Kronika
Mori pa autorizimin e institucionit 30 bombola oksigjeni/ Arrestohet punonjësi i spitalit

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë, menjëherë pas njoftimit të marrë se shtetasi M. Sh., me detyrë oksigjenist i spitalit të Kavajës, kishte marrë rreth 30 bombola oksigjeni pa autorizimin e këtij institucioni mjekësor, për t’ua dërguar personave të ndryshme nëpër banesa, menjëherë kanë organizuar punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Si rezultat e një punë të vazhdueshme dhe veprimeve profesionale u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. Sh., 26 vjeç, banues në Kavajë.
Ky shtetas ka marrë 30 bombola oksigjeni në institucionin ku punonte, pa autorizimin e drejtuesve, dhe më pas i ka shpërndarë ato nëpër banesa të qytetarëve të ndryshëm.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, për veprën penale ‘Shpërdorim detyre”./CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Dalin detaje të reja për trafikimi e fëmijëve nga dy motrat/ I përfshirë edhe një avokat shqiptar
Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me motrat Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi, të cilat u ekzekutuan me kallashnikov mesditën e 31...

Po rregullonte depozitën në tarracë/ 54-vjeçarja bie nga lartësia, në gjendje kritike për jetën
Një 54-vjeçare me inicialet M. Xh, ka rënë aksidentalisht nga taraca e pallatit ku jetonte, ndërsa ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Sipas njoftimit...