Connect with Us

Analiza/ Sfidat më të mëdha të pandemisë janë ende përpara nesh

Bota

Analiza/ Sfidat më të mëdha të pandemisë janë ende përpara nesh

Publikuar

-

Thuhet se ora më e errët, është gjithmonë para agimit. Pikërisht kur vaksinat kishin sjellë njëshpresë për një zbutje graduale të kufizimeve, dhe kthim në një lloj normaliteti brenda disamuajsh, shfaqja e të paktën 2 varianteve më infektivë të koronavirusit,nënkupton që shumë popullata do të përballen me bllokime më të ashpra, me të gjitha dëmet njerëzore dhe ekonomike që ato sjellin me vete.

Presionet mbi sistemet e kujdesit shëndetësor dhe numri i të vdekurve, mund t’i tejkalojnë edhe ato të ditëve më të zymta të valës së parë së pandemisë 9 muaj më parë. Pjesa e parë e këtij viti që sapo ka nisur, do të duket shumë ndryshe nga sa pritej para disa javësh.

Shkencëtarët e kishin ditur gjithmonë që virusi do të pësonte ndryshime. Por ajo që ata nuk e prisnin ishin mutacionet kaq të mëdha, që kanë sjellë ndryshime kaq të shpejta dhe të konsiderueshme me ndikimin që kanë.

Varianti që dominon në pjesën më të madhe të Britanisë së Madhe – dhe i identifikuar tashmë edhe në 25 vende të tjera – përmban 17 ndryshime në kodin e tij gjenomik, të cilat mund të ndryshojë sjelljen e virusit.

Ishin këto ndryshime që e ndihmuan atë të zëvendësonte “paraardhësit” e tij dhe të përhapej me shpejtësi edhe gjatë bllokimit kombëtar që përjetoi Anglia. Ndërkohë, një variant i gjetur në Afrikën e Jugut ka 3 ndryshime thelbësore në proteinën e tijtë jashtme,të cilat e ndihmojnë atë të përhapet shumë më shpejt, dhe të shkaktojë një “ngarkesë” më të lartë virale midis viktimave që preken.

Tani për tani, variantet nuk duket se kanë nivele më të larta të vdekshmërisë, edhe pse aritmetikisht, nivelet më të larta të transmetimit të lëna jashtë kontrollit do të çojnë në më shumë vdekje.

Asnjëri prej varianteve të mësipërme, nuk mendohet të jetë më rezistent ndaj vaksinave ekzistuese, megjithëse shkencëtarët shqetësohen më shumë për variantin e Covid-19 ëAfrikës së Jugut. Krijuesi i vaksinës së BioNTech/Pfizer, ka deklaruar se vaksina mund të modifikohet brenda 6 javësh për të luftuar të gjitha variantet mutante.

Por edhe kjo kohë do të shkaktonte vonesa thelbësore. Një nga pasojat është se do të nevojitet një vigjilencë shumë më e madhe ndërkombëtare, për të zbuluar sa më shpejt mutacionet. Në dallim nga shumë aspekte të tjera të kontrollit të virusit, Britania është lidere në këtë drejtim, pasi ka kryer gati gjysmën e të gjithë mbikëqyrjes globale gjenomike të koronavirusit deri më sot.

Edhe Afrika e Jugut, ka aftësi të forta në këtë drejtim. Mund të ketë variante të ngjashme edhe diku tjetër, duke shtuar ritmet e transmetimit të virusit, por kjo mbetet ende për t’u identifikuar. Vende të tjera të përparuara përfshirë Francën, SHBA-në dhe madje edhe Gjermaninë, kanë bërë shumë më pak për monitorimin e ndryshimit të koronavirusit të ri.

LEXO EDHE:  Kush do ta paguajë faturën e pandemisë?

Gjithsesi, edhe ato do t`a fitojnë aftësinë për t`a bërë këtë me një kosto relativisht të kufizuar.

Pasoja e dytë është që ato ekonomi të cilat kanë mundësi t`a përballojnë këtë proces, duhet të fokusohen tek një strategji 2-planëshe:kryerjen sa më shpejt qëtë jetë e mundur të vaksinimit të popullatës, dhe ruajtjen ndërkohë të masave të forta të bllokimit.

Sa më shpejt të vaksinohen anëtarët më të prekshëm të shoqërisë, aq më shpejt mund të lehtësohen masat kufizuese.

Por fazat e hershme të vaksinimit,përbëjnë aktualisht një moment të një rreziku të shtuar. Disa shkencëtarë shqetësohen se një popullatë pjesërisht e imunizuar, dhe një transmetimi i shpejtë dhe i vazhdueshëm i virusit, krijojnë së bashku kushtet dhe presionin evolucionar që të shfaqen lloje rezistente ndaj vaksinave.

Vendimi i Britanisë për t’i shpërndarë doza e vaksinave tek sa më shumë njerëz që është e mundur, duke rrezikuar të vonojë shpërndarjen e dozës së dytë përforcuese -edhe pse mbështetet nga këshilltarët e qeverisë si strategji-e ka ndarë më dysh mendimin e shkencëtarëve dhe ka krijuar një dilemë ndërkombëtare.

Kufizimet më të ashpra të shpallura në Angli, Skoci dhe shumë pjesë të Evropës, janë korrekte dhe të pashmangshme. Qeveritë me të drejtë janë përpjekur të balancojnë mbrojtjen e jetës dhe sistemeve shëndetësore,në raport me ekonominë.

Por, përballë kaq shumë mutacioneve infektive, gjithçka që tolerohet nga bllokimet e ashpra,rrezikon të shkaktojë shifra të patolerueshme të vdekjeve, dhe vetëm sa e vonon momentin kur vaksinat do të ndryshojë gjërat, që jeta normale dhe biznesi t`i kthehen normalitetit. Fundi i kësaj pandemie është në horizont tashmë. Por arritja deri atje,do të kërkojë kalimin e sprovave të mëtejshme e të kushtueshme, të qëndrueshmërisë dhe vendosmërisë. / Financial Times – Bota.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Bota

Izraeli i shqetësuar për një marrëveshje të re me Iranin

Publikuar

-

Nga

Izraeli i shqetësuar për një marrëveshje të re me Iranin

Administrata e Presidentit Biden dhe zyrtarët evropianë vazhdojnë përpjekjet për të rihapur negociatat me Iranin në lidhje me një marrëveshje të re bërthamore, pavarësisht refuzimit të Iranit për të biseduar me Shtetet e Bashkuara. Ndërkohë, siç raporton Linda Gradstein për Zërin e Amerikës nga Jeruzalemi, tensionet në rajon po rriten.

Tensionet midis Izraelit dhe Iranit janë rritur pas një sulmi ndaj një anijeje në pronësi të Izraelit dhe hakmarrjes së Izraelit ndaj objektivave iraniane në Siri. Udhëheqësit ushtarakë të Izraelit paralajmërojnë se ata do të veprojnë kundër të gjitha kërcënimeve të terrorizmit dhe zhvillimit të armëve bërthamore.

Përshkallëzimi vjen ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe evropianët punojnë për të rifilluar negociatat me Iranin për një marrëveshje bërthamore. Izraeli kundërshtoi me forcë marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 dhe përshëndeti ish-Presidentin Trump për tërheqjen nga marrëveshja.

Sanksionet që rivendosi ish-Presidenti Trump kanë dëmtuar ekonominë e Iranit, por jo programin e tij bërthamor. Irani ka vazhduar të pasurojë uranium, shumë më tepër sesa ishte lejuar sipas marrëveshjes bërthamore, thotë Izraeli, si dhe u ka vendosur kufizime inspektorëve të Agjensisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore (IAEA).

“Nga pikëpamja izraelite është shumë e qartë. Është një marrëveshje shumë e keqe që u lejoi iranianëve të vazhdojnë me sistemin e tyre të pasurimit (të uraniumit). Tani ata kanë centrifuga shumë më të mira sesa kishin para marrëveshjes. Perëndimi i diellit është shumë pranë – mendoj se në vitin 2025 ata fillojnë të kthehen në normalitet dhe për shtatë vjet do të kenë të gjithë legjitimitetin për të vazhduar me projektin bërthamor”, thotë Yaakov Amidror, nga Instituti Hebre për Sigurinë Kombëtare të Amerikës.

Por disa zyrtarë të ushtrisë dhe zbulimit izraelit kanë shprehur mbështetjen për një kthim të Shteteve të Bashkuara në marrëveshjen bërthamore të Iranit, në kundërshtim me politikën e qeverisë izraelite.

LEXO EDHE:  Nga Kastriot Myftaraj/Analizë e listës së kandidatëve për deputetë të PD-së

LEXO EDHE:  Pandemia muaj pas muaji/ Në nëntor dhe dhjetor vdekjet në vend u dyfishuan

“Unë nuk mendoj se mund t’i besojmë Iranit, por kjo është arsyeja pse ka një marrëveshje. Dhe ka vëzhgues, vëzhgues të OKB-së. Dhe unë u besoj aftësive të zbulimit të Shteteve të Bashkuara dhe të Izraelit për të parë nëse iranianët do ta zbatojnë marrëveshjen”, thotë deputeti Omer Bar Lev.

Disa analistë ushtarakë izraelitë thonë se përpjekja e Iranit për armë bërthamore është pjesë e politikës së tij më të gjerë të jashtme.

“Irani në thelb po përdor një mega-strategji për t’u bërë një superfuqi rajonale, mbase një superfuqi globale. Së pari duke zhvilluar aftësitë bërthamore dhe së dyti, hegjemoninë në Lindjen e Mesme përmes mbështetjes së grupeve terroriste dhe të gjitha aktiviteteve të tyre në Irak, Siri, Liban dhe Jemen”, thotë Amos Jadlin, nga Instituti për Studime të Sigurisë Kombëtare.

Ndërsa tensionet rajonale rriten, Shtetet e Bashkuara sulmuan gjithashtu objektivat e mbështetur nga Irani në Siri, përdorimi i parë i forcës ushtarake nga Presidenti Biden./ VOA

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Kosova mund t’i përfitojë vaksinat përmes COVAX-it deri në maj

Publikuar

-

Nga

Kosova mund t'i përfitojë vaksinat përmes COVAX-it deri në maj

Skema e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, COVOX, përmes së cilës pritet të shpërndahen vaksinat për koronavirus në vendet e varfra, ka bërë të ditur se Kosova mund të furnizohet me këtë vaksinë deri në muajin maj.

Sipas Faik Hotit, zëdhënës në Ministrinë e Shëndetësisë në Kosovë, në përditësimin e fundit të kësaj skeme, për raundin e parë të ndarjes së vaksinave, periudha kohore e shpërndarjes së vaksinave në Kosovë është nga shkurti deri në maj të këtij viti.

Në dërgesën e parë përmes COVAX-it, Kosova do të përfitojë 100,800 doza të vaksinës së prodhuar nga kompania AstraZeneca.

LEXO EDHE:  Gjermania fillon përgatitjet/ Rezerva mjekësore për pandemitë e ardhshme

LEXO EDHE:  Bilanci/ Shkon në 100 milionë numri i të infektuarve me Covid në gjithë botën

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti dhe ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj kanë thënë në vazhdimësi se në muajin shkurt do të arrijë vaksina në Kosovë, por kjo gjë ende nuk ka ndodhur.

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë, në fillim të muajit janar, pati njoftuar se ka marrë konfirmim nga kompania amerikane, Pfizer, për sigurimin e 535,000 vaksinave kundër koronavirusit.

Mirëpo zyrtarë të kësaj kompanie i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se ende janë në diskutime me Qeverinë në detyrë të Kosovës për furnizim me vaksina./rel

 

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Bilanci i 24 orëve në Kosovë/ Tetë viktima dhe rreth 500 të infektuar nga Covid

Publikuar

-

Nga

Shërbeu për 48 vite me radhë si pneumologe/ Humb betejën me koronavirusin një tjetër mjeke

Gjatë 24 orëve të fundiot në Kosovë, tetë persona kanë humbur betejën me Covid.

Nga 2,886 testime të realizuara, 488 persona rezultuan pozitivë për Covid-19. Gjithashtu Instituti i Shëndetit Publik raportoi se 270 persona janë shëruar nga kjo sëmundje gjatë 24 orëve të fundit.

Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet e këtij vendi kanë regjistruar 70.185 persona të infektuar me këtë virus, prej tyre 1.616 kanë humbur jetën./CNA.al

LEXO TE PLOTE