Connect with Us

Rritet çmimi i gazit me 20%/ Askush nuk flet

Aktualitet

Rritet çmimi i gazit me 20%/ Askush nuk flet

Publikuar

-

Rritet çmimi i gazit me 20%/ Askush nuk flet

Përveç rritjes së çmimit të naftës, ku Shqipëria kryeson listën e shteteve të Ballkanit për naftën më të shtrenjtë, duket se një rritje ka pësuar edhe gazi.

Konsumatorët e gazit kanë denoncuar këtë fenomen, i cili në Tiranë është kthyer në një shqetësim për të gjithë. Para 3-4 ditësh, në të gjitha pikat e karburantit në kryeqytet çmimi i gazit është rritur me 20% brenda ditës, ndërkohë që nga ana e institucioneve nuk ka asnjë reagim.

Shqetësimi nuk është ngritur vetëm nga konsumatorët e automjeteve, por edhe nga familjarët, pasi rritje ka pësuar edhe gazi që shumë famije shqiptare e përdorin për gatim.

Shqipëria rezulton të jetë një ndër vendet me çmimin më të lartë të karburanteve në botë duke ndikuar direkt në ekonomitë familjare por edhe në biznese.

LEXO EDHE:  Raporti i FMN/ Shqipëria po gëzon rritje të shpejtë ekonomike

Përqëndrimi i pothuajse tërësisht zinxhirit të tregut që nga importi, shkarkimi në porte shitja me shumicë dhe pakicë në pak duar kanë çuar në një situatë ku ka shenja të forta të mungesë së konkurrencës. Në Tetor të vitit të kaluar autoriteti i konkurrencës ka vendosur të hapë një hetim paraprak për Tregun e ngarkim-shkarkimit, importit, depozitimit, shitjes me shumicë të karburanteve, por deri tani nuk është bërë asnjë hetim apo lëvizje, duke lënë të lira pikat e karburantit të ndryshojnë çmimet sipas qejfit të tyre./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Infektohet me Covid mjeku infeksionist Pëllumb Pipero

Publikuar

-

Nga

Pëllumb Pipero shuan aludimet/ Ja kur do vijë në Shqipëri vaksina e Covid-19

Infektohet me koronavirus mjeku infeksionist Pëllumb Pipero.

Lajmin e ka konfirmuar vetë mjeku në një prononcim për A2 ku tha se është në gjendje të mirë, pasi i janë shfaqur vetëm simptoma të lehta, si dhembje koke.

Infektimi i Piperos është rasti i parë në vendin tonë që një person infektohet me koronavirus pasi ka marrë dozën e parë të vaksinës Pffizer.

LEXO EDHE:  “Tradhtia ka emër”/ Nishani reagon për çështjen e detit: Rama po bën avokatin e Greqisë

LEXO EDHE:  Fati i negociatave/ Mblidhen nesër ministrat e BE-së

Kujtojmë që Pipero u vaksinua 14 ditë më parë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Sa shumë do na mungosh i miri ynë!”/ Ditë zie në familjen e deputetes socialiste

Publikuar

-

Nga

“Sa shumë do na mungosh i miri ynë!”/ Ditë zie në familjen e deputetes socialiste

Deputetja socialiste Klodiana Spahiu ka humbur njeriun e saj të shtrenjtë ditën e sotme.

Spahiu njofton se është ndarë nga jeta babai i saj Fatmir Belegu.

Me hidherim ju njoftoj për humbjen e babait tim, Fatmir Belegu.

Sa shumë do na mungosh i Miri jonë

Përgjithmon në zemrat tona!

Varrimi bëhet sot në orën 15:00, tek varrezat e vjetra.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Zhvati vajzën e pacientes me Covid/ Gjykata vendos “fatin” e Tires

Publikuar

-

Nga

Gjykata e Apelit në Tiranë ka lënë në burg Tire Alldervishin, sanitaren e spitalit “Shefqet Ndroqi”.

Tire Alldervishi  u hoq si infermiere e ‘Shefqet Ndroqit’ dhe i mori vajzës së një pacienteje me COVID rreth 8 milionë lekë të vjetra.

Vajza e pacientes me COVID që prej 28 ditësh ishte shtruar te ‘Shefet Ndroqi’ ka kallëzuar në polici se Tire Alldervishi i ka marrë çdo ditë rreth 5.000-6.000 lekë duke i “premtuar” se do të kujdesej për nënën e saj, por rezultoi se kundërta.  Ka qenë vajza e pacientes e cila denoncoi faktin se një sanitare e këtij spitali, duke u hequr si infermiere, i ka marrë rreth 8 milionë lekë të vjetra, për shërbimet ndaj nënës së saj.

LEXO EDHE:  Parashikimi i CIA-s/ Evropa ndahet në tri pjesë, ja ku do jetë Shqipëria

LEXO EDHE:  Negociatat me BE/ Diplomati polak: Në tetor presim vendim pozitiv për Shqipërinë

Komunikimet nëpërmjet WhatsApp-it të vajzës dhe nënës së saj të publikuara në emisionin investigativ ‘Stop’, faktuan se edhe shërbimi, edhe përkujdesja ndaj të ndjerës, nuk kanë qenë ato që pretendohen./CNA.al

LEXO TE PLOTE