Connect with Us

Felipe Melo sulmon Chiellinin: Është i pabesë!

Sport

Felipe Melo sulmon Chiellinin: Është i pabesë!

Publikuar

-

Felipe Melo është rikthyer edhe njëherë kujtimeve tek Juventus, teksa ka thumbuar mbrojtësin Giorgio Chiellini ku ka thënë se duhet të kenë kujdes nga ai sepse ai nuk ka etikë dhe gjërat në dhomat e zhveshjes i bën publike.

Duke folur për “LaGazzettadelloSport”, Melo kritikoi Chiellinin, pasi ky i fundit kishte publikuar gjëra private dhe kishte etiketuar karaktetrin e Melos në librin e tij të fundit.

“Shikoni, ai është lojtar i Juventus, por fatkeqësisht kam pasur fatin të luaj me të. Atij nuk mund ti besosh, në futboll gjërat që ndodhin në zhveshtore duhet të mbeten aty, bashkëlojtarët tek Kombëtarja italiane duhet të mbajnë sytë hapur kur janë rreth tij, sepse ai nuk ka etikë”, tha ai.

“Nëse ai ka folur për dikë që ka luajtur në Kombëtare, ai mund të flasë prapë me dikë që luan tani. Në Brazil kemi etikë, nuk jemi kështu, unë nuk mund të flas keq për dikë që kam punuar me të sepse ekziston njëfarë etike, ka gjëra që nuk deklarohen”, tha Melo.

Melo u pyet edhe nëse është penduar për gabimet që ka bërë, ai pati një përgjigje interesante.

“Nuk mund të them që jam penduar, sepse çdo gabim ishte një mësim për mua, kështu që nuk mund të them se jam penduar”, përfundoi Felipe Melo.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Seria A

Juventusi po vjen, mposht Spezian dhe afrohet me kreun

Publikuar

-

Nga

Juventusi është rikthyer te fitorja në kampionat, teksa ka mposhtur ditën e sotme Specian me rezultatin 3-0, në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të.

Bardhezinjtë marrin kështu një fitore shumë të rëndësishme, e cila i dërgon në kuotën e 49 pikëve, 3 më pak se Milani i vendit të dytë dhe 7 më pak se Interi kryesues.

Për të kaluar te ndeshja, pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ku bardhezinjtë kishin disa raste shënimi, por nuk ia dolën të shënojnë.

Pjesa e dytë ishte një tjetër histori, teksa ndeshjen do ta zhbllokonte Alvaro Morata, i cili  1 minutë pasi ishte aktivizuar, ia doli të shënojë në minutën e 62’. 9 minuta më vonë mendoi Kieza për të dyfishuar shifrat she për të qetësuar Pirlon.

Megjithatë ndeshjen e vulosi Kristiano Ronaldo, i cili pasi ishte ndalur te shtylla në pjesën e parë, në minutën e 89’, shfrytëzoi në maksimum një asist të Bentakur, për të shënuar golin e tretë dhe të fundit të ndeshjes.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Merret vendimi zyrtar për ndeshjen Lazio-Torino

Publikuar

-

Nga

Ka ardhur komunikimi zyrtar nga gjyqtari Piccinini, ndeshja Lazio – Torino nuk luhet sepse Torino nuk u shfaq as pas 45’ minutave nga koha kur loja duhej të startonte.

“Granata” nuk u nisën për në Romë sepse ishin në izolim, sipas parashikimeve të autoritetit shëndetësor lokal.

Por ndeshja e planifikuar për në orën 18:30 nuk është shtyrë sepse Lega Calcio beson se “Toro” ka përdorur tashmë bonusin e një shtyrje sezonale për ndeshjen kundër Sassuolos. Është një rast i ngjajshëm më atë të Juventus – Napoli.

Tani mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi i Federatës së Futbollit të Italisë në lidhje me këtë çështje.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Rastet me “Covid-19”, Torino nuk del në fushë, Lazio e pret

Publikuar

-

Nga

Tetë rastet me “COVID-19” në ekipin torinez, madje me variantin britanik, i bënë autoritetet të mos bënin ndonjë lëshim, ndaj edhe Torino nuk u paraqit sot në ndeshjen me Lazion në Romë.

Takimi Lazio-Torino ishte parashikuar të niste në orën 18:30, por që tashmë i takon federatës italiane të futbollit që të vendosë për këtë sfidë…, me institucionin e futbollit që ka kërkuar që sfida të luhet.

Pas ndeshjes me Sasuolon, kjo është ndeshja e dytë që Torino nuk zbret në fushën e lojës.

LEXO TE PLOTE