Showbizz
A i urren fotot e shtatzënisë?/ Arbana Osmani zbulon arsyen pse nuk i pëlqen t’i publikojë në rrjetet sociale

Gjatë periudhës së shtatzënisë së saj, moderatorja Arbana Osmani mundohej të mbante sa më shumë private detajet.
Fotot ku shfaqej me barkun e rrumbullakosur ishin të pakta dhe nëpërmjet një interviste në rrjete socile ka treguar dhe arsyen pse.
Një prej ndjekësve e ka pyetur nëse i urren fotot e shtatzënisë dhe ajo është shprehur: “Jo, nuk është kështu. Nuk më pëlqen të tregoj për shtatzëninë në rrjetet sociale pasi mund të prekë shumë gra që për fat të keq jetojnë me problemet me infertilitetin dhe e mendoj se çfarë pengu mund të jetë ky. Vetëm për këtë arsye.”
Ndërkohë teksa e pyesin nëse Joni është bërë ndopak xheloz për Deillin, ajo përgjigjet: “Jo, jo dhe aq”./ CNA.al