Politikë
Tires “nuk i shkon” avokati/ Shtyhet seanca për sanitaren, shfaqet e penduar

Shtyhet seanca e dhënies së masës së sigurisë në Gjykatën e Tiranës për Tire Alldërvishin.
Shkak i shtyrjes së seancës për sanitaren që akuzohet për korrupsion është bërë mungesa e avokatit të saj mbrojtës. Gjykatësja ka vendosur shtyrjen e seancës për disa minuta, për shkak të mungesës së avokatit, dhe Alldërvishit pritet t’i caktohet një avokat tjetër. 59-vjeçarja nuk ka folur asnjë fjalë përpara hetuesve përveç faktit që është e tronditur.
“Nuk kam asgjë për të thënë jam e tronditur, do flas në një moment të dytë”, mësohet se ka thënë Alldërvishi përpara hetuesve.
Sanitarja do akuzohet për “mashtrim më shumë se një herë”, dhe dyshohet në bashkëpunim, por nga materiali referues që policia i ka dërguar prokurorisë nuk rezultojnë ende të zbardhur emra të tjerë./CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Përplasjet/ Çfarë po ndodh me listën e PD në Korçë, kush janë pretendentët
Qarku i Korçës duket se do të jetë një nga më të vështirët në përzgjedhjen që do të bëjë Lulzim Basha. Kështu ishte edhe me...

“Nuk kam votuar prej 1992-shit”/ Dashnor Diko “i futet politikës”, tregon kë mbështet në zgjedhje
Këngëtari i njohur Dashnor Diko, ka rrëfyer sot se që prej marsit të vitit 1992 nuk ka votuar në asnjë zgjedhje. Mirëpo duket se këtë...