Connect with Us

Rriten sërish shifrat, pozitivë 660 qytetarë/ Arrin në mbi 1260 numri i viktimave

Shëndeti

Rriten sërish shifrat, pozitivë 660 qytetarë/ Arrin në mbi 1260 numri i viktimave

Publikuar

-

‘Boom’ rastesh të reja me Covid/ Konfirmohen 879 të infektuar, rritet frikshëm dhe numri i viktimave

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të respektojnë rregullat për të parandaluar përhapjen e COVID-19. Shmangni grumbullimet dhe ruani distancimin fizik; vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë dhe kujdesuni për higjenën vetjake.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju njeh me situatën e COVID19 në 24 orët e fundit si vijon:

Janë kryer 3695 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 660 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 250 raste në Tiranë, 39 raste në Vlorë, 34 raste në Kurbin, 33 raste në Durrës dhe Lushnje, 26 raste në Kavajë, 23 raste në Krujë, 22 raste në Berat, 19 raste në Fier, 17 raste në Kamëz, 16 raste në Sarandë, 11 raste në Shkodër dhe Mat, 10 raste në Lezhë, Ura Vajgurore, 8 raste në Librazhd, Klos, Gramsh, 7 raste në Prrenjas, 6 raste në Mirditë, Shijak, Vorë, 5 raste në Pogradec dhe Kuçovë, Mallakastër, 4 raste në Korçë, Rrogozhinë, Vau Dejës, 3 raste në Kukës, Divjakë, Dibër, Skrapar, 2 raste në Elbasan, Tropojë, Belsh, Patos, Cërrik, Poliçan, 1 rast në, Përmet, Delvinë, Tepelenë, Selenicë, Malësi e Madhe, Libohovë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 386 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 39,246 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 271 pacientë, 31 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Fatkeqësisht me gjithë përpjekjet e mjekëve 5 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me COVID19: 3 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Tropoja, 1 qytetar nga Vlora, të moshave 48-74 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

LEXO EDHE:  Policia bën namin me gjoba/ Ndëshkon 1552 qytetarë për mosmbajtjen e maskës

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Gjithashtu, telefononi në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

COVID-19 – Statistika (14 Janar 2021)

Raste të reja ditore        660

Të shëruar në 24 orë      386

Të shtruar në spitale      271

Humbje jete në 24 orë   5

Testime ditore               3695

Testime totale            304,108

Raste pozitive             65,994

Raste të shëruara       39,246

Raste Aktive                25,487

Humbje jete                 1261

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   14720

Fier        1846

Shkodër   1388

Durrës  1390

Lezhë    1023

Vlorë     1032

Korçë                    933

Elbasan  966

Berat     827

Dibër     528

Gjirokastër 463

Kukës    371

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

U infektua pas vaksinimit/ Alimehmeti për rastin e Piperos: Covid ka dhe raste të pashpjegueshme

Publikuar

-

Nga

U infektua pas vaksinimit/ Alimehmeti për rastin e Piperos: Covid ka dhe raste të pashpjegueshme

Mjeku i njohur infeksionit, Pëllumb Pipero ka rezultuar  pozitiv me Covid-19, ndonjëse mori dozën e parë të vaksinës Pffizer dy javë më parë.

Lidhur me këtë kanë folur dhe kolegët e tij. Në një lidhje me Neës 24, mjeku Ilir Alimehmeti, th se Covid ka dhe raste të pashpjegueshme.

Ai shtoi se vaksina nuk jep mbrojtje 100% edhe pas dozës së dytë, pasi Pffizer e ka konfirmuar tashmë se vaksina e tyre, jep mbrojtje vetëm 94%.

“Megjithatë 10-12 ditët e para vaksina s’është në lojë, quhemi të pavaksinuar. Edhe kur ke bërë 2 dozat me procedurë rigoroze, është mundësia e infektimit.

Nuk e njoh situatën, duke marrë parasysh që nuk gjenerojmë dot të gjeneralizojmë. Ajo që kemi nga Pfizer, është ky informacion, kemi mesatare. Bëhet nga individë të ndryshëm. Ka dhe raste të pashpjegueshme. S’mund të bëjmë dot krahasim.

Do dokumentohet shumë shpejt situata ku jemi. Ajo që është e sigurt, ësthë që vaksina prodhon përgjigje, nuk është 100%. Është diçka teknikisht e pritshme. Pra edhe total, edhe po ka bërë dy dozat siç duhet brenda 21 ditëve, Pfizer deklaron efektivitet 94.7%. Ka të infektuar edhe tek të vaksinuarit. 8 te të vaksinuarit, 162 tek të pavaksinuarit. Pra ishin rastet gjithsesi. Një dozë vetëm ofron më pak mbrojtje, prandaj është e pranusehme që shifrat të jenë më të larta. Izraeli ka vaksinuar 47% të popullsisë, efektiviteti me një dozë është 33%.”

LEXO EDHE:  Covid-19/ Hakerët vjedhin të dhënat e vaksinës së kompanisë amerikane

LEXO EDHE:  Punonjësja pozitive me COVID/ Reduktohet puna në Gjykatën e Beratit

Por a ka të dhëna që ata që  kanë bërë dozën e parë të vaksinës, nëse infektohen mund ta kalojnë më lehtë?

“Nuk kemi të dhëna, por llogjikisht kush është i vaksinuar mund të kalojë simptomat më lehtë’, tha ai./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

“Sistemit shëndetësor i është shembur sot gjithçka!”/ Mjeku Dasho del me reagimin e fortë

Publikuar

-

Nga

“Sistemit shëndetësor i është shembur sot gjithçka”/ Mjeku Dasho del me reagimin e fortë

Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho, ka dalë me një reagim të fortë në rrjetet sociale,  lidhur me skandalet e fundit që kanë përfshirë sistemin shëndetësor.

Sipas Dashos, mjekësia shqiptare ka marrë goditje në themelet e veta. Dasho shton se vetëm një vend në krizë të thellë morale dhe shoqërore prodhon përbindësh të tillë, një shoqëri ku fryma e abuzimit, vjedhjes dhe kusarisë vjen nga qeveritarët dhe drejtuesit thellësisht të korruptuar dhe depërton në formë kapilare deri tek rojet dhe sanitarët!

“Mjekësia shqiptare ka marrë goditje në themelet e veta – humanizmi, etika dhe deontologjia mjeksore!

Një sanitare që rrjep pacientin, ndërkohë që kolegët e saj nuk i japin mjekimin e nevojshëm (me sa duket sepse sanitarja i mbante për vete paret), një punonjës shëndetësie që vjedh aparatin CPAP të pacientit të vdekur dhe një infermiere që tërheq para nga llogaria e pacientit të vdekur janë situata të paimagjinueshme.

Vetëm një vend në krizë të thellë morale dhe shoqërore prodhon përbindësh të tillë, një shoqëri ku fryma e abuzimit, vjedhjes dhe kusarisë vjen nga qeveritarët dhe drejtuesit thellësisht të korruptuar dhe depërton në formë kapilare deri tek rojet dhe sanitarët!

Sistemit shëndetësor i është shembur sot gjithçka, duke nisur nga themelet dhe duke përfunduar tek çatia.

Këtë nuk e fsheh dot as spektakli me qendra shëndetësore të bojatisura, as vaksinimet farsë në stadium dhe as spitalet që ndërtohen me shkop magjik!

Koha për një reformë shëndetësore rrënjësore që do ta bëjë “reset” krejt sistemin…”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Çfarë kanë të përbashkët ftohja e zakonshme dhe Covid-19?

Publikuar

-

Nga

Çfarë kanë të përbashkët ftohja e zakonshme dhe Covid-19?

Nga Dr. Blerta Brati, mjeke mikrobiologe pranë ISHP

I ftohti ka mberritur, dimri ka nje muaj qe ka ardhur!

Ke dhimbje fyti, rrufë, ethe, kollë? Nasopharyngitis (i ftohtë) dhe Covid-19 kanë gjëra të përbashkëta. Si e dini se çfarë keni? Kur duhet të bëni një provë ?

Kush jane simptomat, ndryshimet ?

Çfarë kanë të përbashkët ftohja e zakonshme dhe Covid-19?

Simptomat e para të një infeksioni Covid-19 mund të jenë shumë të ngjashme me ato të një ftohjeje. Ftohja e zakonshme dhe Covid-19 zakonisht fillojnë me të njëjtat simptoma: ndjeni ethe, ndjeheni të lodhur, keni hundë të lëngshme (ajo që quhet rhinorrhea ose një hundë e lëngshme në terma mjekësorë), keni një dhimbje të fytit (dhimbje faringu), teshtima dhe mund të kolliteni.

Këto janë simptomat e sferës ORL që janë më të shpeshtat në të dy rastet sepse SARS -CoV-2 ose virusi përgjegjës për nazofaringitetin janë dy viruse që kalojnë përmes hundës dhe zbresin në bronke.

A është ftohja e zakonshme një koronavirus?

Njëqind viruse mund të shkaktojnë ftohje. Këto viruse klasifikohen në dy kategori: rinovirusët dhe koronavirusët. Këto të fundit janë beninje, ndryshe nga Sars-Cov-2, burimi i pandemisë Covid-19.

Simptoma të ndryshme.

Disa simptoma ndryshojnë midis Covid-19 dhe ftohjes së zakonshme, dhe disa shoqërohen vetëm me një nga dy sëmundjet: “Një person që ka ftohje ka një hundë të lëngshme dhe një hundë të zënë. Kjo më pas mund të çojë në një shkarkim të lehtë. Erë dhe shije, por kjo është thjesht për shkak të bllokimit të hundës, ndërsa një person me Covid-19 nuk ka një hundë të bllokuar, por mund të ketë humbje të papritur të nuhatjes dhe / ose shijes.

Gjithashtu, problemet dermatologjike (skuqjet e lëkurës, purpura) dhe shenjat e tretjes (diarreja) mund të na drejtojne per Covid-19 kur ato janë pothuajse inekzistente gjatë një ftohjeje.

LEXO EDHE:  Manastirliu bën bilancin/ Java e 46-të me një numër të madh fatalitetesh

LEXO EDHE:  Varianti i ri i Covid/ Maqedonia e Veriut pezullon fluturimet me Britaninë

Periudha e ndryshme e inkubacionit.

Inkubacioni i nazofaringit është më i shkurtër se ai i Covid-19: 2-3 ditë për nazofaringitetin krahasuar me 5-8 ditë për Covid-19.

Profilet: pacientë të moshave të ndryshme.

Nasopharingitit prek të rinjtë, veçanërisht fëmijët midis 6 muajsh dhe 7 vjeç, gjë që nuk është rasti me Covid-19.

Njerëzit e infektuar janë mesatarisht mosha me te rritura. Për më tepër, më pak se 2% e njerëzve të infektuar me Covid-19 janë fëmijë dhe adoleshentë nën 15 vjeç.

Mortaliteti ndryshon.

E ftohtë ose Covid-19: nga e dini ju?

“Mënyra e vetme për të përjashtuar gjurmët Covid-19 është të testohemi”.

Në varësi të simptomave dhe ashpërsisë së tyre, ju mund të dalloni ndryshimin midis një ftohjeje dhe një Covid-19. Këshillat mjekësore janë të nevojshme për të mos humbur një formë jo karakteristike, veçanërisht kur simptomat vazhdojnë dhe / ose përkeqësohen.

LEXO TE PLOTE