Connect with Us

Mario Balotelli shpërthen keq në rrjetet sociale

Seria A

Mario Balotelli shpërthen keq në rrjetet sociale

Publikuar

-

Mario Baloteli është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes me deklaratat e tij në rrjetet sociale. Pas inkuadrimit me skuadrën e Monzës në Serinë B, sulmuesi italian, iu është kundërpërgjigjur të gjitha kritikave, nëpërmjet një postimi në ‘’Instastory’’ ku shkruan se qëllimi i tij është që Monza të ngjitet në Serinë A dhe se ai do të japë më të mirën e tij në këtë ekip.

“Pra, unë do të isha në burg? Ahaha. Djema, më lejoni të qëndroj në paqe, sepse qëllimi im është që Monza të ngjitet në Serie A. Dua të jap më të mirën time për këtë ekip!

Nuk ka më thashetheme budallaqe dhe gjëra inekzistente! Përkundrazi, mbështesni dhe brohorisni @acmonza, se ky është qëllimi sezonal më i rëndësishëm dhe interesant, më shumë sesa një lajm i rremë! Kaloni një ditë të mirë dhe shpresoj se isha i qartë’’, ishin fjalët e Balos.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

VIDEO/ Inter madhështor, zikaltërit e Kontes nënshtrojnë kampionët e Juves

Publikuar

-

Nga

Interi madhështor! Skuadra e Antonio Kontes ka mposht Juventusin pas plot 5 vitesh! Zikaltërit  arritën të triumfonin në derbin e Italisë, me rezultatin 2-0, duke bindur në të dy fragmentet e lojës.

Një ish si Arturo Vidal, hapi serinë e golave në minutën e 12-të të sfidës. Kiliani goditi saktë me kokë, pas asistit fantastik nga Barela. Pjesa e parë u mbyll me epërsinë 1-0 të zikaltërve, ndërkohë që në pjesën e dytë, ishte vetë Barela, ai që vulosi triumfin, me golin e realizuar në minutën e 52-të.

Me ketë fitore, Interi është ngjitur në kuotën e 40 pikëve, po aq sa kryesuesit e Milanit, që do të përballen ditën e hënë në transfertë ndaj Kaljarit. Ndërkohë në krahun tjetër, humbja e sotme, bën që diferenca mes Juves dhe Interit të thellohet në plot 7 pikë. Bardhezinjtë e Andrea Pirlos, duke shumë larg shkëlqimit të sezoneve të fundit.

FT: INTER-JUVENTUS 2-0

Vidal 13′, Barela 52′

GOLI I DYTË I REALIZUAR NGA BARELA: 

RASTI I SHPËRDORUAR ME PORTËN BOSH I LAUTARO MARTINEZ: 

GOLI I PARË I ARTURO VIDALIT: 

GOLI I ANULUAR I KRISTIANO RONALDOS NË MINUTËN E 11-TË, PËR POZICION JASHTË LOJE: 

 

 

LEXO TE PLOTE

Seria A

VIDEO/ Puthi stemën e Juves, tifozët e Interit shpërthejnë ndaj Vidalit

Publikuar

-

Nga

Arturo Vidal u bë protagonist i një gjesti të papritur para ndeshjes, Inter-Juventus, kiliani puthi emblemën bardh e zi në gjoksin e Giorgio Chiellini, pasi përqafoi ish-shokun e tij të skuadrës.

Ishte një veprim shumë interesant që kiliani bëri kur dihet rivaliteti i madh që kanë dy skuadrat italiane mes tyre.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Video/ Futet nga stoli dhe realizon dopietë, Joviç i papërmbajtshëm në Bundesligë

Publikuar

-

Nga

Sulmuesi serb, Luka Joviç, u rikthye në kampionatin gjerman te skuadra e Ajntrakt Frankurtit, pas dështimit te Reali i Madridit.

23-vjeçarit i mjaftuan vetëm 10 minuta, në përballjen e sotme, për t’iu rikthyer zakonit të vjetër. Serbi u hodh në fushë në minutën e 62-të, ndërkohë që në të 72-tën, realizoi një gol mjaft të bukur ndaj Shalkes, duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij.  Ai nuk u mjaftua me kaq, teksa në fundin e ndeshjes, realizoi edhe golin e dytë personal në triumfin 3-1.

Golin e parë për Frankfurtin e shënoi Andre Silva, teksa miqtë barazuan me anë të Hope, teksa serbi vendosi gjithçka. Kujtojmë se Joviç do të jetë i huazuar te skuadra gjermane deri në fund të sezonit.

 

LEXO TE PLOTE