Zgjedhjet e 25 prillit po afrojnë dhe partitë polike kanë ndezur motorrët për fushatë elektorale.
Me ndryshimet e rej në Kodin Zgjedhor, kryetarit të partisë i jepet e drejta për të kandiduar në katër zona elektorale.
Myslim Murrizi i cili drejton partinë Lëvizja Demokratike Shqiptare, ka zbuluar ekskluzivisht për CNA.al katër zonat elektorale ku do të kërkojë votën e qytetarëve.
Murrizi tha se do të kandidojë në qarkun e Fierit, Tiranë, Korçë dhe Elbasan.
Kreu i partisë Lëvizja Demokratike Shqiptare theksoi më tej se se nga takimet e ndryshme që ka zhvilluar me qytetarët ka parë tek ata një zemërim dhe zhgënjim nga kjo politikë 30 vjeçare.
“Unë kam zhvilluar takime të ndryshme dhe ajo që kemi vënë re tek qytetarët është një mërzitje, zhgënjim dhe një revoltë të madhe shpirtërore ndaj hipokrizisë së partive që kanë drejtuar këtë vend nga 31 marsi deri tani.
Partitë copa letre janë nëse nuk shoqërohen me individ konkret të cilët kanë qeverisur në këtë vend.
Partia Lëvizja Demokratike Shqiptare do të marr votë në çdo qark të Shqipërisë, do të luaj fort për mandat në qarkun e Fierit, Tiranë, Korçë, Durrës, Lezhë, Elbasan.
Kuptohet që çfarë mandate ngelen se 84 i ka marrë Rama, 82 Luli, 84 Monika, megjithëse Kuvendi ka 140 deputetë. Këta i kanë shpërndarë rreth 250 mandate, sipas sondazheve të Piperos a kush i bën. Unë kam kandidatët e mi, sepse e para në çdo qark do ketë njerëz që do të përfaqësojnë siglën e Lëvizjes Demokratike Shqiptare dhe e dyta e kemi detyrim në Kodin Zgjedhor që të kemi kandidat në të gjitha qarqet e Shqipërisë.
LEXO EDHE: Fushata e PD/Ja premtimet që iu bën Basha fierakëve
Unë do të kandidoj në Fier, Tiranë, Elbasan dhe Korçë”, tha Murrizi për CNA.al.
Kreu i Lëvizjes Demokratike Shqiptare komentoi më tej edhe marrëveshjen pas zgjedhore mes PD-LSI për të cilën kishte rezervat e tij dhe shtoi se përveç se një show i rradhës ishte edhe një hall për pushtet që kanë të dyja partitë.
“Marrëveshja pas zgjedhore PD-LSI është një show i rradhës që me të drejtë në atë kohë u quajt Aleanca e qelbësirave a e Gjirit të Lalzit. Është interes ose hall karrigesh për pushtet. Nuk është aleancë mes programeshe, idesh apo njerëzve që përfaqësojnë vlera të përafërta për qytetarët. Shoh një bashkim kartonash për të marrë pushtet nëse do të jetë e mundur se nuk e di si mund të ketë bashkim të një partie të qendrës së djthtë me një parti të një qendre të majtë, siç kam pasur edhe jo pak rezerva për koalicionin 2013, megjithëse nuk kam qenë në asnjë cep të administratës”, tha Murrizi për CNA.al.