Aktualitet
Ndryshime në kupolën e Policisë/ Ikën zv.drejtori, zbulohet emri që e zëvendëson

Policia Vendore e Shkodrës ka pësuar ka pësuar disa ndryshime në radhët e saj në rang drejtuesish. Në këtë mënyrë zëvendës drejtori i policisë vendore të Shkodrës Lorenc Meta nuk do të jetë më në këtë post.
Drejtuesit e lartë të policisë kanë vendosur që Lorenc Metën ta transferojnë në drejtorinë e përgjithshme në pozicion tjetër si specialist.
Lorenc Meta shërbeu për një periudhë të gjatë në Shkodër si numri dy i policisë por tashmë do të duhet që të mbajë një post tjetër.
Mësohet se ky transferim i Lorenc Metës lidhet edhe me një sërë ngjarjes të ndodhura kohët e fundit në Shkodër. Ndërkohë në vend të tij drejtuesit e policisë si zëvendës drejtor të policisë vendore të Shkodrës kanë emëruar Kujtim Gjokën i cili më përpara ka qenë në policinë vendore të Lezhës dhe tashmë është emëruar si drejtues i lartë në policinë e Shkodrës.
Pak kohë më parë ka pasur ndryshime edhe për komisariatin e policisë teksa është larguar si shef komisariati Ilir Dedja duke emëruar në atë pozicion Paulin Çupin./CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Përplasjet/ Çfarë po ndodh me listën e PD në Korçë, kush janë pretendentët
Qarku i Korçës duket se do të jetë një nga më të vështirët në përzgjedhjen që do të bëjë Lulzim Basha. Kështu ishte edhe me...

“Nuk kam votuar prej 1992-shit”/ Dashnor Diko “i futet politikës”, tregon kë mbështet në zgjedhje
Këngëtari i njohur Dashnor Diko, ka rrëfyer sot se që prej marsit të vitit 1992 nuk ka votuar në asnjë zgjedhje. Mirëpo duket se këtë...