Connect with Us

Video emocionuese/ “Më i veçantë ishte takimi i fundit, si një lamtumirë”, përlotet Messi

La Liga

Video emocionuese/ “Më i veçantë ishte takimi i fundit, si një lamtumirë”, përlotet Messi

Publikuar

-

Nuk e kemi parë kurrë më parë të përlotet Lionel Mesi, por kur bëhet fjalë për ish-trajnerin e tij tek Barcelona, Tito Vilanovan, ylli argjentinas nuk i përmban lotët.

“Pleshti”, në një intervistë tregon se më i veçanti ishte takimi i fundit me të.

“Kam pasur shumë biseda, por gjithmonë kemi biseduar për futbollin dhe atë që ka ndodhur në lojë, ose çfarë mund të ndodhë në ndeshjet që po vinin.

Por më e veçanta ishte e fundit sepse ishte edhe si një lamtumirë.” , përfundon fjalën në të cilin kapiteni i blaugranave ka mbetur me lot në sy dhe zëri i tij u mbyt nga të dridhurat.

Tito Vilanova ndërroi jetë më 25 prill të 2014 pasi nuk i mbijetoi dot sëmundjes së rëndë si kanceri.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

La Liga

Ndryshon situata, tani Manajn e duan te Barcelona

Publikuar

-

Nga

Rei Manaj pas një përiudhe të errët ku nuk po arrinte të gjente rrjetën, ia ka dalë së fundmi të shënojë dy gola në katër ndeshjet e fundit me Barcelonën B. Edhe pse trajneri i skuadrës e la disi jashtë listës së lojtarëve që mund të bashkangjiteshin me ekipin e parë, sërish për sulmuesin e kombëtares ka pasur elozhe.

Elozhe të cilat vijnë nga “sport.es”, që thekson se më në fund, Manaj duket sikur po justifikon 700.000 eurot e paguara nga klubi në merkaton e kaluar dimërore.”Sport.es”, thekson se tashmë blaugranat nuk kanë nevojë të mendojnë për të firmosur me një tjetër sulmues pasi Manaj më në fund është “zgjuar”, ndërsa shprehen se ai përveçse ka shënuar, ia ka dalë edhe të “provokojë” gola duke qenë se ka fituar penallti.

Tashmë, mbetet për t’u parë nëse ish-futbollisti i Interit do të ketë mundësinë nga trajneri Kuman, për të qenë pranë skuadrës së parë, ashtu siç ka ndodhur në të kaluarën.

LEXO TE PLOTE

La Liga

E BUJSHME/ Sirenat spanjolle bien sërish, Elseid Hysajn e duan kryesuesit e La Ligës

Publikuar

-

Nga

Sirenat spanjolle kanë nisur të bien përsëri për Elseid Hysajn. Rinovimi tashmë duket i pamunfur dhe Napoli do të humbasë mbrojtësin shkodran me parametër 0 në verë, kohë kur përfundon edhe kontrata mes palëve. Një situatë e tillë nuk mund të lihet pa u vëzhguar nga klubet e Serie A apo edhe në Europë.

Nga Spanja bëhet me dije se Atletiko Madrid ka kthyer sërish vështrimin nga 26-vjeçari shqiptar. Skuadra që momentalisht udhëheq La Ligën e ka kërkuar lojtarin edhe më parë, por kërkesat financiare kanë qenë tepër të larta nga ana e Napolit. Megjithatë tani situata ka ndryshuar dhe Simeone mund ta ketë Hysajn nën urdhërat e tij “falas”, me klubin që i duhet të kënaqë vetë xhepat e shkodranit e jo të De Laurentis.

Atletiko Madrid nuk ka gjetur paqr në linjën e djathtë të mbrojtjes këtë sezon, teksa afrimi i Tripier ka Totenhemi nuk ka përmbushur pritshmëritë. Ndërkohë, zëvendësuesi i tij, Vërsaljiko ka qenë pre e dëmtimeve dhe e ka pasur të pamundur të luftojë për një vend në formacion.

LEXO TE PLOTE

La Liga

ZYRTARE/ Atletiko Madrid godet në merkato, prezanton zëvendësuesin e Diego Costa

Publikuar

-

Nga

Tashmë nuk ka më dyshime, Atletiko Madrid firmos me Mousa Dembele. Kryesuesit e La Ligas kanë gjetur menjëherë pasuesin e Diego Costas që pak ditë më parë vendosi të largohej nga Madrid.

Në faqen zyrtare, Atletiko e ka bërë zyrtare afrimin e Dembele nga Lyon si huazim me të drejtë blerje. Sulmuesi francez pritet t’i kushtojë rreth 35 milionë euro skuadrës madrilene nëse vendosin që ta blejnë fund të sezonit.

Në pjesën e parë të sezonit, Dembele luajti në 16 ndeshje me Lyonin në kampionatin francez dhe arriti të shënonte vetëm një gol, ndërsa tani 24-vjeçari do të luajë për herë të parë në La Liga.

 

LEXO TE PLOTE