Vetingu
Mes biznesit të prindërve dhe dyerve të Gjykatës/ Gjyqtarja që “kopsiti” Prokurorinë për dosjen e vrasjes

Prej rreth 13 vitesh në sistemin e drejtesisë, gjyqtarja Sonjela Voskopi, pritet që këtë vit të përballet me Vettingun.
Karrierën gjyqtarja e ka të përqëndruar në Gjykatën e Shkallës së Parë, Korçë. Gjyqtarja Voskopi nuk është e lakuar negativisht në aspektin profesional. Ajo është një nga gjyqtaret që ka pasur në duar dosjen e vrasjes së Altin Balliut, i cili është vrarë me 17 Janar 2019 në qytetin e Korçës.
Kjo dosje është kthyer në ping-pong mes Gjykatës dhe Prokurorisë së Korçës. Ka qenë gjyqtarja Sonjela Voskopi, që këtë dosje për të tretën herë ia ka kthyer për rihetim tek organi i akuzës. Edhe gjyqtarja e mëparshme kishte ndjekur të njëjtën linjë si Voskopi.
Në shkurt 2020 gjyqtarja Sonjela Voskopi i ka kërkuar prokurorit të çështjes që të kryente veprime shtesë dhe të ndërtonte plan-vendosjen e autorit të krimit O. M. dhe të 6 personave të tjerë, përfshirë dhe viktimën Altin Balliu.
Kërkesa e gjyqtares vinte pas pretendimit se bëhej fjalë për “Vrasje me dashje” dhe jo “Vrasje në rrethana cilësuese të një ose më shumë personave.
Në vitin 2014, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, e ka vlerësuar me “Shumë mirë” gjyqtaren Sonjela Voskopi për periudhën kohore 25.03.2009-31.12.2009. Tashmë një vlerësim pritet ta bëjë Këshilli i Lartë Gjyqësor në kuadër të Vettingut.
Sa i përket pasurisë, gjyqtarja Sonjela Voskopi, burim të ardhurash ka pagën e saj dhe të bashkëjetuesit, i cili drejton zyrën e avokatit të shtetit në Korçë.
Ndër të tjera gjyqtarja Voskopi deklaron pasurinë në emër të prindërve të saj dhe që bëhet fjalë për një dyqan 14.5 m2, njësi tregtare, 29 m2, në emër të nënës.
Ap banimi 84 m2 në Korçë, me vlerë 1 900 000 lekë, në pronësi të babait. Garazh i kthyer në Fast Food 40.3 m2, në Korçë, me vlerë 700 000 lekë, po në pronësi të babait. Tregëti me pakicë në emër të nënës, por nuk përmend shifra në këtë pjesë. Depozitë bankare 500 000 lekë në emër të nënës, një tjetër sepozitë bankare 1 000 000 lekë. Kesh në shtëpi 1 000 000 lekë, nga aktiviteti tregtar i nënës.
Dhe pasuri tjetër të luajtshme një automjet Mercedez Benz, në emër të babait me vlerë 250 000 lekë dhe një tjetër makinë të blerë nga babait nëpërmjet dhuratës së gjyshit me vlerë 1 600 000 lekë.
Më poshtë po sjellim pasurinë e deklaruar nga gjyqtarja Sonjela Voskopi, sipas të dhënave të ILDKPKI-së.
Viti 2007 (Deklarata fillestare)
Kursime në llogarinë rrjedhëse, 120 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si studente e Shkollës së Magjistraturës, 41 000 lekë.
Viti 2007 (Deklarata vjetore)
Kursime në llogarinë rrjedhëse, 200 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Korçë, 64 449 lekë.
Viti 2008
Llogari rrjedhëse 200 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Korçë, 64 449 lekë.
Viti 2009
Llogari rrjedhëse 30 000 lekë.
Depozitë bankare, 250 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Korçë, 85 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si pedagoge në një universitet privat, 150 000 lekë.
Viti 2010
Llogari rrjedhëse 200 000 lekë.
Depozitë bankare, 250 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Korçë, 797 642 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si pedagoge në një universitet privat, 200 000 lekë.
Viti 2011
Të ardhura nga interesat bankare, 24 465 57 lekë.
Kursime nga paga, 399 593 87 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Korçë, 1 064 821 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si pedagoge në një universitet privat, 37 125 lekë.
Viti 2012
Të ardhura nga interesat bankare, 7 709 lekë dhe 16 326 lekë.
Gjendje kredie në llogarinë rrjedhëse, 978 279 39 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Korçë, 837 222 lekë dhe shpërblim, 9 000 lekë.
Viti 2013
Të ardhura nga interesat bankare, 7 767 lekë, 16 457 4 lekë dhe 1 202.4 lekë.
Gjendje kredie në llogarinë rrjedhëse, 1 002 151 18 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Korçë, 807 968 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si pedagoge në një universitet privat, 258 975 lekë.
Viti 2014
Mbyllur dy depozita bankare me vlerë 500 000 lekë.
Gjendje kredie në llogarinë rrjedhëse, 543 823 62 lekë.
Tërhequr nga llogaria rrjedhëse 800 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Korçë, 1 013 417 lekë.
Viti 2015
Kursime 600 000 lekë.
Mbyllje e llogarisë me vlerë 10 000 lekë.
Pakësim të gjendjes monetare në llogarinë rrjedhëse me 34 478 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Korçë, 1 255 577 lekë.
Kursime të Ibrahim Feimit, 500 000 lekë.
Të ardhura të Ibrahim Feimit si avokat, 664 651 lekë.
Viti 2016
Bodrum me sip 23 m2, marrë në përdorim si garazh, nga bashkëjetuesi i subjektit deklarues.
Shtesë në llogarinë rrjedhëse, 430 448 lekë.
Pakësim i vlerës monetare me 200 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Korçë, 1 202 058 lekë.
Të ardhura të Ibrahim Feimit si kryetar i zyrës vendore të avokaturës së shtetit, Korçë, 813 682 lekë.
Pakësim i gjendjes monetare të bashkëjetuesit me 300 000 lekë.
Viti 2017
Shtesë në llogarinë rrjedhëse, 268 577 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Korçë, 1 114 661 lekë.
Të ardhura të Ibrahim Feimit si kryetar i zyrës vendore të avokaturës së shtetit, Korçë, 864 087 lekë.
Viti 2018
Hapur depozitë bankare me vlerë 1 300 000 lekë.
Hapur llogari rrjedhëse me vlerë, 10 102 69 lekë.
Të ardhura nga interesat bankar 13 260 lekë.
Zgjidhur kontrata e përdorjes së bodrumit si garazh nga bashkëjetuesi.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Korçë, 1 076 619 lekë.
Pagesë nga KE për pjesëmarrje në një trajnim, 10 939 lekë.
Pagesë nga Shkolla e Magjistraturës për pjesëmarrje në një trajnim, 29 736 lekë.
Të ardhura të Ibrahim Feimit si kryetar i zyrës vendore të avokaturës së shtetit, Korçë, 899 490 lekë.
Bashkëjetuesi kredi për telefon me vlerë 178 000 lekë. Pa shlyer 83 400 lekë./CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Drejtësi në Fier dhe me pasuri në Vlorë/ Gjyqtari si pronar i “Ujit të Ftohtë”
Në zbatim të ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” Komisioni i Pavarur i Kualifikimit,në shortin e datës...

Preku drejtësinë me mijëra euro në llogari/ Gjyqtarja shtrin financat në USA
Gjyqtarja e Gjykatës së Faktit Fier, ka depërtuar në sistemin e drejtësisë me me mijëra euro në llogari bankare dhe automjet të shtrenjtë. Ajo ka...