Connect with Us

Veliaj nxjerr zbuluar Bashën/ Kunati erdhi në Bashki dhe aplikoi për leje për vilën e pestë

Politikë

Veliaj nxjerr zbuluar Bashën/ Kunati erdhi në Bashki dhe aplikoi për leje për vilën e pestë

Publikuar

-

Në një takim me banorë të Laprakës, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, nuk ka lënë pa përmendur kreun e PD, Lulzim Basha,

Veliaj tha se nga njëra anë Basha flet për varfërinë, e nga ana tjetër aplikon në bashki për të marrë leje për të ndërtuar një vilë tjetër. Sipas tij, kunati i Bashës kishte aplikuar në Bashkinë e Tiranës për vilën e pestë.

“Kunati i Lulit kishte aplikuar në Bashkinë e Tiranës për vilën e pestë – një pafytyrësi! Ti jep njëherë një kuti me ndihma ushqimore apo një konteiner për familjet e tërmetit. U thashë ta harrojnë lejen për vilën e pestë! Mirë që i shtojnë vilat në vit pandemie, por aplikojnë edhe për një tjetër. Lejen për vilën e pestë do ta marrin vetëm kur të falin një nga katër vilat e tjera. Flasin për varfëri dhe aplikojnë për vila, pafytyrësi”, tha Veliaj.

LEXO EDHE:  Të pathënat/ Pse Lulzim Basha e dorëzoi lehtë Ilir Rusmalin

Basha është përfolur për vilat e tij prej oligarku dhe megjithëse gjithë kohëni ka mohuar./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Burri të respektojë gruan”! Kryemadhi “leksione” grave në Divjakë

Publikuar

-

Nga

“Burri të respektojë gruan”! Kryemadhi “leksione” grave në Divjakë

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka zhvilluar paraditen e sotme një takim me gratë në Divjakë.

Kryemadhi ka vlerësuar rolin e gruas duke theksuar se një nga prioritetet e LSI është fuqizimi ekonomik i saj.

“Gruaja është themeli i një familjeje dhe po ishte gruaja e fortë, po ishte në një komoditet për të jetuar, sigurisht edhe respekti mes burrit dhe gruas do të jetë i barabartë, por nga ana tjetër edhe fëmijët do të jenë më të ndjeshëm, më të mbarë dhe do të kenë mundësinë e një edukimi dhe shkollimi më të mire”, u shpreh Kryemadhi.

Ajo u ndal edhe tek bujqësia ndërsa tha se një tjetë rprioritet i LSI është që shqiptarët të hanë mirë dhe lirë.

LEXO EDHE:  “Hiqni urgjent dorë nga propaganda”/ Basha: Po ndjek situatën për masat e marra koronavirusit

LEXO EDHE:  Analisti: Opozita e sotme, shumë larg nga ajo që do të donim

“Këtu në Bashkinë e Divjakës faktikisht është një bashki që ka mundësi punësimi dhe zhvillimi të sektorit të turizmit jashtëzakonisht të mëdha, pavarësisht se çfarë ofron bujqësia në këtë zonë, që është një tjetër prioritet për ne, të cilin ne e prekim me kartën e fermerit, me TVSH-në për prodhimet, jo përsa i përket TVSH-së direkte, por përsa i përket konsumimit që shqiptarët të hanë mirë dhe lirë. Pra, të hanë prodhimet vendase dhe pse jo për të konkurruar prodhimet e huaja, po ashtu edhe për të bërë një barrierë për prodhimet e importit. Kujtojmë këtu që 30 për qind e kërkesës për ushqime që kanë shqiptarët, ne i plotësojmë me prodhimet tona vendase”, tha Kryemadhi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Sa shumë do na mungosh i miri ynë!”/ Ditë zie në familjen e deputetes socialiste

Publikuar

-

Nga

“Sa shumë do na mungosh i miri ynë!”/ Ditë zie në familjen e deputetes socialiste

Deputetja socialiste Klodiana Spahiu ka humbur njeriun e saj të shtrenjtë ditën e sotme.

Spahiu njofton se është ndarë nga jeta babai i saj Fatmir Belegu.

Me hidherim ju njoftoj për humbjen e babait tim, Fatmir Belegu.

Sa shumë do na mungosh i Miri jonë

Përgjithmon në zemrat tona!

Varrimi bëhet sot në orën 15:00, tek varrezat e vjetra.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Synoj 30-50 mijë vota”/ Rudina Hajdari tregon arsyen e shpalljes së kandidaturës në Elbasan

Publikuar

-

Nga

“Synoj 30-50 mijë vota”/ Rudina Hajdari tregon arsyen e shpalljes së kandidaturës në Elbasan

Deputetja Rudina Hajdari, ka shpallur pak ditë më parë kandidaturën e saj në Elbasan.

E ftuar në Dita Jonë ajo tregoi se pse ka zgjedhur këtë qytet dhe synimi i saj sa vota do të marrë në zgjedhjet e 25 Prillit.

“Qarku i Elbasanit përfshin edhe Librazhdin. Unë jam mbesë Librazhdi nga mamaja, kam lidhje. Arsyeja kryesore që e kam zgjedhur Elbasanin, ky qytet është vetëm 20 minuta larg Tiranës, është shumë i rëndësishëm dhe ka një popullsi të madhe, e cila është punëtore. Elbasani është një qytet me shumë kulturë dhe të mos damkoset si një qytet që ka problematika me krimin e organizuar. Unë dua të rikthej vlerat e Elbasanit”.

Më tej, Hajdari bëri të ditur edhe synimet e saj në zgjedhje. “Unë synoj 30-50 mijë vota në qarkun e Elbasanit. Jam e sigurt që do t’i marrim këto vota”, u shpreh Hajdari.

LEXO EDHE:  Debatet në mbledhjen e PS/ Klotilda Ferhati tregon çfarë do të ndodhë me bashkinë e Shkodrës

LEXO EDHE:  Të pathënat/ Pse Lulzim Basha e dorëzoi lehtë Ilir Rusmalin

 

LEXO TE PLOTE