Connect with Us

Përfshirja e të miturve në krime/ Sociologia hedh dritë pse ndodhin këto fenomene dhe si mund të trajtohen

Sociale

Përfshirja e të miturve në krime/ Sociologia hedh dritë pse ndodhin këto fenomene dhe si mund të trajtohen

Publikuar

-

Përfshirja e të miturve në krime/ Sociologia hedh dritë pse ndodhin këto fenomene dhe si mund të trajtohen

Përfshirja e të miturve dhe adoleshentëve në krime të ndryshme, përfshirë këtu edhe vjedhjen është kthyer në një shqetësim serioz jo vetëm për komunitetin ku jetojnë, por për të gjithë shoqërinë.

Vjedhja e dyqaneve, marketeve, ATM-ve apo edhe kuletave dhe të florinjëve në rrugë nga të miturit ka vendosur në udhëkryq edhe autoritetet përgjegjëse, për shkak të moshës që ata kanë, pasi nuk i kap ligji.

CNA.al kontaktoi me sociologen e njohur Entela Binjaku, e cila ka hedhur më shumë dritë ndaj këtyre fenomeneve. Sipas sociologes, faktorët që ndikojnë në përfshirjen e të miturve në krime janë të shumta, duke shtuar se vështirësitë ekonomike janë faktorët kryesorë që i shtyjnë drejt kësaj rruge.

Por Binjaku nuk përjashton as abuzimin dhe shfrytëzimin e fëmijëve nga të rriturit, duke qenë se ata janë të përjashtuar nga dënimi me ligj.

Faktorët që ndikojnë tek përfshirja e të miturve në krime janë ngushtësisht shoqërorë dhe ndaj vëmendja duhet përqëndruar tek agjencitë shoqërizuese: tek familja, shkolla, media, grupet e bashkëmoshatarëve, grupimet vullnetare etj.

Faktorëve të mësipërm shpesh ju bashkohen edhe faktorët thellësisht ekonomikë, pra të mitur që për shkak të kushteve të vështira ekonomike ndërsa detyrohen të  punojnë çdo lloj pune, bien pre e abuzimit dhe shfrytëzimit prej më të rriturve duke u orientuar  drejt sjelljeve kriminale.

Nga statistikat të rinjtë që shfaqin çrregullime të sjelljes dhe janë në konflikt të vazhdueshëm me ligjin vijnë nga familje kryesisht me një nivel nën mesatar nga gjendja social-ekonomike, që kanë braktisur shkollën, që vijnë nga familje me prindër të divorcuar dhe që janë në vështirësi ekonomike.

Zakonisht janë të rinj që jetojnë në zonat periferike të qyteteve, që kanë një historic familjar  migrimi ku integrimi dhe përshtatja ka pasur jo pak vështirësi etj”, shprehet sociologia.

Binjaku ka listuar edhe një sërë veprash penale ku janë përfshirë të miturit, që nisin që nga vjedhjet, plagosje të lehta, zënka, e deri në vrasje.

Sociliologia nga ana profesionale shprehet se familja është qeliza e rëndësishme e shoqërisë brenda së cilës rritet dhe edukohet një individ.

Ndër veprat që kryejnë të miturit  kryesojnë veprat penale të vjedhjes, plagosje e rende me dashje, plagosje e lehte, zënka, vepra të turpshme apo edhe në vrasje. 

Pjesa më e madhe e të miturve që janë në konflikt me ligjin kryesisht janë të moshës 14-18 vjeç, moshë e cila kanë edhe përgjegjësinë penale.  Të miturit nën 14-vjeç nuk kanë përgjegjësi penale për veprimet që ata kryejnë.

Familja është ajo qelizë e shoqërisë brenda së cilës njeriu rritet dhe edukohet në fazat e para të jetës. Sociologjia e njeh “anën e errët të familjes” pas së cilës qëndrojnë prindër që komunikojnë ashpër, të mitur që jetojnë dhe rriten mes konfliktesh, ku ushtrohet dhunë emocionale, psikologjike apo fizike etj”, tha ajo për CNA.al.

Për sociologen e nevojshme është themelimi i institucioneve rehabilituese për të mbajtur nën kontroll veprimet e të miturve, për t’i integruar dhe për t’i bërë pjesë të projekteve të ndryshme.

LEXO EDHE:  Shpërdorimi i detyrës/ Proçedohen penalisht dy punonjës dhe një ish-punonjës të OSHE në Lezhë

“Lidhur me nevojën për hapjen apo jo të shkollave të riedukimit, mendoj se hapja e tyre në kontekstin që i kemi pas njohur më parë nuk është më nevojë e kësaj kohe. 

Më shumë se sa qëndra riedukimi ndoshta do të nevojitej themelimi i institucioneve rehabilituese që do të mbanin në kontroll veprimtarinë e këtyre të miturve,  duke i  integruar dhe bërë pjesë e e programeve të ndryshme, gjë e cila do të shmangte përfshirjen e tyre në vepra penale ose përfshirjen në situatë rruge. 

Kjo sepse Kodi i ri që hyri në fuqi më 1 janar të viti 2018 i ka parashikuar mjaft mirë të gjitha situatat për të mbrojtur të drejtat e të mituriturve të cilët kryejnë vepra penale, apo që janë të viktima ose dëshmitarë të veprave penale. Ky Kod ka si qëllim kryesor të drejtat e të miturit dhe parashikon rehabilitimin dhe jo dënimin e tij në rast të kryerjes së një vepre penale nga ana e tyre”, tha Binjaku për CNA.al.

Sa i takon trajtimit të këtyre fenomeneve, sociologia shprehet se duhet të zbatohet Kodi i Drejtësisë Penale për të Mitur, në të cilin sipas saj janë parashikuar mjaf mirë programet edukuese.

“Kodi i Drejtësisë Penale për të Mitur i ka parashikuar mjaft mirë programet edukuese dhe rehabilituese. Ajo që nevojitet është zbatimi i tyre.

Po ndërsa policia e shtetit forcon seksionet e shërbimeve për të mitur, prokuroria kërkon respektimin e Kodit penal, aktorët e tjerë të lidhur me këtë dukuri kanë nevojë të ndërgjegjësohen për rolin e madh që kanë në drejtim të një shoqërie me sa më pak kriminelë”, shprehte sociologia Entela Binjaku për CNA.al.

https://www.cna.al/2021/01/12/vjedhjet-nga-te-miturit-felaj-tregon-masat-qe-jane-marre-dhe-si-mund-te-parandalohen-keto-raste/

https://www.cna.al/2021/01/11/vjedhjet-nga-te-miturit-dhe-adoleshentet-psikologia-denada-toce-hedh-drite-per-perhapjen-e-ketij-fenomeni/

https://www.cna.al/2021/01/11/video-ekskluzive-femijet-dhe-adoleshentet-tmerri-i-dyqaneve-dhe-atm-ve/

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Kthjellime dhe vranësira në vend/ Parashikimi i motit për sot

Publikuar

-

Nga

Alternime kthjellimesh dhe vranësira të herëpashershme dominojnë motin në vend ku në skajin verior dhe jugperëndimor priten reshje të pakta shiu e dëbore.

Sipas MetoAlb, mesdita dhe pasditja sjellin mbizotërim të kthjellimeve në të gjithë Shqipërinë. Temperaturat e ajrit ulen në vlerat minimale dhe maksimale duke bërë që ekstremumet ditore të luhaten nga -8°C deri në 9°C.

Era do fryjë e fortë në tokë dhe det me shpejtësi mbi 60 km/h nga drejtimi Verior-Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 6 ballë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Tërmet i fortë lëkund vendin/ Ja ku ishte epiqendra

Publikuar

-

Nga

Kroacia nuk gjen qetësi/ Një tjetër i fortë tërmet lëkund vendin

Lëkundje tërmeti janë regjistruarpak minuta më parë në vend.

Faqja sizmiologjike “Earthquake” raporton se tërmeti ka qenë me magnitudë 3.9 ballë i shkallës Rihter.

Epiqendra e tij është regjistruar 20 nga Laçi dhe 28 km nga Durrësi, ndersa është ndjerë lehtë dhe në kryeqytet./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Foto/ Rrëshqitje dheu në Librazhd, rrezikohen disa banesa

Publikuar

-

Nga

Foto/ Rrëshqitje dheu në Librazhd, rrezikohen disa banesa

Reshjet e dendura të shiut të rëna gjatë ditëve të fundit, vec përmbytjeve të mëdha kanë shkaktuar dhe reshqitje dhe në shumë zona të vendit.

Në Librazhd, në lagjen e ish-ushtarakut ka pasur rrëshqitje dheu duke bërë që të rrezikohen edhe disa banesa.

Dëmtime ka patur dhe në ujësjellës dhe shtyllat e energjisë elektrike.

LEXO EDHE:  Emrat-Kush janë tiransit e tmerrshëm që bën kërdinë në Durrës/Zbardhet skena e vjedhjeve

LEXO EDHE:  Emrat-Kush janë tiransit e tmerrshëm që bën kërdinë në Durrës/Zbardhet skena e vjedhjeve

Aktualisht po punohet për riparimin e defekteve./CNA.al

LEXO TE PLOTE