Connect with Us

Nuk zbatuan masat anti-Covid/ Policia ndëshkon 923 qytetarë, shoqërohen në komisariat 9 të tjerë

Kronika

Nuk zbatuan masat anti-Covid/ Policia ndëshkon 923 qytetarë, shoqërohen në komisariat 9 të tjerë

Publikuar

-

Nuk zbatuan masat anti-Covid/ Policia bën namin me gjoba, ndëshkon 500 qytetarë

Shërbimet e Policisë kanë vijuar kontrollin në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masave anticovid.

Si rezultat i këtyre kontrolleve, gjatë 48 orëve të fundit, në të gjithë vendin, Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili, 913 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse.

Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 9 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, shërbimet e Policisë kanë evidentuar 1 subjekt që ushtronte aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Për administratorin e këtij subjekti është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë.

LEXO EDHE:  Rama paralajmëron “tradhtarët” e policisë/ E dimë se kush jeni dhe së shpejti do ta pësoni

Gjithashtu, gjatë kontrolleve janë konstatuar 9 qytetarë që lëviznin në rrugë gjatë orarit të ndalimit të lëvizjes, pa arsye të domosdoshme, të cilët janë ndëshkuar me masën administrative 10.000 lekë secili.

Policia e Shtetit, krahas punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, sigurimin e rendit dhe qetësisë publike, do të vijojnë punën për monitorimin e zbatimit të masave anticovid në të gjithë vendin. Në këtë kuadër, Policia apelon për të gjithë qytetarët që të zbatojnë me rigorozitet masat anticovid.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Krimi i organizuar dhe politikanët shqiptarë/ Hoxha zbulon “fijet” që i lidhin

Publikuar

-

Nga

Gazetari Artan Hoxha ka treguar lidhjet mes krimit të organizuar dhe politikanëve shqiptarë.

Sipas Hoxhës, politikanët dhe krimi i organizuar kanë qëllim të përbashkët që të bëjnë para.

“Qëllimi i krimit të organizuar dhe i politkanëve tanë kanë qëllim të përbashkët që të bëjnë para. Fillimisht gjendet mundësia të bashkëpunojnë me njëri tjetrin. I maksimalizojnë dhe pastaj i ndajnë që të përballohet fushata elektorale. Pse me çfarë parash bëhët fushata, dini ndonjë politikan që nxjerr para nga xhepi”, u shpreh Hoxha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Përgjimet e antimafias/ Hoxha tregon sektorët kryesorë ku pastrohen paratë e krimit

Publikuar

-

Nga

Nga Artan Hoxha/ Një përgjigje e detyruar dhe historia e kasetës së 21 janarit, për të cilën Bolino gënjeu dje paturpësisht!

Gazetari Artan Hoxha ka folur lidhur me përgjimet e antimafias italiane ndërsa thekson se deri tani kemi parë vetëm majën e ajsbergut.

Sipas Hoxhës, deri në 25 prill do të shomim më shumë se 1/8 e këtij ajsbergu.

“Ajo që ne shohim është që nuk ka asnjë gjë ndryshe nga ajo që ndodh përditë me korrupsionin në Shqipëri. Të gjithë në bisedat e tyre tregojnë atë që ne e dime se cfarë ndodh në Shqipëri. Sot sektori kryesor që pastrohen paratë e krimit është turizmi dhe energjitika. Skema është e njëjtë, eshte pika e kontaktit, sekseri dhe sekseri shkon tek ai lart. Zyrtarët nuk i shpëton dot mjegullnaja që po i hedhin njeri tjetrit”, u shpreh Hoxha.

Sipas tij, zyrtarët e lartë të vendit janë në dijeni se cfarë ndodh dhe dinë gjithcka për njëri-tjetrin.

LEXO EDHE:  Vijon solidariteti me Shqipërinë/ Ambasada e Kroacisë dhuron 50.000 maska dhe 500 veshje mbrojtëse për Policinë e Shtetit

LEXO EDHE:  Mashtroi qytetarët për shitjen e apartamenteve/Arrestohet administratorja e firmës

“Këta janë në dijeni se cfarë po ndodh, Balla e di se kë ka mik Basha, Veliaj e di që Meta është aty e kështu me radhë.
Jemi aty te ajo tryeza ku këta i dinë të gjitha për njëri tjetrin e kur iu plas ndonjë shashkë mundohen ta sfumojnë”, tha më tej Hoxha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident i rëndë në Tepelenë/ Plagoset një person, niset me urgjencë në spital

Publikuar

-

Nga

Aksident i rëndë në Tepelenë/ Plagoset një person, niset me urgjencë në spital

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Memaliaj-Tepelenë, ku si pasojë e përplasjes së dy mjeteve një person ka mbetur i plagosur rëndë dhe është dërguar me urgjenvë për në spitalin “Omer Nishani” në Gjirokastër.

Një prej mjeteve pas përplasjes ka pësuar dëme të jashtëzakonshme, dhe më pas ka përfunduar në kanal.

Ende nuk dihet identiteti i personit që ka mbetur i lënduar si pasojë e aksidentit, ndërkohë që Policia është duke hetuar për shkaqet që kanë çuar në këtë përplasje të rëndë./CNA.al

LEXO TE PLOTE