Kronika
Zhvati vajzën e pacientes me Covid/ Gjykata lë në burg sanitaren e spitalit

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg sanitaren e “Shefqet Ndroqit” e akuzuar për mashtrim.
Sipas prokurorisë, Tire Alldërvidhi i ka marrë shuma të konsiderueshme parash nje shtetaseje për kurimin e Covid-19.
Prokurori Bledar Valikaj deklaroi se sanitarja i mori 2 mijë lekë vajzës së pacientes vetëm për t’i futur celularin brenda në spital dhe se paratë i mori me pretendimin për tua çuar infermiereve, ndërkohë që pacientja i thoshte të bijës se nuk i jepej shërbim.
Avokatet kanë deklaruar se klientja e tyre është në gjendje jo të mirë psikologjike dhe ka qenë e prekur me COVID-19.
“Ngjarja është e rende për opinionin publik. Do kërkojmë hetim të plotë. E mbrojtura prej nesh është në gjendje jo të mirë psikologjike. Ka qenë e prekur me COVID dhe gjendja shëndetësore nuk është e mirë. Kërkojmë një masë më të lehtë me afat 1-mujor. Do të sjellim prova që japin një tjetër tablo”, deklaruan avokatet./CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Zbardhen detajet e para/ Kush është i riu që u ekzekutua me kallashnikov në mes të Durrësit
Janë zbardhur detaje të reja në lidhje me vrasjen që tronditi mbrëmjen e sotme qytetin e Durrësit. Burime nga policia kanë bërë të ditur se...

Tronditet Durrësi, vritet me armë i riu në mes të qytetit
Një vrasje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës. Një i ri është i ri është qëlluar me armë, duke ndërruar jetë në spital. Durrës/Informacion...