Connect with Us

Stop/ Dëshmia e re, Tire Alldervishi nuk u mjaftua me paratë e vajzës së pacientes

Denoncim

Stop/ Dëshmia e re, Tire Alldervishi nuk u mjaftua me paratë e vajzës së pacientes

Publikuar

-

“Stop” publikon sonte të tjera detaje nga rasti makabër i sanitares së spitalit “Shefqet Ndroqi”, Tire Alldervishi, që me aktin e saj korruptiv dhe abuzimin me pacienten 55 vjecare, prej ditësh po mban pezull prej ditësh vëmendjen e opinionit publik.

Vajza e të ndjerës tregon se cfarë ka ndodhur që nga momenti i publikimit të rastit, duke sjellë edhe dëshminë e re, që ka mësuar më vonë, se Tirja nuk mjaftohej me parate, që i zhvaste asaj.

E reja tregon, sesi mundi t’i bëjë paratë vetëm që e ëma t’ia dilte betejës me sëmundjen, ndërsa flet edhe për pengun, tani që njeriu më i shtrenjtë për të, nuk jeton më.

LEXO EDHE:  Adoleshenti kthehet në biznesmen/Mënyra se si fiton para pa punuar do t'ju lërë pa fjalë

Për më shumë detaje, mos humbisni puntatën e sotme të emisionit ‘stop” në orën 20.10 në ekranin e TV Klan.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Denoncim

Tjetër dëshmi rrëqethëse/ Lashë mbi 4 mijë Euro në Sanatorium, babai mbeti pa bukë e ujë

Publikuar

-

Nga

Tjetër dëshmi rrëqethëse/ Lashë mbi 4 mijë Euro në Sanatorium, babain mbeti pa bukë e ujë

Një ditë më parë emisioni “Stop” transmetoi dëshminë e vajzës së të ndjerës që ndërroi jetë nga Covid-19 në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Ajo tregoi se veç parave që merrte prej saj, sanitarja Tire Alldervishi i zhvaste para edhe një kushëririt të saj, të quajtur Titi.

Ky i fundit ka dëshmuar sot në “Stop”, sesi i jepte të hollat Tires, e cila nuk kënaqej kurrë. Veç shumës, që i linte kushërira, Titi thotë, se jepte para ekstra për Tiren, pasi kjo e fundit ankohej, se ishin pak.

Nipi i të ndjerës, Titi: Unë kam një dyqan fruta-perime edhe Tiren e kam njohur si kliente, që vinte blinte aty edhe me një fjalë ra muhabeti, që unë kisha çuar tezen në spital… i thashë unë: “O Tire më është shtruar tezja në spital. Në qoftë se ke mundësi me më ndihmuar, me e pa, me i bo hyzmet.  Ajo tha- po, e shoh unë! Paret m’i lente kushërira dhe ngaqë ishte në punë më thoshte jepja pak Tires lekët edhe unë lekët ia fusja në një qese, në kartopecetë dhe ia fusja ke qesja dhe çdo ditë e Zotit, ajo vinte merrte lekët në mëngjes. Përveç këtyre, kur vinte pasdite, m’u ankonte, më thoshte, që Ani më ka dhënë pak lekë edhe unë ngaqë e kisha teze, më vinte keq, i jepja dhe unë ndonjë gjë nga të mijat.

Gazetarja: Sa herë ka ndodhur kjo?

Nipi i të ndjerës, Titi: Kjo ka ndodhur 4-5 herë, që i jepja nga të miat, plus atyre, që lente Ani nga 70-60-40 përditë.

Gazetarja: Sa para afërsisht i keni dorëzuar gjatë gjithë kësaj periudhe, pothuajse për një muaj?

Nipi i të ndjerës, Titi: Po vetëm turni i parë, që m’i lente Ani lekët mua, se ishte në punë dhe lekët e Anit unë ia jepsha Tires, përditë nga 70-60-40 mijë lekë, plus që jepja unë për tezen time, se më vinte keq dhe jepja dhe unë, se mu ankonte, që më ka dhënë pak.

Gazetarja: Tirja pretendonte, që këto para i ndante me të tjerë, apo ishin për shërbimin e saj?

Nipi i të ndjerës, Titi: Jo, ajo thonte, që duhet t’i jap dhe të tjerëve, 10-të infermierit, 20-të nuk e di. Unë ia jepja lekët, me një fjalë vetëm për turnin e parë, këto 60, 70, 40 varet sa ishin, sa do i ndanin, sa kishin bo llaf ato me një fjalë, se..

Gazetarja: Ju keni prova për këto, që po thoni?

Nipi i të ndjerës, Titi: Provat mund të jenë aty, ka dhe kamera aty, ajo vinte përditë, çdo ditë vinte aty.

Gazetarja: Jeni gati, që provat tuaja, por dhe dëshminë tuaj t’ia vini në dispozicion organeve të drejtësisë?

Nipi i të ndjerës, Titi: Po, gati jam!

Një tjetër dëshmitare tregon, sesi i është trajtuar i ati në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Mbaresa Crroj nga Bulqiza punon infermiere në Itali, po kur iu shtrua i ati në spital la gjithçka e u vendos në një hotel pranë Sanatoriumit. Mbaresa thotë për emisionin “Stop” se i ka dhënë Tires 50 euro vetëm për t’i hequr mjekrën të atit.

Por ky i fundit lihej i pangrënë e i papastruar. Mbaresa është e bindur se i ati ndërroi jetë nga pakujdesia, pavarësisht, se ajo ka paguar më shumë se 4 mijë Euro ryshfet. Ajo është gati, që versionin e saj ta dëshmojë para drejtësisë.

Mbaresa Crroj: Po, përshëndetje! Atëherë unë jam gjendur si puna e asaj vajzës, që ka folur për mamin e saj edhe unë jam gjet në të njëjtin problem. Babai im u shtrua me datë 24 Nëntor dhe ka dalë në fund të Dhjetorit. Gjatë gjithë kohës, 1 muaj, që ka qenë aty, 1 muaj e 10 ditë më duket, unë lashë çunin këtu në Itali dhe vajta në Shqipëri, lashë punën, lashë çunin, lashë shtëpinë, lashë çdo gjë edhe vajta të shikoj babin. Aty në atë spital, është vetëm tregti, është vetëm lekë. N.q.s ti nuk jep lekë nuk shikohesh. Neve lekët i kemi dhënë nga mëngjesi deri në darkë, çdo ditë, të gjithëve infermierët, ka pas raste, që 3-4 infermierë nuk na kanë marrë lekë, që janë treguar me të vërtetë… edhe doktori, që ndiqte babin tim, ai nuk na ka marrë asnjë lek, të tjerët të gjitha, të gjitha… Problemi është, që unë personalisht me gjithë vëllain tim, çdo ditë në mëngjes ngriheshim në orën 6:00 dhe i lenim lekët atyre që kishin ndenjur dhe të pasdites edhe në mëngjes turni i parë infermierët jo sanitarët , infermierët i kanë marrë. Edhe n.q.s doni  të shikoni janë telekamerat aty edhe hapni edhe shikoni, se i gjeni vetë çdo gjë, çdo pikë vetë i gjeni. Pastaj janë ato lokalet aty përballë, se janë dhe të shkathëta infermieret sot, aty futen edhe bëjnë  takime me familjarët dhe ia marrin lekët.

LEXO EDHE:  Arrestohen në Tiranë burrë e grua/U kapën me qindra euro, emrat

LEXO EDHE:  Adoleshenti kthehet në biznesmen/Mënyra se si fiton para pa punuar do t'ju lërë pa fjalë

Po jo lekë me 5 mijë lekë, se 5 mijë lekëshi atyre ju duket asgjë. E kam bërë provë një ditë, nuk kam dhënë lekë për 24 orë dhe nuk ma kanë nxjerrë babin në telefon, e pastaj e dini, që atë robotin, që ka mësuar vetëm një fjalë, ka ngrënë, ka pirë, e kemi larë, e kemi ndërruar. Babi im ka vdekur edhe për të ngrënë edhe për të pirë. Kanë qenë raste, që i kanë vjedhur edhe pijet, që neve kemi çuar nga jashtë-brenda, kemi pasur dhe fakte për këto, se kam dhe njerëz aty brenda unë, që shkonin e shikonin babin tim, në çfarë situate është dhe gjendjen shëndetësore të tij. E kanë gjetur pa ujë, pa lëngje edhe pa supë. Ajo shoqja, që është aty te dera, që vjen e merr çdo ushqim të gjithë familjarëve, ajo merrte lekë, për të futur ushqimin aty brenda. Unë asaj i kam dhënë njëherë 5 mijë lekë në fillim fare, që i kam dhënë dhe numrin të më lidhi me infermierët, e kam parë çdo ditë e më keq… Ajo shoqja… Ani, që unë e respektoj si motrën time, aty tek hoteli jemi bërë si motër e vëlla pavarësisht, se nuk kam lidhje me asnjërin, të bënte vetë puna nga e keqja aty… Ajo vinte çdo ditë me portofolin plot me lekë. Dhe shoqja, që është arrest, ajo Tirja aty, një natë ka fol me mua dhe më kërkoi 50 euro për ti rruajtur babit fytyrën edhe çfarë tjetër, mos e ki problem “ta laj unë, ta shpëlaj unë”. Shkoj e marr një batanije aty me 2 mijë lekë dhe ja ndërroj çdo ditë. Gjëja, që më jepte më neveri  është, që ato të sëmurët atje, marrin rrobat nga jashtë, batanije me sëmundje pa larë, t’ua vejnë të sëmurëve nuk është mirë, se neve po luftojmë Covid, meqë Covid është aty.

Mbaresa Crroj: Ne kemi harxhuar shumë lekë…kemi harxhuar shumë lekë… Unë kam pasur  4 000 euro, plus të miat e të vëllait… Nuk jemi kursyer, nuk jemi kursyer për asnjë gjë, asnjë gjë vetëm, se të bëhesh babi më mirë kap e jep, se 5 000 lekshja dhe 10.000 lekshja o shpirti im, atje nuk janë asgjë. Aty nuk hante bukë, nuk hante bukë 5000 lekshe-10.000 lekëshe. Dinë infermierët, e dinë shumë mirë se kush, nuk dua t’i bëj dëm asnjë njeriu, po infermierët vetëm, vetëm ato e dinë, se kush ka marrë lekë, kush e ka parë babin tim. Babai im ka ik vetëm nga pakujdesia. Ai nga 98 kg burrë, 98 kg burrë, erdhi  40 kg. Këmbët e atij, pulpat e atij nuk shikoheshin. Është normal, që Covid e ka bërë atë punë, punën e saj, poooo… ai kishte vdekur edhe për bukë dhe për ujë… Aty brenda në spital, aty brenda vidhen ilaçe. Ne kemi blerë shumë ilaçe, shumë ilaçe, si unë edhe të tjerët…vidhen dhe ilaçet e të sëmurëve. Unë babin një ditë e kam gjetur pa larë pa ndërruar,  i kishte hipur më fal për shprehjen, pisllëku deri në kapuç. Edhe kur e them këtë, e di ajo që e ka larë babin tim. Atë ditë, 5 herë ia kam  kërkuar pizhamet, të gjithë ndërresat të m’i nxjerrin përjashta. Po a rri njeriu, një i sëmurë me Covid me pulmone të copëtuar, me mushkëri të copëtuar, të rrijë në pisllëk dhe urinë deri në kapuç?  Ky është spitali i Covid..!

Gazetarja: Jeni gati ta dëshmoni para drejtësisë  versionin tuaj?

Mbaresa Crroj: Si jo?! Po!  Po! Ka pas dhe raste, që kanë hyrë nga jashtë  brenda, i kanë futur brenda njerëzit,  se kërkojnë 150 euro, për t’u fut për të pa të sëmurin./ tvklan.al

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Bëmat e Tires s’kanë të sosur/ Zbardhet dëshmia: Merrte 50 Euro për të rruar një person

Publikuar

-

Nga

Bëmat e Tires nuk kanë të sosur/ Zbardhet dëshmia: Merrte 50 Euro për të rruar një person

Të tjera dëshmi vijnë nga familjarë të pacientëve që kanë humbur jetën për shkak të koronavirusit në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Mbaresa Crroj tregoi këtë të premte në emisionin “Stop” se ka harxhuar 4 mijë Euro për të shëruar babain, por ky i fundit fatkeqësisht ndërroi jetë.

Crroj mendon se babai i saj ka ndërruar jetë për shkak të pakujdesisë. Ajo pretendon se ai nuk është ushqyer dhe nuk i është dhënë të pijë ujë. Përveç kësaj sipas saj ai është lënë edhe i pa pastruar.

Ajo denoncoi një pjesë të stafit shëndetësor pasi sipas të cilës kërkonin para. Crroj tregoi se edhe ajo ka pasur kontakt me sanitaren Tire Alldervishi. Sipas denoncueses, sanitarja i ka kërkuar 50 Euro vetëm që t’i rruante babain.

Mbaresa Crroj: Ajo shoqja… Ani, që unë e respektoj si motrën time, aty tek hoteli jemi bërë si motër e vëlla pavarësisht, se nuk kam lidhje me asnjërin, të bënte vetë puna nga e keqja aty… Ajo vinte çdo ditë me portofolin plot me lekë. Dhe shoqja, që është arrest, ajo Tirja aty, një natë ka fol me mua dhe më kërkoi 50 euro për t’i rruar babit fytyrën edhe çfarë tjetër, mos e ki problem “ta laj unë, ta shpëlaj unë”. Shkoj e marr një batanije aty me 2 mijë lekë dhe ja ndërroj çdo ditë. Gjëja, që më jepte më neveri  është, që ato të sëmurët atje, marrin rrobat nga jashtë, batanije me sëmundje pa larë, t’ua vejnë të sëmurëve nuk është mirë, se neve po luftojmë Covid, meqë Covid është aty. Ne kemi harxhuar shumë lekë. Unë kam pasur  4 000 euro, plus të miat e të vëllait… Nuk jemi kursyer, nuk jemi kursyer për asnjë gjë, asnjë gjë vetëm, se të bëhesh babi më mirë kap e jep, se 5 000 lekshja dhe 10.000 lekshja o shpirti im, atje nuk janë asgjë. Aty nuk hante bukë, nuk hante bukë 5000 lekshe-10.000 lekëshe. Dinë infermierët, e dinë shumë mirë se kush, nuk dua t’i bëj dëm asnjë njeriu, po infermierët vetëm, vetëm ato e dinë, se kush ka marrë lekë, kush e ka parë babin tim. Babai im ka ik vetëm nga pakujdesia. Ai nga 98 kg burrë, 98 kg burrë, erdhi  40 kg. Këmbët e atij, pulpat e atij nuk shikoheshin. Është normal, që Covid e ka bërë atë punë, punën e saj, poooo… ai kishte vdekur edhe për bukë dhe për ujë… Aty brenda në spital, aty brenda vidhen ilaçe. Ne kemi blerë shumë ilaçe, shumë ilaçe, si unë edhe të tjerët…vidhen dhe ilaçet e të sëmurëve. Unë babin një ditë e kam gjetur pa larë pa ndërruar,  i kishte hipur më fal për shprehjen, pisllëku deri në kapuç. Edhe kur e them këtë, e di ajo që e ka larë babin tim. Atë ditë, 5 herë ia kam  kërkuar pizhamet, të gjithë ndërresat të m’i nxjerrin përjashta. Po a rri njeriu, një i sëmurë me Covid me pulmone të copëtuar, me mushkëri të copëtuar, të rrijë në pisllëk dhe urinë deri në kapuç?  Ky është spitali i Covid..!

LEXO EDHE:  Zbulimi/ Egjiptianët e lashtë, falsifikuesit e parë të parave në histori

LEXO EDHE:  Adoleshenti kthehet në biznesmen/Mënyra se si fiton para pa punuar do t'ju lërë pa fjalë

Crroj është gati, që versionin e saj ta dëshmojë para drejtësisë./ tvklan.al

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Fiks Fare/ Rruga e fshatit Gjorm e shkatërruar prej vitesh, Bashkia Kurbin: Nuk kemi fonde!

Publikuar

-

Nga

Fiks Fare/ Rruga e fshatit Gjorm e shkatërruar prej vitesh, Bashkia Kurbin: Nuk kemi fonde!

Banorët e fshatit Gjorm të Kurbinit prej vitesh vuajnë me rrugën e keqe që përshkon fshatin e tyre. Rruga bëhet edhe më e keqe gjatë sezonit të dimrit ku prurjet e reshjeve janë edhe më të mëdha.

Gjatë këtij sezoni rruga bëhet e pakalueshme nga uji dhe balta që mbizotërojnë në gjithë gjatësinë e saj. Gropat e mëdha në mes të saj e rëndojnë edhe më keq gjendjen e rrugës.

Banorët pas shumë përpjekjesh dhe ankesash që kanë adresuar në Bashkinë Kurbin ende nuk kanë gjetur zgjidhje ndaj i janë drejtuar emisionit Fiks Fare.  Ata pohojnë se balta , gropat dhe pluhuri i rrugës ua kanë bërë jetesën të pamundur në këtë fshat. Sipas Tyre degradimi i rrugës në këtë gjendje ka ardhur si rrjedhojë e mos investimit në të prej kohësh, si dhe nga kalimi në këtë rrugë të mjeteve të tonazhit të rëndë që shumë pranë banesave të tyre kanë  pikën e furnizimit me krom.  Që prej tërmetit rruga është degraduar edhe më shumë dhe për kalimin e përditshëm të trajlerave askush nuk e vë ujin në zjarr për këta banorë.

“Fëmijët tanë dalin me çizme llastiku për në shkollë se ndryshe nuk kanë si të kalojnë në këtë rrugë” shprehet njëra prej banoreve.  Prej 6 muajsh i janë drejtuar me shkresë Bashkisë Kurbin  dhe nuk kanë marrë asnjë përgjigje. Po ashtu banorët i janë drejtuar edhe kompanisë së kromit por këta të fundit i kanë injoruar dhe kanë vazhduar normalisht punën e tyre.

Fiksi bashkë me banorët duke parë gjendjen e mjerueshme të rrugës iu drejtuan Bashkisë Kurbin. Në zyrën e informacionit të kësaj bashkie gazetarja kërkon informacion se çfarë është bërë në lidhje me kërkesën e banorëve të Gjormit depozituar në bashki në dt 3/6/2020. Punonjësit  shprehen se banorët duhet ta ribëjnë kërkesën , kjo me urdhër të kryetares së bashkisë. Vetëm pas ribërjes së kërkesës informacioni pohon se do t’u kthehet përgjigje menjëherë, ndërsa me kërkesën e depozituar më para nga këta banorë nuk ka gjurmë në bashki. Të kushtëzuar për të zgjidhur problemin e tyre, përfaqësia e banorëve ribëjnë ankesën e tyre.  Në këtë kohë banorët përplasen edhe me shefin e urbanistikës së kësaj bashkie i cili mohon se banorët janë ankuar ndonjëherë.  I vënë përballë tyre drejtori Benard Palaj, pohon se rruga do të shtrohet me çakull pasi Bashkia Kurbin nuk ka fonde për ta asfaltuar. ” Ne do i dërgojmë fonde qeverisë, pasi vetë bashkia nuk ka fonde të mjaftueshme për ta asfaltuar rrugën. Ne ende po merremi me rastet emergjente të tërmetit pasi ende kemi familje që jetojnë në çadër”  shprehet drejtori i urbanistikës.

LEXO EDHE:  Adoleshenti kthehet në biznesmen/Mënyra se si fiton para pa punuar do t’ju lërë pa fjalë

LEXO EDHE:  Merr flakë blindi me para në Gjirokastër/ Çfarë dyshohet

Palaj u zotua që brenda javës rruga do të shtrohej me çakull dhe i kërkoi gazetarëve të Fiksit të shkonin e ta shihnin se do ta mbante fjalën. Por banorët me këtë zgjidhje nuk janë të kënaqur, pasi çakulli mund të rezistojë pak kohë, pasi mjetet e tonazhit të rëndë do ta prishnin prapë./ tch

LEXO TE PLOTE