Blog
Sa i përhapur është varianti britanik i Covid-19 në Evropë?

Nga Ido Vock “New Statesman”
Varianti i ri britanik i koronavirusit, që vlerësohet të jetë rreth 60 për qind më i transmetueshëm sesa format e mëparshme të virusit, është përhapur në të gjithë Evropën. Në fakt, incidenca e variantit të njohur si B.1.1.7, është kryesisht e panjohur dhe ka të ngjarë të jetë dukshëm më e lartë se sa tregojnë aktualisht shifra zyrtare në gjithë kontinentin.
Kjo për shkak të niveleve më të ulëta të renditjes gjenomike në Evropë sesa në Britaninë e Madhe. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, me kalimin e kohës varianti ri mund t’i zërë vendin mutacioneve më të vjetra, siç është vërejtur në Britani dhe gjithnjë e më shumë në Danimarkë. Deri më 4 janar, 16 vende në BE, raportuar zyrtarisht rastet me variantin britanik të Covid-19. Ndalimi i udhëtimit nga dhe drejt Mbretërisë së Bashkuar para Krishtlindjeve të fundit të vitit të kaluar, mund të ketë pasur sukses në ngadalësimin e përhapjes së variant të ri.
Por besohet se mutacioni ka të ngjarë të jetë përhapur në të gjithë BE-në, pasi shkencëtarët besojnë se ai ka nisur të përhapet që në shtator, apo 2 muaj para se të ndodhte mbyllja e kufijve për udhëtarët britanikë. Varianti i ri më i transmetueshëm, është duke shkaktuar shqetësim në mbarë kontinentin. Drejtori rajonal i OBSH-së për Evropën, Hans Kluge, ka paralajmëruar vendet evropiane që të bëjnë më shumë për të kufizuar përhapjes e këtij lloj virusi, duke përfshirë testet e shpejta, dhe zbatimin me rigorozitet të gjurmimit të kontaktit dhe garantimin e distancës sociale. Por pyetja më themelore, nëse masat e njohura deri tani, që e kanë pakësuar përhapjen e versioneve të vjetra virusit, do të jenë të mjaftueshme për të frenuar përhapjen e versionit të ri, mbetet pa përgjigje.
Të dhënat nga Britania e Madhe, ku zyrtarët e pranojnë se sistemi i bllokimeve rajonale ka dështuar të frenojë përhapjen e variantit të ri, sugjerojnë se kufizimet duhen ashpërsuar më tej, nëse synohet të ndalet përhapja e tij e gjerë nëpër Evropë. Të dhënat nga Britania e Madhe, tregojnë se 15 për qind e rasteve të reja pozitive, i përkasin variantit të ri, krahasuar me 11 për qind pak kohë më parë. Sharlot Huldkroft, studiuese në Universitetin e Kembrixhit, që studion evolucionin u viruseve thotë se shumica e Evropës që është aktualisht në një lloj forme të bllokimit, mund të fitojë pak kohë derisa virusi të vendoset masivisht edhe jashtë Britanisë së Madhe.
Vendet me bllokime më të ashpra, kanë prishur tashmë zinxhirët e transmetimeve për të gjithë variante të Covid -19, thotë ajo. Huldkroft shtoi se nuk po kuptohet ende sepse varianti i ri është më e transmetueshëm, por kjo do të zgjidhet brenda pak javësh, duke krijuar mundësinë e marrjes së masave më të përshtatshme nga ana e qeverive. Por vendet evropiane nuk po duan të humbin kohë. Qeveria franceze ka vendosur nën një mbyllje të rreptë qytetin e Marsejës duke nisur nga ora 6 e mbrëmjes,kjo pasi në qytet u zbuluar varianti britanik i Covid-19. Një grua e kishte importuar mutacionin nga Britania e Madhe, dhe më pas 23 nga 45 kontaktet e saj të ngushta rezultuan pozitivë ndaj koronavirusit.
“Ne po bëjmë gjithçka që kemi mundësi për të parandaluar hyrjen dhe përhapja në gjithë territorin tonë të varianti të ri të koronavirusit”– tha Ministri francez i Shëndetësisë, Olivier Veran, duke shtuar se ai nuk do që të shohë përsëritjen e situatave të rënda si në Mbretërinë e Bashkuar. Edhe kancelarja gjermane Angela Merkel ka përdorur një ton të ngjashëm, duke paralajmëruar se “nëse nuk do të arrijmë të ndalim variantin britanik”bllokimet aktuale në të cilat gjendet Gjermania mund të zgjasin deri në muajin prill.
Në përgjithësi, shumica e vende të mëdha evropiane, aktualisht nuk janë duke përjetuar të njëjtën lloj rritje të shpejtë të rasteve siç po ndodh në Britaninë e Madhe që prej dhjetorit. Italia, Franca dhe Gjermania, po regjistrojnë ende norma të larta midis 200-400 rasteve të reja çdo ditë për 1 milion banorë, më pak se gjysma e Britanisë së Madhe, me një normë prej gati 900 rastesh ditore të reja për 1 milionë banorë. Vetëm Irlanda, Republika Çeke dhe Sllovenia po regjistrojnë norma më të larta në Evropë. Rasti i Irlandës është veçanërisht shqetësuese, duke kaluar nga 250raste për 1 milion banorë në fillim të vitit, në një normë aktuale prej mbi 1200 rastesh të reja për 1 milion banorë- një rritje prej gati 400 për qind në më pak se 2 javë.
Rritja stratosferike e rasteve të reja në Irlandë, mund të ketë ardhur pjesërisht nga fakti se vendi është i vetmi shtet anëtar i BE-së që ndan kufij tokësorë me Mbretërinë e Bashkuar, gjë që do të thotë se ka më shumë mundësi që të përhapet varianti britanik përmes njerëzve që udhëtojnë në pjesën veriore të Irlandës nga Britania e Madhe.
Emigrantët irlandezë që jetojnë në Britani dhe që u rikthyen në shtëpi për Krishtlindje,mund të jenë një tjetër faktor që ka ndikuar në përhapjen e madhe. Realiteti është se ndonëse Evropa ka pasur një lloj avantazhi në frenimin e variant të ri, e ndihmuar nga kufizimet e udhëtimeve të vendosura në fund të vitit, shpejtësia me të cilën u bë dominuese forma britanike e koronavirusit, ka shqetësuar shumë zyrtarë. Ata besojnë tani se janë në një garë kundër kohës për t`a kufizuar sa më shumë që të jetë e mundur përhapjen e këtij lloj virusi, në kushtet kur kapacitetet e vaksinimit janë të kufizuara. Nëse varianti nis të përhapet në mënyrë të pakontrolluar, ritmi i ngadaltë i BE-së me procesin e vaksinimit, mund të duket si një gabim edhe më i pafalshëm./Përshtatur nga CNA.al
Burimi:
Lajme të Rekomanduara:

Jo, SHBA-ja nuk do të ketë unitet me Biden president
Nga Rich Lowry “National Riview” Fjalimet e Ceremonive të Përurimit presidencial, synojnë të jenë frymëzuese. Ndaj presidenti Joe Biden, mund të ketë qenë disi frymëzues...

Mutacionet e koronavirusit/ A ngjitet sëmundja edhe nga të shëruarit dhe të vaksinuarit?
Shqetësime ka ngjallur më shumë varianti brazilian i Coronës, tek i cili reagimi imunitar i trupit nuk arrihet as kur njeriu e ka bërë vaksinën...