Connect with Us

Virusi tjetër që shqetëson Azinë, dhe prej nga ku mund të shfaqet pandemia tjetër

Blog

Virusi tjetër që shqetëson Azinë, dhe prej nga ku mund të shfaqet pandemia tjetër

Publikuar

-

Nga Harriet Constable “BBC’

Ishte 3 janari i vitit 2020 dhe Supaporn Uasharaplusade ishte në këmbë, në pritje të një dërgese. Ishte përhapur fjala se ekzistonte një lloj sëmundjeje respiratore që prekte njerëzit në Vuhan të Kinës, dhe me afrimin e Vitit të Ri Hënor, shumë turistë kinezë shkuan në Tajlandën fqinje për të festuar.

Qeveria tajlandeze filloi kontrollimin e pasagjerëve që mbërrinin nga Vuhani në aeroport, dhe disa ekspertë- përfshirë Uasharaplusade – u zgjodhën për të përpunuar mostrat në përpjekje për të zbuluar problemin. Uasharaplusade është një gjuetare eksperte e viruseve. Ajo drejton Kryqin e Kuq Tajlandez në Qendrën e Shkencës së Shëndetit dhe Sëmundjeve Infektive në Bangkok. Gjatë 10 viteve të fundit, ajo ka qenë pjesë e “Predict”, një nismë botërore për të zbuluar dhe ndaluar sëmundjet që mund të kalojnë nga kafshët tek njerëzit.

Ajo dhe ekipi i saj kanë studiuar shumë specie. Por fokusi i tyre kryesor kanë qenë lakuriqët e natës, për të cilët dihet se bartin shumë koronavirusë.
Edhe pse bota sot po përballet ende me Covid-19, ajo po përpiqet të parandalojë pandeminë tjetër. Azia ka një numër të lartë sëmundjesh infektive. Rajonet tropikale kanë një gamë të pasur biodiversiteti, gjë që do të thotë se ato janë gjithashtu shtëpia e një grupi të madh patogjenësh, duke rritur shanset e shfaqjes së një virusi të ri. Gjatë marrjes së mostrave të mijëra lakuriqëve të natës, Uasharaplusade dhe kolegët e saj kanë zbuluar shumë viruse të reja. Ata kanë gjetur kryesisht koronavirusë, por edhe sëmundje të tjera vdekjeprurëse që mund të përhapen tek njerëzit.

Njëri prej tyre është virusi Nipah. “Ky virus përbën një shqetësim të madh,pasi për të nuk ka trajtim, dhe shkalla e lartë e vdekshmërisë shkaktohet nga ky virus”- thotë Uasharaplusade. Shkalla e vdekjeve nga Nipah varion nga 40 deri në 75 përqind, në varësi të vendit ku ndodh shpërthimi epidemik.

Çdo vit, Organizata Botërore e Shëndetësisë rishikon listën kryesore të patogjenëve, që mund të shkaktojnë një emergjencë të shëndetit publik, dhe virusi Nipah është në dhjetëshen e parë. Ka disa arsye pse virusi Nipah është kaq i rrezikshëm. Periudha e gjatë e inkubacionit të sëmundjes (në një rast është raportuar 45 ditë),do të thotë se ka mjaftueshëm mundësi për t`u përhapur. Ai mund të infektojë një gamë të gjerë kafshësh, duke rritur mundësinë e përhapjes së tij. Virusi mund të përhapet ose përmes kontaktit të drejtpërdrejtë ose duke konsumuar ushqimin e ndotur me të. Të sëmurët me këtë virus mund të përjetojnë simptoma të frymëmarrjes përfshirë kollën, dhimbjen e fytit, lodhje fizike dhe encefalit, një ënjtje e trurit që mund të shkaktojë kriza dhe vdekje.

Tregu Batambang në Kamboxhia është çdo ditë i populluar. Qindra tregtarë, kryesisht gra, shesin fruta dhe perimet. Por në pemët rrotull tregut qëndrojnë varur mijëra lakuriqë nate, që lëshojnë jashtëqitjet dhe urinojnë mbi gjithçka që kalon poshtë tyre.

Në një inspektim më nga afërt, kulmet e tezgave të tregut janë të mbuluara me jashtëqitjen e lakuriqeve. “Njerëzit dhe qentë endacakë bien çdo ditë në kontakt me urinën e lakuriqëve të natës”- thotë Veasna Duong, kreu i njësisë së virologjisë në laboratorin e kërkimit shkencor Institut Pastër në Pom Pen, dhe koleg i Uasharaplusade. Në një vit normal, qyteti Angkor Uat ku ndodhet tregu në fjalë pret 2.6 milion vizitorë. Pra 2.6 milion mundësi çdo vit që virusi Nipah të kalojë nga lakuriqët e natës tek njerëzit vetëm në një vend. Bangladeshi dhe India, kanë përjetuar vitet e fundit shpërthime epidemike të virusit Nipah, dhe të dyja ka të ngjarë të kenë lidhje me pirjen e lëngut të palmës së hurmës. Në 11 shpërthime të ndryshme epidemike të Nipah në Bangladesh gjatë viteve 2001-2011, 196 njerëz u zbuluan se ishin prekur nga Nipah, dhe 150 prej tyre vdiqën.

LEXO EDHE:  Festat e fundvitit kthejnë emigrantët/ Ja sa shtetas kanë hyrë nga Kapshtica në 24 orë

Shmangia e lakuriqëve të natës, mund të ketë qenë e thjeshtë në një moment të historisë njerëzore. E ndërsa popullata botërore po rritet, njerëzit po e ndryshojnë planetin dhe po shkatërrojnë habitatet e egra për të përmbushur kërkesën në rritje për burime. Dhe kjo po nxit përhapjen e sëmundjes. Gjashtëdhjetë për qind e popullsisë së botës, jeton tashmë në Azi dhe rajonet e Paqësorit, dhe urbanizimi i shpejtë vazhdon ende. Shkatërrimi i habitateve të lakuriqeve të natës ka shkaktuar infeksione të Nipah në të kaluarën.

Në vitin 1998, një shpërthim epidemik i virusit Nipah në Malajzi vrau më shumë se 100 njerëz. Studiuesit arritën në përfundimin se zjarret në pyje dhe thatësirat lokale i kishin zhvendosur lakuriqët e natës nga habitati i tyre natyror, duke i detyruar të shkojnë drejt pemëve frutore. Madje kur janë nën stres, lakuriqët e natës përhapin më shumë viruse. Lakuriqët e natës, bartin një numër sëmundjesh të këqija, Nipah, Covid-19, Ebola dhe SARS.Pra a duhet t’i zhdukim ata? Jo, nëse nuk duam që t’i përkeqësojmë më tej gjërat, thotë Trejsi Goldshtein, drejtoreshë në Laboratorin e Institutit Shëndetësor One.

“Lakuriqët e natës kanë një rol ekologjik shumë të rëndësishëm. Ata polenizojnë më shumë se 500 specie bimore, dhe ndihmojnë në mbajtjen nën kontroll të insekteve, duke luajtur një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm në kontrollin e sëmundjeve tek njerëzit. Për shembull ato zvogëlojnë numrin e të sëmurëve me malarie, duke ngrënë mushkonjat”- thotë Goldshtein.

Duong dhe Uasharaplusade,shpresojnë të vazhdojnë bashkëpunimin për të luftuar virusin Nipah në Azinë Juglindore. Ekspertet kanë hartuar së bashku një projekt për mbikëqyrjen e përbashkët të virusit Nipah në rajon.

Marrë me shkurtime

Burimi: https://www.bbc.com/future/article/20210106-nipah-virus-how-bats-could-cause-the-next-pandemic

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Ç’mund të mësojmë nga fushata e suksesshme e vaksinimit në Izrael

Publikuar

-

Nga

Nga Lionel Laurent “Bloomberg”

Shtetet e Bashkuara po i rikthehen bashkëpunimin global në fushën e shëndetit. Administrata e presidentit Joe Biden ka anuluar vendimin për t’u larguar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, dhe është regjistruar në nismën COVAX, ku bëjnë pjesë92 vende të botës.

Ajo është një mekanizëm i rëndësishëm për përhapjen globale të shumë prej vaksinave të sigurta dhe efektive, për t’i dhënë fund sa më shpejt pandemisë së Covid-19. Por mbërritja në atë pikë do të kërkojë altruizëm, në një kohë kur ka një presion të madh për të vepruar në mënyrë egoiste. Dozat e vaksinave janë për momentin në sasi të kufizuara. Vendet e pasura kanë avantazhin e blerjes dhe shpërndarjes së tyre, sidomos duke pasur parasysh kompleksitetin e logjistikës që kërkojnë vaksinat. Jo shumë kohë më parë, vendet po i kërkonin me padurim maska dhe pajisje mjekësore aleatëve të tyre.

Programet si COVAX, që premtojnë të sigurojnë gati 2 miliardë doza vaksinash për deri në një të pestën e popullsisë së vendeve pjesëmarrëse deri në fund të këtij viti, do të jenë jetike. Por paratë për vaksinat nuk janë elementi i vetëm i nevojshëm. Në ekonominë e vaksinave të shekullit XXI, edhe të dhënat përbëjnë një fuqi të madhe. Izraeli është i vendosur t`a imunizojë popullsinë e tij disa muaj përpara vendeve shumë më të mëdha dhe më të pasura, pjesërisht duke e porositur herët vaksinën, edhe pse thuhet me një çmim më të lartë, por gjithashtu duke ndarë informacione mbi shëndetin e pacientëve pas vaksinimit.

Dërgesat me vaksinat kundër Covid-19 të Pfizer Inc. dhe BioNTech SE u shtuan në fillim të këtij muaji pas një marrëveshje për të ndarë të dhënat e gjëra mbi programin e vaksinimit. Kjo qasje u leverdis të dyja palëve. Izraeli merr më shpejt se kushdo tjetër dozat që i duhen për të mbrojtur njerëzit e tij, ndërsa sistemi i tij i kujdesit shëndetësor pajiset me një teknologji të shpejtë, ndërsa përhapja e vaksinave tepër efikase e bëjnë atë një terren të vlefshëm testimi për vaksinën e Pfizer, e cila u zhvillua në një kohë rekord tjetër e botës, ka të gjitha shanset që të mësojë nga përvoja e Izraelit.

Të dhënat mund të ndahen në mënyra që nuk mund të zbatohen për vaksinat. Kryeministri Benjamin Netanjahu ka thënë se informacionet e shumta, do t’i ndihmojë vendet e tjera që të zhvillojnë strategji për t’i dhënë fund shpërthimit pandemisë.
“Nuk mund të shihni asnjë vend në botë ku ka një vaksinim kaq masiv”-thotë ish-shefi i drejtorisë kombëtare të informacionit të Izraelit, Jarden Vatikaj. “Izraeli është një shembull për gjithë botën”- shton ai.

Por problemi është se ndërsa programi izraelit i vaksinimit, ka prodhuar tashmë të dhëna inkurajuese, ne nuk i dimë kushtet e plota dhe implikimet e kësaj marrëveshje. Të dhënat e ndara nga Pfizer janë të dhëna epidemiologjike. Por ne nuk na jepet informacion individual “i identifikueshëm”, për të monitoruar efektivitetin e vaksinës në kohë reale, thotë kompania, dhe nga qeveria izraelite është bërë publike vetëm një version i redaktuar i marrëveshjes me Pfizer.
Ekspertët e privatësisë thonë se ka shumë pyetje pa përgjigje, se sa të dhëna po ndahen dhe sa mirë po ruhen ato, gjë që ka rëndësi për të shmangur sulmet e hakerave.

LEXO EDHE:  “Shpresoj të marrë fund kjo marrëzi”/ Endri Prifti nuk i ndahet qeverisë

LEXO EDHE:  Rritja e numrit të të infektuarve/ Pipero tregon shkaqet : Çfarë më shqetëson më shumë

Mungesa e transparencës, mund të ketë efekte negative. Pfizer thotë se po vlerëson propozime të ngjashme “efektiviteti në botën reale” diku tjetër.
Por kush do të vendosë se si përdoren të dhënat? Dhe çfarë lloj avantazhi të jep kjo në negociatat e blerjes së vaksinave? Këto pyetje mund të duken si dytësore në kulmin e një krize globale shëndetësore, kur prioriteti numër një është vaksinimi i sa më shumë njerëzve. Por nëse po përpiqemi të mendojmë globalisht mbi mënyrat se si të respektohet etika në fushën e vaksinave, ato kanë rëndësinë e tyre. Covid-19 nuk ka mbaruar, derisa të mbarojë në çdo vend që ka prekur. Një zgjidhje mund të jetë krijimi i organizatave të reja, të ngjashme me COVAX, për të shmangur dhënien e shumë pushteti një lloji të gabuar organizate.

“Altruizmi i të dhënave” mund të nënkuptojë ndërtimin e besimeve, që do të mbrojnë informacionin, dhe do të vendosin se kush do të ketë qasje në të, thotë Olivia Tambu, profesore e asociuar e së drejtës evropiane në Universitetin Paris-Dofin.

Sipas mjekut dhe biostatisticienit Rudolf Tibo,spitalet që mbledhin të dhëna mund të angazhohen për respektimin e standardeve mbi qeverisjen dhe etikën. Nxitja për nënshkrimin e marrëveshjeve më transparente për vaksinat, dhe për kushte më të drejta të qasjes në to, që përfshijnë edhe mbrojtjen e të dhënave, nuk duhet të shihen si vendosje e pengesave në një garë, por si një barazi e rregullave në fushës së lojës./Përshtatur nga CNA.al

Burimi:  https://www.bloomberg.com/opinion/articles/2021-01-25/covid-19-vaccine-inequality-is-about-data-not-just-doses?srnd=opinion

LEXO TE PLOTE

Blog

Studimi/ Rreziku nga forma e rëndë e Covid-19, mund të përcaktohet që në fillim të sëmundjes

Publikuar

-

Nga

Sa i përhapur është varianti britanik i Covid-19 në Evropë?

Arsyeja se pse shumica e njerëzve që preken nga një formë e lehtë e Covid-19 ose nuk kanë asnjë simptomë, ndërsa disa sëmuren rëndë, mbetet ende një mister, të cilin shkencëtarët po përpiqen që ta zgjidhin sa më parë.

Dihet se të qenit obez apo me probleme shëndetësore ekzistuese, diabeti apo presioni i lartë i gjakut, e shtojnë rrezikun e të pasurit simptoma të rënda nga kjo sëmundje. Por historia nuk mbaron këtu. Edhe disa njerëz në dukje të shëndetshëm, mund të vuajnë nga një formë e rëndë e sëmundjes.
Në fillim të vitit 2020, shkencëtarët zbuluan se njerëzit me simptoma të rënda të Covid-19, kishin nivele të pazakonta të qelizave të caktuara imune në gjakun e tyre. Ato përfshinin qelizat që janë “reaguesit e parë”, si qelizat vrasëse natyrore, por dhe ato që zhvillohen pas infektimit, dhe që synojnë në mënyrë specifike qelizat e infektuara me koronavirus, të tilla si qelizat T.

Gjithashtu, shkencëtarët zbuluan se këta pacientë kanë ndryshime në disa citokina, proteina që nxit reagimin imunitar. Ky “kaos” në sistemin imunitar, mund të shkaktojë dëmtime të mushkërive, si dhe organeve të tjera si zemra, mëlçia dhe truri.

Tani një studim i ri, që nuk është botuar ende në një revistë shkencore, hedh më shumë dritë mbi formën e rëndë të sëmundjes. Studiuesit, nga Universiteti i Kembrixhit, zbuluan se ndryshimet shumë të hershme në përgjigjen imune ndaj virusit, mund të përdoren për të parashikuar se kush do të ketë një formë të rëndë të sëmundjes dhe kush jo.

Shkencëtarët morën 605 mostra gjaku nga 207 njerëz të sëmurë me Covid-19dhe mostrat e gjakut të45 njerëzve të shëndetshëm,ata matën përgjigjet e tyre imune gjatë 90 ditëve. Në fund të studimit, ata krahasuan përgjigjet imune të njerëzve që përjetuan një formë të rëndë të Covid-19 me njerëzit që vuajnë nga forma të lehta apo që ishin asimptomatike. Studiuesit zbuluan se në fillim të infeksionit, sistemet imune të njerëzve me një formë të rëndë së sëmundje, prodhuan nivele më të larta të citokinave inflamatore, si TNF-alfa, në krahasim me njerëzit me simptoma më të lehta.

Ndërkohë, njerëzit që u sëmurën rëndë nga koronavirusi, kishin gjithashtu më pak qeliza imune, të cilat synojnë të luftojnë specifikisht virusin, siç janë qelizat T dhe qelizat B. Pra, në fillim të infeksionit, njerëzit me një formë të rëndë të sëmundjes, kishin një numër më të ulët të qelizave imune që mund të synonin virusin, dhe kishin gjithashtu edhe nivele më të larta të inflamacionit. Tek gjaku i njerëzve më të prekur nga Covid-19, shkencëtarët vunë re ndryshime në reagimet e tyre imune në kohën e shfaqjes së simptomës, pra shumë kohë para se të pranoheshin në një spital. Ata ekzaminuan mbi 30 lloje të ndryshme të qelizave imune, dhe zbuluan se këto ndryshime ndodhën në ndoshta 13 nëngrupe të ndryshme të qelizave.

LEXO EDHE:  OBSH: 8% e familjeve në Shqipëri ranë në varfëri nga shpenzimet e larta për shëndetin

LEXO EDHE:  Rritja e numrit të të infektuarve/ Pipero tregon shkaqet : Çfarë më shqetëson më shumë

Gjithashtu, studiuesit konstatuan se njerëzit me një formë më të rëndë të Covid-19 kishin nivele më të larta të inflamacionit në momentin që shfaqeshin simptomat e tyre të para. Për më tepër, shumë nga këto ndryshime vazhduan tek pacientët më të sëmurë edhe 60 ditë pasi kishin filluar simptomat e tyre.
Nga ana tjetër, tek pacientët me sëmundje të lehta apo fare pa simptoma, u zbulua se kishin një përgjigje imune të hershme dhe të fortë adaptive ndaj virusit. Një përgjigje imune adaptive, është ajo kur sistemi imunitar identifikon një infeksion, dhe më pas prodhon qeliza T, qeliza B dhe antitrupa specifikë për virusin në mënyrë që t`a luftojë sërish atë.

Këta njerëz i prodhuan përbërësit imunë që në javën e parë të infeksionit dhe në një numër më të madh, sesa njerëzit që vuajtën një formë të rëndë të Covid-19. Pas largimit të infeksionit, numri i qelizave imune që iu përgjigjën virusit u rikthye me shpejtësi në normalitet. Pra njerëzit që preken nga simptoma të rënda të sëmundjes, kanë një përgjigje më të ngadaltë imune ndaj virusit. Dhe në kohën kur ata shfaqin simptoma, reagimi i tyre imunitar është shumë i ndryshëm nga ata që shfaqin vetëm simptoma të lehta. Këto ndryshime mund të përdoren për të parashikuar rezultatin e sëmundjes, dhe mund të kenë pasoja të mëdha për menaxhimin e pacientëve që dihet tashmë se janë të rrezikuar nga një formë e rëndë e Covid-19./Përshtatur nga CNA.al

Burimi:   https://theconversation.com/risk-of-severe-covid-established-early-in-infection-new-study-153503

LEXO TE PLOTE

Blog

Pse fëmijët mund të jenë thelbësorë për arritjen e imunitetit të tufës

Publikuar

-

Nga

Disa ditë pas Krishtlindjes, Moli Hering, 14 vjeçe dhe vëllai i saj, Sem, 12 vjeç, morën vaksinën e tyre parë, si pjesë e testeve të vaksinave Pfizer anti-Covid tek fëmijët. Nëna e tyre kishte dëgjuar për një test klinik, që po kryhej në Spitalin e Fëmijëve në Sinsinati, dhe Moli i tha se donte të ishte pjesë e tij, pasi dëshironte të kontribuonte në përpjekjen e zhvillimit të vaksinave.

Babai i Molit dhe Semit u shtrua së fundmi në spital me Covid-19, duke arritur të shërohej. Të dy fëmijët e kanë kaluar pjesën më të madhe të vitit të kaluar, duke ndjekur shkollën përmes platformave online. Moli i është rikthyer këtë muaj në shkollë, por maskat dhe distancimi shoqëror kërkohen ende.
Si të gjithë të tjerët, edhe ajo po pret me padurim fundin e pandemisë. “Më në fund do të jem në gjendje të shkoj normalisht në shkollë”-thotë ajo.

Me vaksinat anti-Covid që janë provuar si të sigurta dhe efektive tek shumica e të rriturve, Pfizer dhe Moderna kanë filluar testet në SHBA tek fëmijët e moshës 12 vjeç.

Dhe nëse këto prova ecin normalisht, vaksinat do të testohen tek fëmijët më të vegjël në moshë. Dhe kjo praktikë është tipike për vaksinat e reja. Ajo quhet strategji e përshkallëzimit të moshës, thotë Kerol Kao, mjeke pediatre në Universitetin e Uashingtonit në Sent Ljuis. SHBA-ja ka rreth 70 milion fëmijë, ose gati çereku i popullsisë së vendit. Në përgjithësi, fëmijët nuk janë shumë të rrezikuar nga Covid-19. Shumica e infeksioneve tek ata janë të lehta apo madje edhe asimptomatike. Në disa raste shumë të rralla – më pak se 0.01 përqind – pacientët e rinj mund të zhvillojnë një ndërlikim të quajtur sindromi inflamator multisistemik, ose MIS-C, që zakonisht është i shërueshëm në spital.

Nga ana tjetër vaksinimi i fëmijëve, nuk ka të bëjë vetëm me përfitimet e drejtpërdrejta dhe të menjëhershme për ta. Por ai synon t’i mbrojë fëmijët nga sëmundjet, që përndryshe do të bëhen më të rrezikshme për ta kur të rriten. Fruthi, shytat dhe lija e dhenve janë 3 shembuj të zakonshëm, ku vaksinat e zvogëlojnë përhapjen e përgjithshme të këtyre sëmundjeve. Por në terma afatshkurtër, arsyeja kryesore e vaksinimit të fëmijët kundër Covid-9, është se pa ta SHBA-ja do ta kenë të vështirë ta arrijë imunitetin e tufës.

Argumenti kryesor për vaksinimin masiv të fëmijëve, është se marrja e saj ka të ngjarë të zvogëlojë transmetimin e virusit Covid-19. Edhe pse shkollat nuk kanë qenë burime të vatrave të mëdha epidemike, shumë prej tyre kaluan në mësimin nga distanca, dhe po shumica e atyre mbanin maska dhe distancim social në klasë. Ekspertët e shëndetit publik, mendojnë se nëse ekzistojnë masat paraprake, transmetimi në komunitet është i ulët dhe mësuesit, dhe nëse vaksinohen njerëzit me të rrezikuar vaksinohen, rihapja e plotë e shkollave këtë vit nuk do jetë shumë e rrezikshme.

Por sa më shumë fëmijë të vaksinohen, aq më të sigurta dhe më normale do të jenë hapjet e shkollave. Synimi përfundimtar i shumicës së fushatave të vaksinimit, nuk është vetëm mbrojtja e individëve që e marrin vaksinën, por parandalimi i përhapjes së sëmundjes tek ata që nuk mund ta marrin dot atë, si foshnjat, dhe ata që janë të rrezikuar nga reaksionet alergjike. Sa më i transmetueshëm virusi – dhe fatkeqësisht duket se Covid-19 po evoluon duke u bërë më i transmetueshëm – aq më shumë njerëz duhet që të vaksinohen, në mënyrë që të arrihet imuniteti i tufës, dhe të ndalet përhapjen e tij nëpër një popullatë.
Pragu i imunitetit të tufës kundër Covid-19, vlerësohet të jetë diku midis 60-90 për qind të popullsisë. Por për shkak se disa njerëz nuk mund ta bëjnë vaksinën, dhe disa të tjerë mund të jenë kundër saj, SHBA-së i duhet të vaksinojnë sa më shumë njerëz të ka mundësi.

LEXO EDHE:  Sërish rritje të infektimeve në Kosovë/ Shënohen 11 viktima nga Covid-19

LEXO EDHE:  Rritja e numrit të të infektuarve/ Pipero tregon shkaqet : Çfarë më shqetëson më shumë

Dhe fëmijët do të jenë thuajse me siguri pjesë e kësaj përpjekjeje. Sesa shpejt do të jenë vaksinat janë në dispozicion të fëmijëve, kjo do të varet nga koha sesa do të zgjasin provat klinike dhe procesi i rishikimit nga FDA. Në skenarin më optimist, një vaksinë mund të jetë në dispozicion për një numër të madh fëmijësh, sidomos ata në moshën e adoleshencës, në kohën e fillimit të vitit shkollor në vjeshtë.

Por javën e kaluar, Operacioni “Ëarp Speed” njoftoi se Moderna kishte probleme me rekrutimin e mjaftueshëm pjesëmarrësve në testin e saj mbi adoleshentët, pasi kishte regjistruar vetëm 800 nga 3.000 fëmijë që nevojiten. Drejtori i përgjithshëm i kompanisë Moderna, tha se shpejti do të nisin testet për fëmijët e moshave 1-11 vjeç, e bëri të qartë se nuk pret që të ketë rezultate deri në vitin 2022.

Në planin afatgjatë, virusi Covid-19 nuk ka gjasa që të zhduket plotësisht, dhe bashkë me të as nevoja për vaksinim. Nëse virusi vazhdon të ndryshojë apo nëse imuniteti zbehet, mund të jetë i nevojshëm vaksinimi vjetor. Në këtë mënyrë, vaksinat mund të bëhen pjesë e skemës rekomanduar të imunizimit që në fëmijëri./Përshtatur nga CNA.al

Burimi:  https://www.theatlantic.com/health/archive/2021/01/should-kids-get-covid-19-vaccine/617762/

LEXO TE PLOTE