Connect with Us

Partizani nxjerr në shitje sulmuesin kryesor

Sport

Partizani nxjerr në shitje sulmuesin kryesor

Publikuar

-

Partizani nuk do të ketë vetëm afrime këtë merkato janari. Brajan Braun është zhdukur prej javësh, Besnik Ferati prishi kontratën dhe Dionis Çikani u largua në formë huazimi te Drenica. Por, tashmë edhe Asani, Solomon e Lukas duken drejt largimit.

Për sulmuesin Theofilus Solomon ka interes serioz nga Neftçi Baku, ku aktivizohet ish-mesfushori i të kuqve Bruno Telushi . Është zbuluar dhe shifra që kërkon Partizani për kartonin e nigerianit 24-vjeçar. “Demat” i kanë kërkuar fillimisht 60 mijë dollarë klubit azer, ndërsa ditën e djeshme kanë ulur shifrën në 50 mijë dollarë, çka është dhe shifra e fundit dhe nuk do të pranojnë asnjë cent më pak.

Mbetet për t’u parë nëse Neftçi Baku do të barazojë shifrën që kërkon Partizani. Klubi azer ka marrë parasysh dhe pagën prej 9 mijë dollarësh në muaj të Solomon, pasi flitet se ka një akord personal mes sulmuesit dhe drejtuesve të Neftçi.

Nëse Neftçi Baku paguan 50 mijë dollarë, Solomon do të largohet. Këtë sezon sulmuesi i ka luajtur të gjitha sfidat si titullar në Superiore për Partizanin, përveç sfidës kundër Laçit, ku mungoi si i pezulluar për shkak kartonësh. Në 12 sfidat e luajtura, Solomon ka shënuar dy gola.

Nigeriani nuk është aktivizuar në rolin e tij natyral si qendërsulmues, duke u aktivizuar në të majtë të sulmit. Solomon nuk shënon prej një faze në Superiore, me golin e fundit që e ka shënuar pikërisht në ndeshjen e parë kundër Skënderbeut.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

FOTO/ Zien merkato, Hyka stërvitje në Tiranë

Publikuar

-

Nga

Katër ditë kanë mbetur nga mbyllja e kësaj merkato dimri, ndërsa qarkullojnë shumë zëra në lidhje me futbollistë të ndryshëm. Zhvillimet kanë qenë të shumta dhe në këto ditë të fundit, priten që ato të jenë më intensive.

Në kryeqytet ka mbërritur edhe Jahmir Hyka, ish-lojtari i kombëtares që luan në Kinë me skuadrën e Guizhou Zhicheng. Ai preferon të mos pushojë asnjë ditë teksa ka nisur stërvitjen individuale nën urdhrat e Roland Peqinit. Kujtojmë që në këtë sezon futbollistik, shtatshkurtri është aktivizuar në 11 ndeshje ku ka arritur të shënojë 2 gola.

LEXO TE PLOTE

Sport

“S’do kishim mend në kokë po të themi titullin”, Josa: Ju tregoj dy objektivat tonë

Publikuar

-

Nga

Mirel Josa është trajneri i i Kukësit. Katër herë fitues i titullit kampion në Shqipëri në karrierën e tij si “timonieri”, Josa ka folur para gazetarëve. Ai ka treguar se si arriti marrëveshjen me nënkampionët si dhe shpreh bindjen për cilësitë që ka në organikë.

Dëshiron të qëndrojë me këmbë në tokë duke thënë se titulli kampion është aktualisht i pamundur. Sipas tij, Kupa e Shqipërisë dhe vendi i dytë janë objektivi aktual i skuadrës.

“U bë kohë e gjatë që s’jemi takuar bashkë në këto pozita. Siç e dini vetë sot u bë prezantimi. Dua të falënderoj drejtuesit e klubit, presidentin, drejtorin për mënyrën dhe për arritjen e bashkëpunimit që patëm bashkë. Çdo gjë ndodhi shpejt, brenda 2-3 ditësh. Normal që marr përgjegjësitë e mia siç i kam marrë në çdo ekip. Nuk ka nevojë të flas sepse drejtori tha shumë gjëra sa i përket se çfarë kam bërë në kampionat shqiptar dhe në Superligë. Unë nuk dua të qëndrojmë te e kaluara ime. Siç dihen të këqijat mbahen mend dhe jo të mirat. Problemi është se çfarë do të bëjmë këtej e tutje për të parë skuadrën. Duhet të marrim të mirat nga eksperienca e kaluara. Normal që gabimet do të bëhen. Uroj që të bëjmë sa më pak gabime. Kemi pasur dhe gabime gjatë rrugës sonë. Të bëjmë sa më pak duke pasur çfarë ka ndodhur më parë.

– Pse e pranuat ofertën e Kukësit?
E para e punës kur thoni që Kukësi është i konsoliduar, është ndryshe të kesh lojtar në skuadër dhe ndryshe të kesh grupin. E para punës s’është hera e parë që marr skuadrën në gjysmë sezoni. Jo se nuk e kam parë Kukësin, e kam parë mënyrën se si ka luajtur. Duke nisur nga ndeshja me Vllazninë që fituan, e kam parë nga televizori gjitha ndeshjet. Mund të them që ka futbollistë të mirë që premtojnë. Jo se trajnerët e tjerë që kanë qenë para meje, jo se nuk kanë punuar në këtë drejtim, mua më bindi objektivi që ka ekipi. Siç e dini dhe ju çdo klub kërkon të arrijë objektivat e fillim sezonit që ka pasur. Unë kam biseduar me drejtuesit dhe ne do të vazhdojmë punën për të përmirësuar ekipin në vazhdimësi. Ndeshjet e fundit i kanë dhënë prioriet sa i përket rezultatit. Konsolidimi do të vijë gradualisht. Nuk më shqetëson fakti se grupin s’e kam krijuar unë. Mund të kishim bërë edhe zgjidhje të tjera. Sa i përket ndërtimit të skuadrës, ekipi është ndërtuar me baza. Në drejtim të skuadrës është Nderimi që ka eksperiencë qoftë si lojtar, qoftë edhe si drejtues. Ka njohuri shumë të mira. Nëse do të bashkëpunoj si duhet me njerëzit e klubit në drejtimin teknik, çdo gjë besoj se do të shkojë më mirë. Do të presim disa ardhje që kanë ardhur tani. Do të mundohemi të bëjmë më të mirën duke përmirësuar skuadrën. Nuk do të fshihem prapa fjalëve për të thënë se nuk e kam ndërtuar skuadrën.

– Cili është objektivi final?
Kam diskutuar me ju si gazetarë dhe me të tjerë që më kanë kërkuar mendime për Superligën. Kam thënë që Vllaznia i jepet një prioritet shumë të madh për kampionatin. Faktet s’të lënë të flasësh ndryshe. Kukësi ka hyrë me objektivin për titull. Me këtë diferencë pikësh, s’do të ishim mirë me mendtë e kokës të themi që do të dalim kampionë përsëri. Ne do të japim maksimumin për t’u afruar sa më shumë me kreun, qoftë me vendin e tretë apo të dytë. Por, nëse na jepet mundësia pse jo dhe me vendin e parë. Të gjithë do të bëjnë hapa fals. Shpresoj që ne të ecim mbarë. Objektivat e fillimit ndryshojnë nga ata të tanishëm. Ne jemi në garë për Kupën e Shqipërisë dhe vendin e dytë ose të tretë. Do të përmirësojmë fillimisht veten tonë, pastaj të shohim çdo të ndodhë. Mos të harrojmë dhe ekipet që kemi pas. Do të jemi shumë të kujdesshëm në mbështjelljen në një trup të vetëm për vazhdimësinë.

– A keni bërë një plan për riparimet e nevojshme?
Planet nuk do ua tregoj ju se më kopjoni. Bëj shaka. Plane ka, edhe skuadra që ka qenë më parë bashkë me ish dy trajnerët. Kanë bërë lëvizjet e tyre brenda për brenda për të riparuar defektet që kanë pasur. Planet do t’i shohim në bazë të afrimeve në ekip, qoftë këta të dy që kanë ardhur, apo edhe të tjerë që do të vijnë. Nuk do të thotë që këta që vijnë do të bëjnë diferencën në ekip. Ata duhet të jenë të gatshëm fizikisht sepse s’kemi kohë për të pritur. Duhet të kemi edhe fat për sa i përket gjendjes së tyre dhe mënyrës se si sillen në fushë.

– Merkato, keni bërë ndonjë kërkesë klubit?
Kam biseduar që ditën e parë sa i përket objektivave. Unë brenda për brenda Shqipërisë s’mund të sugjeroj tani sepse është pak e vështirë sepse flasim për klub dhe interesa ekonomike. Do të shikohet të marrim futbollistë nga jashtë që janë në gjendje të mirë nga jashtë. E dimë shumë mirë që në kampionatet e Europës nuk janë ndërprerë kampionatet dhe s’kanë pauza. Lojtarët që do të vijnë, janë futbollistë që po gabojnë ekipet e mëdha në zgjedhje. Është pak e vështirë në këtë periudhë. Koha e pandemisë tani na ka bërë disi të nxituar. Tani lojtarët kanë ngarkesa fizike gjatë kësaj periudhe, duke luajtur të mërkurë të dielë. Besoj se gabimet do të jenë ose nuk do të jenë fare.

– Cilat skuadra janë rivalet tuaj?
Normal duhet të shkojmë për të marrë maksimumin në çdo ndeshje. Nuk ka skuadra që duhet t’i diferencojmë. Gjithë ekipet mbrojnë mirë dhe sulmojnë mirë. Ka pasur skuadra që janë munduar të sulmojnë më ndryshe. Unë po shoh dhe ekipet poshtë nesh që i kanë nxjerrë problemet skuadrave të mëdha. Në futbollin tonë diferencat janë të vogla.

– Do donit ta shmangnit një përballje me Skënderbeun?
Nuk e kam problem. Kështu ishte shansi, që marrëveshja të mbyllej para ndeshjes në Korçë. Shkoj atje që të takoj njerëzit atje, atmosfera është shumë e mirë. Nuk ka nevojë të shmang përballjen. Gjitha ndeshjet janë njësoj.

– Marrëdhënia me presidentin Safet Gjici?
E para e punës me Gjicin kam biseduar vetëm 25 minuta. Bisedat e para i kam bërë me Nexhipin. Jam takuar dy herë derisa kemi mbyllur marrëveshjen. Çdo president kërkon rezultate. Normal duke pasur parasysh atë që ka dhënë për ekipin. E shoh normale me kërkesat që ka presidenti. Fola dje me skuadrën, unë kërkoj sinqeritet në gjitha drejtimet. Kjo është e para që një skuadër të jetë sa më e konsolidume. Fundja e fundit punojmë të gjithë për një qëllim. Duhet të kapim objektivat që kërkon presidenti. Unë dua të dal 100 herë kampion, nëse drejtuesit duan një herë. Do të punojmë për këto objektiva duke gabuar sa më pak.

LEXO TE PLOTE

Sport

Prezantimi i Orges Shehit, Halili surprizon me deklaratën

Publikuar

-

Nga

Presidenti i Tiranës, Refik Halili u shfaq sot para mediave me trajnerin e ri të bardhebluve, Orges Shehi.

“Ja ve fajin pak dhe fatit se kemi pasur dëmtime. Sa i përket kontratës me trajnerin, do t’i themi është e pafundme nëse ka rezultate të mira. Nëse çdo gjë shkon mbarë, trajneri.Nëse jo, vjen trajner tjetër. S’mund të ndryshojmë trajenrë dy herë apo 5.

Mbaj mend atë kur e prezanton dhe jo kur largohet. Është si shpreha: ‘Sa e ëmbël është dashuria, aq më e mirë del më vonë në ndarje. Uroj që kjo të vazhdojë gjatë’.

Përgjigjen e kemi të thjeshtë. E kam lexuar Egbonë. Kam dëgjuar disa trajnerë për sa i përket ndërhyrjes, s’po i përmend emrat. Nëse kanë thënë Halili futet në formacion merreni të mirëqenë, ju e dini. Nuk i jam i çmendur, jam shumë i kujdesshëm në këtë drejtim. Nuk bëj marrëzira. Trajneri vendos. Kur të thotë pronari shko në një vend tjetër. Nuk është gjë e keqe, por e mirë. Puna bëhet në bashkëpunim me drejtorë futbollistë. Më erdhi keq që e prishëm marrëveshjen me ish-futbollistin tonë. Ka fituar. Unë nuk do të ndryshoj. Shpresoj të mos i sjellë dëm trajnerit të ri”, u shpreh Halili.

LEXO TE PLOTE