LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Bonus" nga Holanda për klubin e Kategorisë së Dytë, një arkitekt do të blejë aksione: Kam gati strategjinë

15 Janar 2021, 11:30, Sport CNA
"Bonus" nga Holanda për klubin e Kategorisë së

Shans për Maliqin, një arkitekt është i interesuar që të blejë aksionet. Bëhet fjalë për Elton Hoxhallarin, i cili prej 25 vitesh jeton dhe ushtron profesionin e tij në Holandë.

Edhe pse ka pasur kontakte me njerëz pranë klubit për këtë çështje, ai e ka parë të udhës që kërkesën e tij ta bëjë publike.

Ai tregon se ka një strategji konkrete dhe do të ishte i gatshëm që të merrte edhe 75% të aksioneve.

?Jam i lidhur ngushtë me futbollin dhe Maliqin. Kam luajtur deri në moshën 16 vjeç me të rinjtë dhe pak me ekipin e parë, në kohën kur isha në Shqipëri. Jetoj prej 25 vitesh në Holandë dhe më ka lindur dëshira që të kontribuoj për Maliqin.

Kam bërë edhe më herët dhurata të vogla për ekipin, por tani kam një strategji më konkrete. Kur isha me pushime në Shqipëri, dëgjova se klubi ka dalë në shitje. Më pëlqeu si ide, ndaj dua ta bëj publike dhe ta them hapur që jam i interesuar që të blej të paktën 51% të aksioneve.

Nëse ata pastaj e shohin të arsyeshme të japin 75% ose më shumë, më mirë akoma. Unë jam me profesion arkitekt dhe kam një strategji konkrete, që do të doja ta vija në zbatim edhe në infrastrukturë.
Nëse njerëzve rreth këtij klubi u duket e përshtatshme kjo ofertë, atëherë mund të më kontaktojnë.

Nuk dua të luaj me shifrat, qofshin 30 apo 300, por do jap aq sa vlen. Dua që gjërat të jenë transparente, ndaj vendosa që ta them publikisht. Nuk do të preferoja të hyja në hollësi, thjesht dua që të bëj publik interesin që kam për të marrë klubin kur kam luajtur fëmijë.

Ca njerëz thonë kaq e disa aq. Kam pasur kontakte, por jo diçka konkrete. Pres që të ulemi në tavolinë dhe të flasim, gjithnjë nëse i bind plani im. Thjesht dua që njerëzit ta dinë që unë jam i interesuar.

Mund ta marr që tani, në shtator apo kur ata të duan që ta lënë ekipin. Jam i gatshëm kurdoherë, nuk do të më humbë interesi edhe pas 3 vitesh?, përfundoi Elton Hoxhallari.

Lajmet e fundit nga