Connect with Us

E BUJSHME/ Kukësi afron boshnjaku që ka luajtur në superligën serbe

Sport

E BUJSHME/ Kukësi afron boshnjaku që ka luajtur në superligën serbe

Publikuar

-

Numan Kurdiç është lojtari që Kukësi ka afruar dhe do të jetë një opsion për verilindorët në pjesën e dytë të sezonit. Nga sa mësojmë pjesa e dokumentacioni është zgjidhur dhe mbetet vetëm të hedhë firmën mbi kontratë.

Ai këtë seozn ka luajtur në Superligën serbe me skuadrën e njohur të Novi Pazara, ndërsa me kuksianët ai synon që të luaj edhe më shumë, duke qenë se është vetëm 22 vjec, ndërsa duket se skuadra verilindore ka filluar që të plotësojë organikën, pasi ka pasur edhe largime.

Me shumë gjasa, brenda javës që vjen, skuadra do të marrë formë dhe do të ketë edhe 3-4 përforcime mjaft cilësore, me lojtarë që do të bëjnë diferencën edhe në Superiore, të paktën siç edhe deklarojnë drejtuesit e skuadrës kuksiane…

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Sport

VIDEO/ Perla e Bregut thyen Vllazninë kryesuese, Laçi mposht Kukësin mes polemikave (VIDEO)

Publikuar

-

Nga

Fitojnë Teuta dhe Laçi, suksese që i kanë ngjitur dy skuadrat e Edi Martinit dhe Shpëtim Duros në vend të dytë. Vllaznia tani është vetëm një pikë larg dhe gara për titullin kampion në Superiore është bërë më e fortë dhe më spektakolare së kurrë, me katër skuadra që ndahen nga vetëm dy pikë larg.

Laçi vazhdon ecurinë fantastike në kampionat dhe është ngjitur në vend të dytë. Bardhezinjtë e Duros mposhtën 1-2 Kukësin në “Elbasan Arena”, duke siguruar fitoren e gjashtë në shtatë takimet e fundit. Emiliano Musta gjeti rrjetën në minutën e katërt dhe kaloi shumë shpejt miqtë në avantazh.

Laçi dominoi pjesën e parë, por humbi disa raste të pastra për gol. Kukësi e nisi mirë fraksionin e dytë dhe barazoi ndeshjen pas një ore lojë. Eurogol i afrikanit Eze, i cili dërgoi topin në trekëndëshin e Sherrit. Ekipi i Duros reagoi shpejt dhe u rikthye në avantazh në minutën e 74-t. Redon Xhixha u frenua në mënyrë të parregullt nga Eze dhe kryesori akordi një penallti të diskutueshme.

Regi Lushkja nuk gaboi nga pika e bardhë, gol që i dhuroi tre pikë fantastike ekipit kurbinas. Suksesi i sotëm e ka ngjitur Laçin në vend të dytë me 40 pikë, një më pak se Vllaznia kryesuese, dhe po aq sa numëron edhe Teuta.

Teuta mori sot një fitore shumë të rëndësishme ndaj Vllaznisë me shifrat 1-0, duke hapur ap tërësisht garën për titull kampion dhe ngjeshur shumë renditjen e përgjithshme. Ishte një ndeshje përgjithësisht e ekuilibruar, por në fund lojtarët me cilësi të mëdha janë ata që vendosin dhe në këtë rast ishte Bregu, që nderoi Teutën.

Vlonjati qëndroi jashtë zone gjatë një goditje këndi në favor të Teutës dhe pasi topi u largua nga shkodranët sfera përfundoi në këmbët e Bregut.
Sulmuesi e kontrolloi me shumë klas dhe lëshoi një goditje fluturimthi, duke shënuar ndoshta golin më të bukur të javës dhe i dhënë tre pikë jetike Teutës, që mban vendin e tretë me 40 pikë, po aq sa Laçi një shkallë më lart. Nga ana tjetër Vllaznia vazhdon të jetë në krizë. Në 7 ndeshjet e fundit shkodranët numërojnë 6 pikë. /abcnews.al

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 22
E mërkurë, më 3 mars, ora 16:00

Teuta-Vllaznia 1-0
(Bregu 25′)
Kukësi-Laçi 1-2
(Eze 58′ / Musta 4′, Lushkja (pen) 74′)

 

74′ Laçi rikthehet në avantazh. Xhixha fitoi një penallti për kurbinasit dhe Regi Lushkja nuk gaboi nga pika e bardhë.

58′ Eurogol në “Elbasan Arena”. Eze dhuroi një goditje fantastike me të majtën dhe topi në trekëndësh. Kukësi gjen golin e barazimit.

25′ Vjen goli i parë në Durrës. Teuta ka kaluar në avantazh në minutën e 25-të përballë Vllaznisë kryesuese. Eurogol i Dejvi Bregut.

4′ Zhbllokohet ndeshja në “Elbasan Arena”. Laçi ka kaluar në avantazh përballë Kukësit. Emiliano Musta autori i golit për bardhezinjtë e Duros.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

VIDEO/ Gol i gjithi “Made in Albania”, Cikalleshi nuk ndalet në kampionat

Publikuar

-

Nga

Sokol Cikalleshi nuk ka më frena. Pas dygolëshit të para disa ditëve në përmbysjen e madhe ndaj Malatyaspor, kavajasi gjen sërish rrugën e rrjetës.

Këtë herë Cikallshi pamundur të shënojë pikërisht ndaj ish-ekipit të tij, Basaksehir, që tashmë është shndërruar një nga skuadrat më të mira dhe pretendent për titullin.

Sulmuesi i Konyaspor mundi të shënojë në në minutën e 79, pas kosrimit të një tjetër shqiptari, Zymer Bytyqit. Ky është goli i katërt në kampionat për Cikalleshin.

LEXO TE PLOTE

Sport

Maliqi bën ligjin në Kategorinë e Dytë/ Juglindorët triumfojnë në Këlcyrë dhe marrin kryesimin

Publikuar

-

Nga

U luajtën ditën e sotme 6 sfidat e vlefshme për javën e 12-të të Kategorisë së Dytë, Grupi B, ku nuk munguan surprizat. Labëria u mposhtë në shtëpi nga Natëtari me rezultatin 1-2. Një humbje befasuese kjo për skuadrën vlonjate, e cila është e para për këtë sezon. Ndërkohë nuk ka falur Maliqi, që triumfoi 0-2 në transfertë ndaj Këlcyrës, duke marrë kreun e renditjes dhe duke bërë ligjin në Grupin B.

Me të njëjtin rezultat triumfoi edhe Tepelena në transfertë ndaj Përmetit. I veccantë sëhtë fakti që 3 sfida u mbyllën në barazim 0-0. Skrapari ka arritur të marrë pikën e parë në këto 12 javë, duke shtangur Albpetrolin në transfertë.

REZULTATET:

LEXO TE PLOTE