Politikë
Marrëveshja me PD për zgjedhjet e 25 prillit/ Agron Duka: Nuk na pranoi Basha, por…

Partia Agrare Ambientaliste synonte për minimalisht dy deputetë, por tashmë këto procese negociuese janë të mbyllura. Kreu i kësaj partie, Agron Duka ishte i pari që bëri një marrëveshje me kreun e PD-së, Lulzim Basha për t’u përfshirë në listat e kësaj partie.
I ftuar në studion e ABC News, gazetarja e pyeti Duken se si i pranoi PD-ja në listat e tyre.
Si duket ai nuk e pranoi këtë pyetje dhe u përgjigj duke thënë se ata pranuan njëri tjetrin dhe nuk i pranoi Basha.
“Ne pranuam njëri-tjetrin, nuk na pranoi ne Basha. Kanë qenë procese negociuase, nuk është se Basha u tregua zemërgjerë dhe tha meqenëse u kemi dhënë llafin hajde keni një vend në Parlament. Ne kemi mbështetësit tanë. Ne e meritojmë një mandat të plotë në Kuvend.
Çfarë është kjo që Basha iu mori ju.
Se kush ka më shumë nga njëri-tjetri këtë e vlerëson një i tretë. Unë mendoj se ne na duhej më shumë se një mandat. Ne kemi një kandidat në zonën e sigurt. Po të dilnim vetëm ne, prapë 10 mijë veta do na duheshin. Pra është pak a shumë e barabartë.
Duke pasur një profil agrar kemi edhe zonën e Fierit. Do bëjmë propagandë që të votojnë kandidatin. Eduard Sharka do të jetë kandidati jonë në Fier. Neve nuk na është dhuruar gjë, nëse fillojmë këtë lloj diskursi atëherë dalin gjëra të tjera. Ne kemi një qëllim që të fillojmë fushatën elektorale”, tha Duka./CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Përplasjet/ Çfarë po ndodh me listën e PD në Korçë, kush janë pretendentët
Qarku i Korçës duket se do të jetë një nga më të vështirët në përzgjedhjen që do të bëjë Lulzim Basha. Kështu ishte edhe me...

“Nuk kam votuar prej 1992-shit”/ Dashnor Diko “i futet politikës”, tregon kë mbështet në zgjedhje
Këngëtari i njohur Dashnor Diko, ka rrëfyer sot se që prej marsit të vitit 1992 nuk ka votuar në asnjë zgjedhje. Mirëpo duket se këtë...