Seria A
Zhgënjimi ndaj Udinezes u la pas, Rrahmani shpërblen besimin e Gatuzos

Amir Rrahmani ka lënë pas krahëve atë debutim zgjënjyes ndaj Udinezes, ku ishte fajtor për golin e kundërshtarëve me gafën e bërë në pasimin për portierin. Megjithatë Gatuzo ka vendosur t’i besojë sërish një vend në formacion, duke luajtur nga minuta e parë në duelin e fituar kundër Empolit në Kupën e Italisë. Këtë herë mbrojtësi shqiptar e shpërblen besimin e trajnerit, teksa tregohet i saktë në prapavijë dhe fiton duelet e tij në ajër.
Në një prononcim të dhënë pas ndeshjes për “Rai Sport”, Rrahmani shprehet i lumtur që siguruan kualifikimin, ndërsa tani është një kundërshtarë i fortë ai që do i presë. Kapiteni i Kosovës zbulon më tej edhe objektivin e Napolit për këtë sezon si dhe fjalët e thëna nga Gatuzo për duelin ndaj Empolit.
“Ndeshjet e Kupës janë të vështira, të gjithë duan të kalojnë, por ne luajtëm një ndeshje të shkëlqyeshme kundër një kundërshtari me vlerë. Gatuzo na tha se ishte e rëndësishme të kualifikoheshim. Tani një kundërshtar i fortë do të na presë.
Kampionat atipik, a ndiheni në garë? “Po, ne përpiqemi të bëjmë punën tonë dhe të ecim përpara, në Serie A si dhe në Kupë. Qëllimi ynë është të përfundojmë në top 4, pastaj nuk i dihet kurrë”, është shprehur Amir Rrahmani.
0
Lajme të Rekomanduara:

Vedat Muriqi e bën me shëndet, shënon golin e parë me Lazion
Vedat Muriqi ka shënuar golin e parë te Lacio, por që ka vlerën e kualifikimit. Sulmuesi shqiptar luajti nga minuta e parë në përballjen e...

Etrit Berisha drejt rikthimit në Serinë A, gardiani shqiptar merr ofertë nga…
Etrit Berisha është një portier për Serinë A. Për këtë janë të bindur jo vetëm te SPAL, por edhe në klubet e elitës, të cilët...