Connect with Us

U transferua te Tirana, Seferi: Ja ç’më tha Edi Reja

Politikë

U transferua te Tirana, Seferi: Ja ç’më tha Edi Reja

Publikuar

-

Taulant Seferi është padyshim transferimi më i bujshëm i momentit në Kategorinë Superiore. Sulmuesi i Kombëtares, iu bashkua skuadrës kampionëve të Tiranës, në formë huazimi për 6 muaj nga skuadra e Jang Bojsit, teksa do të përfitojë një pagë prej 12 mijë euro në muaj.

Futbollisti 24-vjeçar dha një intervistë speciale nga ambientet e stadiumit “Selman Stërmasi”, për moderatoren Enxhi Biba, në emisionin “Sport News” në televizionin “News 24”, duke zbuluar detaje interesante në lidhje me këtë transferim te bardheblutë, teksa u shpreh:

TRANSFERIMI- Nuk e kisha menduar Superioren, kisha disa oferta në Zvicër, kur më mori në telefon Osmani, kishim një bisedë të këndshme dhe e pranova me shumë qejf ofertën e Tiranës.

Tirana është klubi më i madh në Shqipëri. Ka tifozerinë më të mirë në Ballkan. Nuk u mendova fare dhe e pranova ofertën.

OFERTA E PARTIZANIT? Në dyshim nuk u vura fare, kisha kontakte in-direkte me Partizanin. Në Shqipëri e kisha ndarë mendjen që do të shkoja vetëm te Tirana. E pritëm Tiranën që të zhbllokonte merkaton. Edhe ata u treguan korrektë me ne. Nuk kisha asnjë dyshim tjetër për skuadër këtu në Shqipëri.

Jam në formë huazimi dhe shpresoj që të na ecë, si nga ana personale, por edhe ekipit. Në fund të sezonit, do të shikojmë. Nëse do të ecë gjithçka mirë, mund të ketë ndryshime.

PRESIONI TE TIRANA- Unë e di si janë tifozët këtu. Tirana është ekip i madh, duhet ta ketë vendin lartë. Do të shikojmë se çfarë do të bëjmë, do të jem maksimum i përqëndruar dhe do të jap më të mirën te Tirana.

Jam shumë profesionist, i marr gjërat shtruar. E di që do kem presion. Kam ardhur si përforcim për Tiranën, do të bëj maksimumin për Tiranën.

TITULLI– Tirana është klubi më i madh në shqiptari dhe duhet të jetë lart, jo vetëm për këtë sezon por të gjitha sezonet duhet të jemi lart. E lus Zotin, për të na ndihmuar edhe me dëmtimet, pasi kemi lojtarë të mirë.

PRITJA– Pas stërvitjes së parë, fola me Osmanin dhe më tha si ndihem dhe i thashë që ndihesha sikur isha këtu prej një kohë et gjatë. Është një grup shumë i mirë. Po kaloj shumë mirë. Dede më ka pritur shumë mirë. Është një profesionit i madh, jam shumë i kënaqur me të dhe shpresoj të vazhdojmë gjatë me të.

PRITSHMËRITË– Po më eci mirë këtu do jem pjesë e Kombëtares. Reja më njeh, pasi kam qenë kohët e fundit aty. Nuk kam folur me trajnerin për këtë kalim, por më tha të gjeja një ekip për të pasur minuta. Unë nuk e hedh poshtë kampionatin shqiptar, është pak a shumë i njëjtë me atë të Kroacisë. Besoj që nuk kam bërë keq, shpresoj të kem bërë mirë dhe të ec para.

MUÇI– Muçin nuk e kam njohur personalisht, por me sa kam parë në stërvitje mendoj se është talenti më i madh në Shqipëri. Shpresoj që në të ardhmen të jemi bashkë në Kombëtare.

GRUPI I ELIMINATOREVE– Unë po i pres me padurim. Ndeshjet e mëdha i kam shumë qejf. Është një grup i vështirë, por kemi shumë shanse. Kemi lojtarë të dhe shpresoj të bëjmë mirë.

ËNDRRAT– Ëndrra është të shpallem kampion me Tiranën dhe të ik si kampion. Ëndrra më Kombëtaren është të kualifikohemi në Europian ose Botëror.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Ooo Suuuudeeeeee ku je?”/ Braçe ironizon programin e LSI-së: Bëhet realitet në 5 minuta!

Publikuar

-

Nga

Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka ironizuar programin e LSI-së për zgjedhjet e 25 prillit.

Braçe është ndalur në një prej pikave të programit, garancia për bebet që vijnë në jetë.

“Ketu nis SUDELLEKU, magjia”, shkruan Braçe, dhe duke zbërthyer këtë pikë të programit të LSI-së duke mos kursyer as talljet.

“JO, FARE! I BEN PER 5 MINUTA, 5 DITE JANE SHUME! Ja se si; Ti vendos te kesh nje femije dhe per 9 muaj ai vjen ne jete.
Ketu nis SUDELLEKU, magjia; Zonja me lart te ndan nga parate e te gjitheve 1000 DOLLARE-as leke e as euro, NUK TI JEP por ti mban ne nje fond.
E di sa? 25 VITE! Pra, NUK TI JEP per 25 vite me rradhe por i mban ajo ne nje fond.
Ne vitin e 25-te, nese djali apo vajza jote dhe vajza apo djali i nje tjetri, fiks ata qe ti dhe ai linden para 25 vitesh, vendosin dhe bejne nje femije, MAGJIA behet realitet dhe, kjo me lart JU JEP 25 MIJE DOLLARE!!

PAS 25 VITESH DHE JO TY QE LINDE SOT, POR ATIJ QE DO LINDESH TI NESE AI DO LINDE NJE FEMIJE TJETER!
E kuptove?! Prit se qenka llogaria gabim;

Jane dy per te bere nje femije, pra para 25 vitesh lindi nje djale e nje vajze qe pas 25 vitesh jane bashke dhe bejne nje femije dhe marrin 25 mije dollare njeri e 25 mije dollare tjetra!!!!!! OOOOO SUUUUDEEEEEE KU JE? Ja kjo eshte! Fiks ne 5 minuta kjo behet realitet por zgjat 25 vite! Dhe mos harroni, keta nuk paguanin as 5000 lekeshin per nje lindje e ju kishin borxh dhe bebeve!”, shkruan Braçe.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Dita e Përkujtesës/ Xhaçka: Kurrë s’duhet të harrojmë luftën tonë ndaj antisemitizmit

Publikuar

-

Nga

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka publikuar një video, ku evidentohet roli themeltar që diplomacia shqiptare dhe populli shqiptar patën në këtë kauzë.

Në video tregohen disa prej momenteve kyçe që vulosën fatin e qindra hebrenjve në Shqipëri, para dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore.

“Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, nderojmë miliona jetë të humbura, si dhe të gjithë ata që dolën kundër të keqes më të madhe të kohës. Kurrë nuk duhet të harrojmë apo të ulim vigjilencën në luftën tonë ndaj antisemitizmit. Thellësisht krenarë për Shqipërinë, shqiptarët dhe shërbimin diplomatik në misionin e shpëtimit të hebrenjve”, shkruan Xhaçka./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Bardhi nxjerr videon me përgjime/ Qeveria më e korruptuar në historinë e Shqipërisë

Publikuar

-

Nga

Basha i besoi qarkun e Elbasanit/ Bardhi entuziast: Është nderi më i madh që më është bërë

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka publikuar një video ku kujton përgjimet e publikuar vitet e fundit që kanë implikuar njerëzit e qeverisë Rama.

Sipas Bardhit, kjo është qeveria më e korruptuar dhe më e keqe në historinë e Shqipërisë Ai thekson se askush s’e beson më Ramën dhe shqiptarët do votojnë për ndryshimin.

“Sa herë njerëzit e tij kapen në përgjime në pazar me trafikantët e drogës, duke blerë vota me krimin e organizuar apo duke shitur tendera, koncesione dhe leje ndërtimi, Edi Rama vetëm justifikohet. Ai kurrë nuk di asgjë, gjithmonë sillet sikur i bien në qafë të tjerët.
Shqiptarëve u ka ardhur në majë të hundës dhe janë lodhur duke dëgjuar Ramën dhe justifikimet e tij. Ata e dinë se kjo është qeveria më e keqe dhe më e korruptuar në historinë e Shqipërisë. Askush nuk e beson më Edi Ramën. Në 25 Prill shqiptarët do t’i tregojnë vendin kësaj qeverie dhe do të votojnë për ndryshimin”, shkruan Bardhi bashkëngjitur videos./CNA.al

LEXO TE PLOTE