Connect with Us

Ndryshimet në Kodin Penal për krimet zgjedhore/ SPAK cakton pesë prokurorë

Aktualitet

Ndryshimet në Kodin Penal për krimet zgjedhore/ SPAK cakton pesë prokurorë

Publikuar

-

Përgjimet e antimafias italiane për Ndrangheta-n përfundojnë në SPAK

Pas hyrjes në fuqi të ndryshimeve në Kodin Penal për krimet zgjedhore, Struktura e Posaçme Antikorrupsion ka marrë kompetencat dhe atashon pesë prokurorë që do të jenë përgjegjës për këto krime.

Mësohet se drejtues i këtij sektori do të jetë prokurori Edvin Kondili. Prokurorë që do të hetojnë Krimin e Korrupsionin Zgjedhor janë: Edvin Kondili, Klodjan Braho, Enkeleda Millonai, Dritan Prençi dhe Sotir Kllapi.

Vijon…

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Librazhd/ Nënë e bijë humbin jetën nga koronavirusi brenda një dite

Publikuar

-

Nga

Zbardhen detajet tronditëse/ Djali qëlloi me pistoletë nënën e tij pas sherrit në familje

Dy gra, nënë e bijë në Librazhd kanë humbur jetën nga koronavirusi brenda një ditë .

Mësohet se Safete Leka 93 vjeç dhe Vera Hysa 71 vjeç nuk mundën t’i mbijetonin virusit. E moshuara jetonte në një shtëpi me vajzën Verën dhe bashkëshortin e saj.

E para humbi jetën 93-vjeçarja, dhe pas katër orësh edhe e bija. Ndërkohë pozitiv për Covid-19 ka dalë edhe bashkëshorti i Verës./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Sherr mes të rinjve në Peshkopi/ Plagoset 22-vjeçari

Publikuar

-

Nga

Sherr mes të rinjve në Peshkopi/ Plagoset 22-vjeçari

Një sherr mes një grupi të rinjsh ka ndodhur sot në Peshkopi.

Për pasojë  është plagosur me mjet prerës një 22-vjeçar.

Policia ka ndërhyrë dhe ka parandaluar përshkallëzimin e konfliktit, duke arrestuar autorin e plagosjes dhe proceduar penalisht në gjendje të lirë 5 shtetas të tjerë.

Njoftimi i policisë:

U konfliktuan për motive të dobëta, njëri prej tyre plagosi me mjet prerës një 22-vjeçar, ndërhyrja e policisë parandaloi përshkallëzimin e konfliktit.

Vihet në pranga autori i plagosjes, si dhe procedohen penalisht në gjendje të lirë 5 shtetas të tjerë.

Shërbimet e Policisë kanë marrë njoftim se në lagjen “Treg”, Peshkopi, po ndodhte një konflikt fizik mes disa të rinjve, ku falë ndërhyrjes së menjëherëshme të shërbimeve të Policisë, është bërë e mundur parandalimi i përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit, kapja dhe arrestimi i shtetasit :
E. S., 26 vjeç, banues në Maqellarë, Dibër, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.

LEXO EDHE:  “Qytetarëve u është ndryshuar vendbanimi”/ PD thirrje SPAK: Nisni hetimet

LEXO EDHE:  Mbledhja e KLP-së/ Diskutohet procedura për ngritjen e SPAK

Ky shtetas gjatë konfliktit për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës, shtetasin T. T., 22 vjeç, banues në Peshkopi, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Po në vijim të veprimeve hetimore për zbardhjen e ngjarjes, ka rezultuar se janë përfshirë në konflikt për të cilët ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje” e kryer në bashkëpunim, “Moskallëzim krimi”, “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”, për shtetasit : Xh. C., 25 vjeç, M. A., 23 vjeç, Xh. A., 26 vjeç, B. S., 23 vjeç, Xh. L., 15 vjeç, banues në Dibër.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Artistët padisin në SPAK Bledi Çuçin e Ardi Veliun

Publikuar

-

Nga

Artistët padisin në SPAK Bledi Çuçin e Ardi Veliun

Aleanca për Teatrin ka kallëzuar në sot në SPAK ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi, kreun e Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, kreu i SHBÇA, Muhamet Rrumbullaku, e drejtues të tjerë të policisë.

Padia vjen pas pretendimit se është dhunuar brenda komisariatit të policisë aktivisti i aleancës, Donald Martini.

Duke e konsideruar si polici banditeske,  Edmond Budina tha para SPAK se kur vjen puna për të kontrolluar njerëzit e thjesht ajo vepron, në të kundërt jo, aq më tepër tani me përgjimet.

“Polici politike, polici militantësh. Ata kanë për detyrë ta zbërthejnë këtë sistem, që po zhbën edhe të drejtën në Shqipëri. Nesër kjo polici do iu futet në shtëpi, me këta drejtues të inkriminuar në mënyrë indirekte. Është një polici që ndalon njerëzit të protestojnë dhe lë mafiozët të ngrenë kullat e krimit. SPAK duhet ta zbërthejë këtë, që këta njerëz të dalin para drejtësisë. Ne nuk do të ndalemi, do të shkojmë përpara, se është rruga e vetme që ka ngelur.”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE