Connect with Us

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve kërkesë Ramës/ Vaksino stafin akademik

Aktualitet

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve kërkesë Ramës/ Vaksino stafin akademik

Publikuar

-

Pushoi hetimet për kryebashkiakun e Ramës/ Pasuria e gjyqtares që bën tre punë njëherësh

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH), i ka bërë kërkesë kryeministrit Edi Rama të përfshijë në grupet me përparësi për vaksinim stafin akademik.

SPUSH deklaron se stafi akademik dhe ndihmës akademik ka kaluar vështirësi në këtë periudhë dhe shpreh shqetësimin për pasojat e rënda në cilësinë e mësimdhënies dhe të mësimnxënies.

Gjithashtu SPUSH thekson se stafi akademik është shumë i ekspozuar ndaj virusit, si rezultat i seancave mësimore me një numër të madh studentësh gjatë leksioneve, seminareve dhe provimeve.

Këtë kërkesë e mbështesim në arësyetimin e mëposhtëm:

Shumica e studentëve dhe pedagogëve janë të mendimit se kthimi, sa më herët që të jetë e mundur në auditor është domosdoshmëri për të mënjanuar mangësitë e konsiderueshme në formimin e studentëve, në mënyrë të veçantë të atyre që vijojnë studimet në shkencat mjeksore, biologjike, natyrore, bujqësore, teknike-inxhinerike, shkencave të tjera të aplikuara, të arteve dhe sporteve, ku formimi praktik, përmes punëve laboratorike, ushtrimeve dhe demonstrimeve në auditor është thelbësor.

Nëse procesi mësimor do të vazhdojë online edhe në semestrin II të këtij viti akademik, këto mangësi do të thellohen akoma më shumë për studentët që vijojnë mësimin online që nga semestri II i vitit të kaluar akademik, sepse ai (mësimi online) do të përbënte rreth 50% të të gjithë studimeve të tyre në nivelin e ciklit të parë (bachelor) dhe rreth 70% e studimeve të ciklit të dytë (Master).

Kthimi në auditore gjatë shkurtit, për provimet e semestrit I dhe për fillimin e semestrit II, do të mënjanonte thellimin e mangësive në formimin e studentëve. Në rast të kundërt studentët nuk do të mund t’i kompensojnë këto mangësi në formimin universitar deri në fund të ciklit përkatës të studimeve, ç’ka do të thotë që ata të diplomohen me një nivel të ulët të formimit profesional, veçanërisht në realizimin e formimit praktik të tyre.

Stafi akademik dhe ndihmës akademik është shumë i ekspozuar ndaj virusit, si rezultat i seancave mësimore me një numër të madh studentësh gjatë leksioneve, seminareve dhe provimeve. Kjo u vërtetua me rritjen e ndjeshme të numrit të pedagogëve që u infektuan gjatë muajit tetor dhe nëntor 2020, për shkak të sezonit shumë intensiv të provimeve në auditore (Shumë prej tyre  u sëmurën rëndë dhe, siç dihet, disa pedagogë humbën jetën për shkak të infektimit me Covid 19.).

Ne mendojmë se dhënia përparësi në vaksinim stafit akademik është realiste, sepse numri i pedagogëve me kohë të plotë është rreth 5000 veta dhe, ndër ta, personat mbi 45 vjeç zënë vetëm rreth 50 % të numrit të përgjithshëm (rreth 2500 veta)”, thuhet në kërkesë.

LEXO EDHE:  Kryeministri Edi Rama në Berat, prezanton kandidatin Petrit Sinaj

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH) shprehet e gatshme të bashkëpunojë me autoritetet për realizimin me sukses të këtij procesi përcaktues për formimin e studentëve./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Tanket e Serbisë në veri të Kosovës/ Ngjela bën thirrje për “luftë”: Ta mbyllim një herë e mirë me këta banditë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Avokati Spartak Ngjela ka reaguar në lidhje me situatën e rëndë në Veri të Kosovës.

Në një postim në rrjetet sociale, Ngjela shkruan se Serbia po dërgon tanket e saj në kufirin me Kosovën.

Më tej, Ngjela bën edhe një deklaratë të fortë, ndërsa shkruan se do ishte mirë që Serbia të ndërmarrë një hap luftarak, dhe kështu sipas tij do të merrte përgjigjen e merituar, për dhunimin e shqiptarëve për 150 vite.

Serbia po dërgon tanket në kufirin me Kosovën, në veri të saj.



LEXO EDHE:  Plagosi me thikë një person/ Arrestohet 63-vjeçari në Dropull

LEXO EDHE:  Rama shpalos programin për 100 ditët e para/ Fton qytetarët: Jepni kritika

Dashtë Zoti, ia merr arsyen hiçi dhe ndërmerr ndonjë hap luftarak kundër Kosovës, që ta mbyllim një herë e mirë historinë me këta banditë që kanë 150 vite që vrasin dhe dhunojnë shqiptarët.

Por jo sot.

Sot forca është nga shqiptarët. Asgjë nuk bëjnë dot serbët, veç marrëzisë që do t’i ndihmojë shqiptarët, ta mbyllin kapitullin e mizorisë serbe, duke marrë plotësisht territorin e vet shqiptar, deri në NISH.”-shkruan Ngjela./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Skandali-Rama i “përulet” Vuçiç/ Fshin deklaratën për Kosovën

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Prej disa ditësh situata në Veri të Kosovës, vijon të jetë tepër e tensionuar, pasi kryeministri Albin Kurti vendosi të zbatonte vendimin e ligjshëm, për reciprocitetin e targave.

Por, ky vendim ka sjellë zemërim të Serbisë, e cila nuk e pranon reciprocitetin, me pretendimin se ata nuk e njohin Kosovën si shtet.

Por, ajo çfarë ka ndodhur sot në Shqipëri, është një skandal i padëgjuar në 30 vite demokraci.

Ministria e Jashtme e Shqipërisë, në një reagim në faqen e saj zyrtare, pasditen e sotme, i drejtonte thirrje Serbisë të tërhiqte forcat e armatosura nga kufiri me Kosovën.



Ne i bëjmë thirrje Serbisë të tërheqë forcat e armatosura të dërguara pranë kufirit me Kosovën dhe të punojë për de-përshkallëzim të menjëhershëm të situatës. Ne i nxisim të gjithë aktorët të tregohen të përmbajtur dhe të drejtohen menjëherë drejt dialogut, si e vetmja mënyrë për të ecur përpara dhe për të zgjidhur çështjet e mbetura pezull me frymën e bashkëpunimit, ndaj të cilave Shqipëria është angazhuar në mënyrë të pakthyeshme, në përpjekjet e saj dypalëshe dhe shumëpalëshe.”-thuhej ndër të tjera në deklaratë. ( Lexo ketu)

LEXO EDHE:  Rama publikon raportin e Agjencisë Europiane të Mjedisit/ Shqipëria ka arritur standardin europian

Por, vetëm pak orë pas deklaratës, ka ndodhur skandali. Ministria e Jashtme ka fshirë deklaratën, për Kosovën.

Në vend që të hiqte Serbia tanket, Rama urdhëron fshirjen e deklaratës së Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, për Kosovën.

LEXO EDHE:  E mban në punë dhe s’i jep rrogën/ Ekonomistja: Mori pagën e luftës, ishte në provë

Një skandal i paparë dhe i padëgjuar më parë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Arben Meçe i drejtohet SPAK-ut/ Të rihapen hetimet për rrugën Durrës-Kukës

Publikuar

-

Nga

cna lajme aktuale

Inxhinieri Arben Meçe i është drejtuar SPAK-ut që të rihapë hetimet në lidhje me çështjen e rrugës Durrës-Kukës dhe hetimin e Lulzim Bashës ashtu sikurse “SPAKU” bëri me Fatmir Mediun.

Konkretisht, çështja e kallëzuar prej Arben Meçes në lidhje me ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës  daton në vitin 2007 ku në krye të Ministrisë sëPunëve Publike të asaj kohe ishte Lulzim Basha.

Sipas asaj që shkruan In.Front, çështja është regjistruar në Prokuroprinë e Rrethit Gjygjësor Tiranë në datën 07.09.2007. Kjo prokurori pasi kishte rregjistruar ne daten 09.03.2007, procedimin nr. 893 për vepren penale të “Shpërdorimit të detyrës“ të parashikuar nga neni 248 i K.Penal, paautor mbi bazën e intervistës së dhënë Arben Meçaj, i cili ka dhënë informacion për abuzime në vlera të konsiderueshme.

LEXO EDHE:  Kryeministri Edi Rama në Berat, prezanton kandidatin Petrit Sinaj

LEXO EDHE:  Habit çuni i Fahriut/ "Ramën do ta rrëzojmë njëlloj si Gaddafi"

Kryesisht ka qenë informacione për ndërtimin e rrugëve, ku në krye të Ministrisë së Punëve Publike në atë kohë ka qenë Lulzim Basha.



Me të drejtë Prokuroria ka vendosur bazuar në nenin 141/1 te Kushtetutes, dhe 28 dhe 74/1  të Kodit te Procedures Penale, shpalljen e moskompetencës lëndore për hetimin e proçedimit penal nr.893 dt.09.03.2007 nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe kalimin e akteve të këtij proçedimi penal, Prokurorisë së Pergjithshme Tiranë.

Kjo e fundit ka vendosur pushm e akuzave ndaj Llulzim Bashës për arsye se akuza ishte paraqitur jashtë afateve në gjykatë.

Përsëri Arben Meçja këmbëngul duke iu drejtuar SPAK-ut kësaj radhe për fillim e hetimeve dhe dënimin e personave përgjegjës për ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës dhe megavjedhjen e shekullit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE