresojmë që mbrojtja e atyre interesave të flasë më shumë shqip./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Kronika

Ndryshonte datën e skadencës të ushqimeve/Arrestohet 62-vjeçari

Publikuar

-

Nga

Një 62-vjeçar ka rrënë në prangat e policisë pasi akuzohet se u ndryshonte datat e skadencës produkteve ushqimore, të cilat më pas i tregëtonte si produkte bio.

Mihal Kote tregëtonte mallra ushqimore, të tipit bulmet dhe vaj ulliri përmes subjektit “Saranda.al”, produkte që pas kontrollit të policisë rezultuan të skaduar dhe jashtë standardeve të konsumit.

Kote mblidhte vaj luledielli të skaduar, pa etiketë, të cilin e  riambalazhonte me etiketë të re nën emrin “Saranda Al”, poashtu djathin e lopës e shiste si djathë dhie. Në ambjentet e sibjektit të tij, u gjetën dhe produkte të tjera të papajisura me faturë tatimore me TVSH.

LEXO EDHE:  Faktet që “gozhdojnë” Lulzim Bashën dhe tregojnë dështimin e tij

LEXO EDHE:  Yuri Kim takon Bashën/ SHBA-ja pret që listat e kandidatëve të jenë të pastra

Mbi Mihal Koten rëndojnë akuzat për “mashtrim”, “mospagim taksash dhe tatimesh” dhe “fshehje të ardhurash”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Policia me “dorë të hekurt”/ Gjobiten mbi 1600 qytetarë për mosvendosjen e maskës

Publikuar

-

Nga

Policia me “dorë të hekurt”/ Gjobiten mbi 1600 qytetarë për mosvendosjen e maskës

Qytetarët shqiptarë vazhdojnë të mos respektojnë masat anti-Covid. Gjatë 48 orëve të fundit janë gjobitur mbi 1672 persona pasi u konstatuan pa maskë. Policia njofton se janë ndëshkuar edhe 9 persona që janë konstatuar duke ecur në rrugë gjatë orës policore.

Gjatë 48 orëve të fundit, Patrullat e Përgjithshme kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 3.000 lekë, 1451 shtetas që janë konstatuar pa maskat mbrojtëse.

Shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndëshkuar me të njëjtën masë administrative, 221 shtetas që udhëtonin në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik, pa vendosur maskat mbrojtëse.

Gjithashtu janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 9 shtetas që janë konstatuar duke lëvizur në këmbë pas orës 20:00.

LEXO EDHE:  Facebook, Twitter dhe Tik Tok japin njoftimin/ Çdo mesazh që uron vdekjen e presidentit do të hiqet

LEXO EDHE:  Faktet që “gozhdojnë” Lulzim Bashën dhe tregojnë dështimin e tij

Në zbatim të masave anticovid, Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve që të respektojnë orën policore, të vendosin maskën dhe të ruajnë distancimin social, ndërsa subjektet tregtare, lokalet dhe restorantet të respektojnë protokollet e sigurisë dhe orarin e mbylljes, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Tentuan të vjedhin dyqanin e celularve në Fier arrestohet autori i tretë

Publikuar

-

Nga

I shpallur në kërkim nga Italia/ Policia e Shkodrës dhe Interpol Tirana arrestojnë 23 vjeçarin

 

Policia e Fierit ka vënë në pranga shtetetasin me iniciale A.F, 32 vjeç i cili ishte i shpallur në kërkim me akuën e vjedhjes. Ky shtetas  në bashkëpunim me shtetasin E.G, dhe G.F, (të cilët janë arrëstuar disa ditë më parë nga policia) dhe G.B në 17.01.2021 kanë tentuar të vjedhin një dyqan celularësh në Fier.

Gjatë tentativës për vjedhje, autorët janë pikasur nga një punonjës i policisë i cili ka ndërhyrë për të parandaluar vjedhjen dhe është përplasur fizikisht me autorët, të cilët duke u pëpjekur të largohen  kanë goditur me makinën e tyre makinën e punonjësit të policisë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, bënë ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim A. F., 32 vjeç, banues në Fier.

Gjykata e Shkallës së Parë Fier, me vendimin e datës 26.01.2021, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Vjedhje me dhunë e mbetur në tentativë”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” të kryera në bashkëpunim.

32-vjeçari, në bashkëpunim me shtetasit i cili është shpallur në kërkim E. G. dhe G. F., (të cilët janë ndaluar nga Policia në datë 24.01.2021) dhe shtetasin G. B., (), në datë 17.01.2021 kanë tentuar të vjedhin me thyerje dyqanin e celularëve në pronësi të shtetasit R. C”, njofton policia /CNA.AL

LEXO EDHE:  Paralajmëron shefi i CIA-s/Koreja e Veriut mund të lëshojë një raketë tjetër

LEXO EDHE:  “Miliona euro po fshihen si sekret shtetëror”/ PD denoncon tenderat urgjentë të Ministrisë së Shëndetësisë

 

LEXO TE PLOTE