LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mbrojtja e dobët që Evropa po i bën demokracisë së saj

14 Janar 2021, 07:56, Blog CNA
Mbrojtja e dobët që Evropa po i bën demokracisë së saj

Nga Judy Dempsey ?Carnegie Europe?

Shumica e liderëve evropianë, ishin konfuzë mbi atë që ndodhi më 6 janar 2021, në Uashington, kur mbështetësit e zemëruar të presidentit amerikan Donald Trump sulmuan Kapitol Hill.?Kjo ngjarje duhet të jetë një këmbanë alarmi për mbrojtësit e demokracisë?, shkroi në blogun e tij diplomati i lartë i BE-së, Josep Borrell.

?Ne duhet të reagojmë menjëherë ndaj çdo shkelje të pavarësisë së institucioneve demokratike, ndaj çdo fjalimi që nxit urrejtje nga ana e demagogëve, dhe ndaj çdo fushate dezinformimi dhe të lajmeve të rreme?-shtoi ai.

Sikur liderët e Evropës t`a bënin këtë vërtet! Sa më shumë që ata vazhdojnë të mos kritikojnë haptazi dhe fuqishëm ato qeveri brenda BE-së që po gërryejnë vlerat dhe parimet e unionit, aq më e madhe është mundësia që demokracia evropiane të dobësohet në një mënyrë të pariparueshme. Në rrezik është erozioni i Evropës që u ngrit pas shkatërrimit të Luftës së Dytë Botërore.

Epoka e para vitit 1945, i dha fund shekujve të armiqësisë dhe luftës midis Francës dhe Gjermanisë. Me një mbështetje të jashtëzakonshme nga Shtetet e Bashkuara, Evropa u drejtua drejt paqes, integrimit, unitetit dhe demokracisë. Një nga arritjet më të mira të periudhës pas 1945, ishte mënyra se si Bashkimi Evropian arriti të integrojë vendet e dëmtuara nga juntat ushtarake, sundimi fashist dhe diktaturat komuniste. Ishte një triumf monumental, i bazuar tek optimizmi dhe parimet demokratike.

Por vitet e fundit ka pasur shumë vëmendje mbi Shtetet e Bashkuara dhe në veçanti ndaj Kinës, dhe jo mbi atë që po ndodh me vetë demokracinë në Evropë.
Megjithatë, nëse BE-ja ishte tërësisht e përkushtuar ndaj parimeve dhe institucioneve demokratike, një busull e tillë morale duhet të jetë e mjaftueshme për t?u përballur me regjime autoritare si Kina, Rusia dhe Turqia. Por, kur Brukseli bën pazare me këto regjime, vetë vlerat e saj duhet t?i japin asaj fuqinë e mjaftueshme për të arritur marrëveshje që bazohen në sundimin e ligjit, të drejtat e njeriut dhe vlerat.

E kundërta ndodhi në fundin e dhjetorit 2020 kur BE, e nxitur nga kancelarja gjermane Angela Merkel, arriti një marrëveshje të madhe investimesh me Kinën. Interesat dominuan mbi vlerat në një mënyrë që është gjithnjë e më tipike për BE-në. Marrëveshja tregon se problemi i vetëm më i madh me të cilin përballet sot Evropa, është paaftësia e saj për të mbrojtur atë që ajo ka ndërtuar që prej vitit 1945:demokracitë e lulëzuara, të bazuara në shtetin e së drejtës, llogaridhënien, një gjyqësor të pavarur dhe mbi të gjitha konkurrencën e ideve.

Nuk është e pashmangshme që këto cilësi të çmuara, të zëvendësohen nga qeveri pseudo-autoritare, udhëheqësit e të cilave i përdorin vetë instrumentet e demokracisë për t?u ngjitur në pushtet, dhe për t`a ushtruar atë sipas kushteve të tyre. Por, mënyra përmes së cilës udhëheqësit e institucioneve të BE-së dhe shtetet anëtare, kanë toleruar atë që po ndodh aktualisht në Bullgari, Hungari, Poloni dhe Rumani, tregon një dobësi kolektive dhe hezitim për t`a ndalur erozionin e demokracisë .

Udhëheqësit e BE-së në Bruksel, e kanë parë se si që nga ngjitja e tij në pushtet në vitin 2015, Jarosllav Kazi?ski, udhëheqësi i partisë qeverisëse polake Ligj dhe Drejtësi, ka qenë duke e mbytur sistematikisht pavarësinë e gjyqësorit polak. Në Hungari, partia qeverisëse e kryeministrit Viktor Orban Fidesz, e ka konsoliduar pushtetin e tij autokratik që nga viti 2010, duke keqpërdorur fondet e BE-së, duke shtypur institucionet e pavarura akademike, duke kufizuar aktivitetin e OJQ-ve, dhe duke kontrolluar mediat përmes miqve të Orbanit.

Po, udhëheqësit e BE-së ranë më në fund dakord në samitin e dhjetorit, që t`a kushtëzojnë shpërndarjen e fondeve të BE-së me respektimin e shtetit ligjor nga çdo vend anëtar. Por ky është një proces, dhe është larg të qenit një masë që do të zbatohen ndonjëherë. Për shembull, Partia Popullore Evropiane, grupimi parlamentar në Parlamentin Evropian që përfaqëson partitë konservatore, vazhdon ende të refuzojë përjashtimin e Fidesz, një parti anëtare e PPE.

Në një intervistë të fundit lidhur me këtë çështje, kryetari i PPE-së, Manfred Veber, tha se kjo është përgjegjësi e tij që do të zëvendësojë Merkelin si udhëheqëse e Unionit Kristiandemokrat gjerman, partia më e madhe anëtare e PPE-së. Por a nuk mund të kishin folur Veber ose Merkel me zë të lartë dhe qartë, shumë kohë më parë,mbi mënyrën se si Orbán dhe liderët e tjerë po shkatërrojnë bazat e demokracisë?/Përshtatur nga CNA.al

Burimi: https://carnegieeurope.eu/strategiceurope/83605

Lajmet e fundit nga