Connect with Us

Reshjet e borës në vend/ ARRSH tregon situatën në akset rrugore

Sociale

Reshjet e borës në vend/ ARRSH tregon situatën në akset rrugore

Publikuar

-

Mbremjen e djeshme disa zona të vendit u zbardhën nga bora.

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë informacion lidhur me situatën në akset rrugore. Në akset e Qarkut Kukës, në akset e Qarkut të Korçës, në akset Peshkopi-Qafë Drajë dhe Kuben-Vasije është punuar për pastrimin e plotë të rrugës nga dëbora, është bërë pastrimi dhe shpërndarja e kripës për eleminimin e ngricave.

ARRSH thekson se qarkullimi vazdon normalisht./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

KESH dyfishon shkarkimet nga Vau i Dejës pas parashikimeve për reshje fundjavën e ardhshme

Publikuar

-

Nga

KESH dyfishon shkarkimet nga Vau i Dejës pas parashikimeve për reshje fundjavën e ardhshme

Zona verilindore e Shqipërisë parashikohet të përfshihet nga reshje intensive fundjavën e ardhshme. Për këtë Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) ka vijuar shkarkimet e kontrolluara në digën e Vaut të Dejës në mënyrë që të shmangen sa më shumë mundësitë e përmbytjeve. Korporata thotë se shkarkimet nuk do të kenë ndikim në zonën e nën-Shkodrës.

Përmes një njoftimi për shtyp, KESH tha se kishte dyfishuar shkarkimet e kontrolluara së fundmi në mënyrë që të shmangë çdo lloj mbingarkese pasi raportet meteorologjike parashikojnë që në periudhën 22-26 janar të ketë reshje intensive shiu në të tre basenet e kaskadës së lumit Drin.

“Për pasojë prurjet në hidrocentralet Fierzë, Koman dhe Vau i Dejës priten të rriten ndjeshëm,” – tha KESH-i, – “dhe për këtë arsye shkarkimet e kontrolluara u rritën nga 300 metër kube për sekondë në 700”.

KESH-i vijoi duke theksuar se shkarkimet do të menaxhohen me kujdes në vijim të dinamikës së zhvillimeve meteorologjike dhe se ato nuk do të ndikojnë në zonat e nën-Shkodrës.

Rreth pesë ditë shira të vazhdueshëm dhe me intensitet të lartë shkaktuan këtë javë përmbytje të mëdha në Shkodër, Lezhë dhe Durrës. Disa rrugë pësuan dëmtime nga rrëshqitjet e dherave ndërsa dhjetëra familje u detyruan të shpërnguleshin përkohësisht për shkak të rrezikut.

LEXO EDHE:  “Projekti i Unazës së re korruptiv”/ ARRSH i përgjigjet akuzave të PD-së

LEXO EDHE:  Moti i keq “paralizon” vendin/ ARRSH jep detaje për gjendjen e rrugëve

Zona e Obotit në Shkodër vuajti për disa ditë situatë të rëndë pasi niveli i ujit ishte i lartë. Drejtuesit e KESH-it theksuan disa herë se përmbytja nuk kishte ardhur si rezultat shkarkimeve nga hidrocentralet.

Për reshjet dhe rrezikun e përmbytjeve pati njoftime nga Instituti i Gjeoshkencave që në javën e parë të janarit. Opozita fajësoi qeverinë se i nënvlerësoi ato dhe nuk vuri në dispozicion menjëherë të gjitha mjetet e nevojshme për parandalimin e rrezikut.

Por, qeveria citoi statistika nga institutet shtetërore dhe tha se niveli i reshjeve ishte më i madh se ato të vitit 2010 kur pati përmbytje masive. Ajo tha se u veprua në kohë, se në tërësi situata u menaxhua mirë, u mënjanuan lëndimet në njerëz dhe se për dëmet në bujqësi fermerët do të dëmshpërblehen./euronews

LEXO TE PLOTE

Sociale

Priten reshje intensive shiu/ KESH merr masa për të parandaluar përmbytjet

Publikuar

-

Nga

Priten reshje intensive shiu/ KESH merr masa për të parandaluar përmbytjet

Koorporata Elekrtoenergjitike Shqiptare (KESH) njofton abonentët se në Shqipëri pritet të ketë reshje të dendura shiu, javën e ardhshme.

KESH thekson se raportet meteorologjike parashikojnë se për periudhën 22-26 Janar 2021 priten rreshje intensive shiu, në të tre basenet e kaskadës së lumit Drin dhe për pasojë prurjet në Hec Fierzë, Koman dhe Vau Dejës priten të rriten ndjeshëm.

Më tej, në njoftim thuhet se 👉Shkarkimet do të menaxhohen me kujdes duke ndjekur në dinamikë zhvillimet meteorologjike. Bazuar në informacionin aktual të prurjeve, shkarkimet nuk do të kenë ndikim në zonën e nën-Shkodrës.

Po ashtu, nënvizohet se KESH, do të vijojë bashkëpunimin me autoritetet përgjegjëse dhe do të mbajë të informuar në mënyrë transparente opinionin publik.

👉Raportet meteorologjike parashikojnë se për periudhën 22-26 Janar 2021 priten rreshje intensive shiu, në të tre basenet e kaskadës së lumit Drin dhe për pasojë prurjet në Hec Fierzë, Koman dhe Vau Dejës priten të rriten ndjeshëm.

👉Sekretariti Teknik i Komisionit të Posaçëm të Trajtimit të Plotave vijon punën në marrjen e masave paraprake për ti paraprirë situatës që pritet të vijë në ditët në vijim.

LEXO EDHE:  Punime në rrugën Tiranë-Durrës/ Si devijohet qarkullimi

LEXO EDHE:  “Projekti i Unazës së re korruptiv”/ ARRSH i përgjigjet akuzave të PD-së

👉Për këtë arsye, shkarkimet e kontrolluara në Hec Vau Dejës  u rritën nga 300 m3/s në 700 m3/s me synim parandalimin e shkarkimeve të medha në momentet e pikut të prurjeve natyrore.

👉Shkarkimet do të menaxhohen me kujdes duke ndjekur në dinamikë zhvillimet meteorologjike. Bazuar në informacionin aktual të prurjeve, shkarkimet nuk do të kenë ndikim në zonën e nën-Shkodrës.

👉KESH, do të vijojë bashkëpunimin me autoritetet përgjegjëse dhe do të mbajë të informuar në mënyrë transparente opinionin publik.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Masat anti-Covid/ Ministria e Arsimit ndryshon rregullat në shkolla

Publikuar

-

Nga

Masat anti-Covid/ Ministria e Arsimit ndryshon rregullat në shkolla

Ministrja e Arsimit Evis Kushi, ka njoftuar rregullat e reja për sa i përket masave anti-Covid nëpër shkolla në kuadër të uljes së temperaturave.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kushi ka thënë se klasat do të ajrosen 5-6 herë gjatë kohës së mësimit, ndaj i bën thirrje mësuesve të respektojnë protokollin anti-Covid, por edhe të ruajnë një temperaturë konstante në klasë.

Shëndeti i nxënësve dhe stafit mësimor është prioritet kryesor i Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

Prandaj, duke marrë shkas nga temperaturat e ulëta në të gjithë vendin, si dhe shqetësimet e drejta të prindërve, ndjejmë të nevojshme të nënvizojmë se Udhëzuesi për fillimin e vitit shkollor 2020-2021, në respekt të udhëzimeve të MSHMS, duke marrë parasysh edhe ndyshimet e temperaturave sipas stinëve, nuk kërkon në mënyrë absolute mbajtjen hapur gjatë gjithë kohës të dritareve, por lejon edhe ajrosjen e klasave disa herë gjatë ditës. Më saktësisht, në të shprehet qartë se: “DRITARET DUHET TË MBAHEN TË HAPURA OSE TË PAKTËN TË AJROSEN 5-6 HERË GJATË KOHËS SË MËSIMIT”.

Prandaj kërkojmë nga të gjitha Institucionet Arsimore që të kenë në vëmendje zbatimin e këtij udhëzimi, duke u kujdesur maksimalisht edhe për mbajtjen e një temperature konstante në klasë, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të nxënësve dhe mësuesve.”/CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE